KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Ndre Mjeda

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Ndre Mjeda Empty Ndre Mjeda

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:24

    Vaji i Bylbylit

    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Bylbyl i vorfėn,
    Pse po gjimon?


    Pushoi murlani
    Me duhi t'vet;
    Bylbyl i vorfėn,
    Ēou mos rri shkret.


    Gjith; fushėt e malet
    Blerim e mbėloj;
    Livadhi e pema
    Gjithkah lulzoj.


    Ndėr pyje e orgaja,
    N'ma t'mirin vend,
    Me rreze dielli
    Po e gėzon gjith'kend.


    E tuj gjimue
    Shikon rreth e rreth
    Nji prrue qi veret
    Rrjedh nėpėr gjeth.


    A ēil kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e orgaja,
    Bylbyl, shpejto.


    Kerkush ma hovin
    Atje s'ta pret,
    Me zeher haejen
    Kerkush s'ta qet.


    Kafaz ke qiellin,
    Epshin pengim,
    E gjith ku t'rreshket
    Shkon fluturim.


    Nėpėr lamije
    Ke me gjet mel,
    Pėr gjith'prendverėn
    Njajo buk t'del.


    E kur t'zitė e di
    ndėr prroje pi,
    Te njato prroje
    Qi ti vetė di.


    Tash pa frigė ēerdhen
    E ban ndoj lis;
    Nuk je si'i nieri
    Qi nuk ka fis


    E kur t'vin zhegu,
    Kur dielli shkon,
    Ti ke me kėndue
    Si ke zakon.


    Rreth e rreth gjindja
    Me t'ndie rri;
    Prej asi vendit
    Dahen me zi.


    A ēilė kafazi,
    Bylbyl, flutro;
    Ndėr pyje e ograja,
    Bylbyl, shpejto.


    Ndėr tranfofille,
    Ndėr zamakė nga;
    Ku qeshet kopshti,
    Idhnim mos mba.


    Po shkrihet bora,
    Dimni po shkon;
    Biylbyl i vorfėn ,
    Pse po gjimon?
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Ndre Mjeda Empty Re: Ndre Mjeda

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:24

    Gjuha Shqype

    Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
    gjuha shqipe m'shungullon;
    pėrmbi er' qė jep zymbyli,
    pa da zemren ma ngushllon.


    Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
    ku e shkoj jetėn tash sa mot,
    veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot.


    Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
    jan' tė bukra me themel
    por prap' kjo, si diell pa hije,
    pėr mue t'tanave iu del.
    ................................


    Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
    me zbardh, Shqipe, zanin tand,
    e ku Drinit a burimi
    qė shpėrndahet kand e kand.


    Geg' e tosk', malsi, jallia
    jan' nji komb, m'u da, s'duron;
    fund e maj' nji a Shqipnia
    e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.


    Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
    ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
    kush e dan me flak' e shkrime
    ēka natyra vet' pėrpoq.


    Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
    si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
    pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
    s't'kishte kush pėr motėr t'vet.


    E njat tok' qė je tue gzue,
    e ke zan' tash sa mij' vjet,
    shqiptaria, qė mbet mblue
    sot nėn dhe, edhe shqip flet.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Ndre Mjeda Empty Re: Ndre Mjeda

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:25

    Liria

    - I -
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni:
    A shndrit rreze lirie n'ato maja;
    mbi bjesh' t'thepisuna e n'ograja,
    ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?


    A keni ndie ndikund, kah fluturoni
    ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj?
    A keni ndie nji kangė tė patravajė?
    O shqipe, o zogjt' e maleve, kallzoni!


    "Lirim, lirim!" -- bėrtet gjithkah malsia.
    A ka lirim ky dhé qė na shkel kamba,
    a veē t'mjerin e mblon anemban' robnia?
    Flutro shqipe, flutro kah ēelet lama,
    sielliu maleve pėrreth qė ka Shqipnia,
    e vėshtroje ku i del lirimit ama.
    .................................


    - VI -
    Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
    Lodhun prej hekrash qė mizori e njiti,
    lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
    shpreson me e zgjue fluturim mėnia.


    E kqyre: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
    e lirimit t'Atdheut; fshehtas shėtiti
    kasoll' pėr kasoll' rreth buneve e soditi
    frymė tė re tue zbrazun pėr gjithkah, hija


    e Skanderbegut. Qė ndėr djepa rritin
    nanat e Hotit djelmėnin' ushtore
    e idhnim n'armikun nėpėr gji iu qitin.


    E nalt, ndėr maja, bukuri mbretnore.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Ndre Mjeda Empty Re: Ndre Mjeda

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:25

    Andrra e Jetės (Trina)

    I

    Molla t'kputuna nji deget,
    dy qershia lidhė n'nji rrfanė,
    ku fillojnė kufijt' e Geget,
    rrijnė dy ēika me nji nanė.

    Kreskė e bre perzie me lisa
    rriten rrotull, me ēetinė,
    plepa t'but' e qiparisa
    mbėlojnė e veshin at' ledinė.

    S'ushton mali prej baktie,
    s'fryn murrlani me duhi;
    paq i kthelltė prej perendie,
    paq prej njerit e qeti.

    Gurra e lugut veē ushtonte
    si lahutė me kangė kreshnike;
    e ndėr pemė bylbyli kėndonte
    valle dasmet e fisnike.

    Ngreh, bylbyl, n'at' hije valle,
    ushto, gurrė trimneshė, n'shkambije;
    bulk i natės kungallė, qi talle
    nėpėr gemba e pėr lamie,

    kėndoni, kėndoni. Veē prej stanit
    t'ardhmen Trina mbramje n'shpi,
    tue blegrue nji kij mbas zanit
    t'deles nanė keni me ndi.

    Veē prej plehut gjel-kokoti
    me njat za qė s'nd'rron kurr-herė,
    ka me gjegjė se a tue ndėrrue moti
    se a tue ēue nji tjetėr erė.


    II

    U ndie nji za te shtegu;
    Cice! del se erdh murgjina,
    e mbrapa po vjen Trina
    me 'j qingj tė sykės ngryk.

    E duel me mjelcė te burgu
    Lokja, nxuer viēin jashtė,
    e Shega, e lehtė si kashtė
    tue kcyemun u bėrlyk.

    Iu suell oborrit rrotull
    tu' u hjedhė me bisht pėrpjetė;
    derisa plaka vetė
    rrshanė tu murgjina e ēoj.

    Moli tue kėndue, lopėn,
    tue pritur viēin prorė;
    e tambli, bardh si borė
    pėrmbrenda mjelcės gufoj.

    Mandej muer kijin pezull
    e u vu me sykėn n'sanė,
    sa ēote tamblin anė
    Zoga me nxe do pak.

    Muer edhe krande e cokla,
    e Trinkėn muer pėr bri:
    ish lodhė: i dhimbte nd'ijė,
    e kishte mollzat gjak.

    Vuni do krande n'votėr
    e fryni n'zjerm qi ish ndalė;
    thej pshesh me tambėl valė,
    e mbushi kupat plot.

    Pshesha me kollomoqe,
    t'mirė edhe pėr zotni,
    kur don pėr rob e shpi,
    me i fal' i madhi zot.

    E hangri Zoga shishėm,
    por Tringa s'hangri gja,
    as Lokja, qi ishte vra
    mbas ēikės, nuk hangri dot.

    Por tirte ndejė te votra,
    tue kqyrė me zemėr t'plasun,
    tue nduk' at' shllugė tė rrasun
    iu mbushnin sytė me lot.

    Kur nji mbas nji pranė zjermit
    u mblodhėn gjumit fėmija,
    u ēue, e t'dy, si kija,
    mbi t'shtruemen i vendoj.

    E tirte prap te votra;
    penj tirte pėr xhubleta,
    e i dukej se tu kėneta,
    se n'shpella me dragoj,

    tirshin dhe shtojzovallet
    tue luejtė pa mejun gishtat;
    siellshin me pleq ferishtat
    ndoshta edhe fėmin' e vet?

    E shloj me pa tue pritun
    dritėn e pishės me dorė;
    ngrykas, si dy qiellorė,
    me krahė pa pupla i gjet.


    III

    Cice, shka ka sot Trinka
    qi po priton m'u ēue?
    Zgjoje me dalė me mue,
    me lėshue bag'tin' e vet.

    - Bij', mos e prek, se njomja
    tash a tue folė me Zojėn;
    len zan' e mos ēil gojėn
    se e lumja Zojė t'bėrtet.

    Qe prifti, nanė, qe dajat
    mbas tij, me qiri n'dorė;
    katundca me malcorė
    sa shpia nuk i xe.

    - Rri, bij' se sonte Trinka
    po shkon me bujtė te Zoja;
    merri kėto lule e ēoja
    sė lumės dhunti pėr tė.

    Sponsored content


    Ndre Mjeda Empty Re: Ndre Mjeda

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28th March 2024, 10:47