KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Fatos Arapi

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:38

    E Paėndėrrta Ime

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
    E paėndėrrta ime.

    Vė kokėn nė gjoksin tėnd
    E tani pėrplasem
    Te kokė e njė tjetri.

    Mė duhet njė gjysėm ėndrre.

    Shigjetat e orės sė dorės
    Tutje i shtyjnė kalimtarėt,
    nė ditė tė rrėpirta tiranase.
    Shpirtra jo shpirtra qė shkojnė...
    Bri meje dikush flet me vete.
    pa e kuptuar besoj nė rrėfimin e tij.

    Dikush, prej zhgėnjirni tė egėr,
    mbėrthen kryqe tė reja.
    I hedh njė gjysėm leku
    Dhe blej kryqin tim.

    Tani qė ta ngre
    Mė duhet njė gjysėm ėndrre,
    E paėndėrrta ime.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:39

    Nuk Mbyllen Dot

    S'kam fuqi mė as tė trishtohem
    Jemi anije pa spirancė
    Mes erėrave tė egra tė kundėrta.
    Peshqit Ilafazanė shurdhojnė qiellin
    Mė jepni ju njė copė ironie,
    Se nuk e gjej dot nė veten time,-
    Njė copėz ironie
    Sa gjysmėz e krahut tė zogut,-
    Tė mbrohem nga shirat e verdhė
    Tė predikimeve tė apostujve tė lajthitur.
    Tė gjithė na kanė faj dhe askush:
    Deshėm tė krijohemi nė asgjėsimin tonė
    Tani gjithė dritaret e shpirtit
    Janė hapur, bymyer e kalbur
    Nga shirat e lotėve,-
    Dhe s'mbyllen mė dot.

    Mund tė hyjė kush tė dojė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:39

    Si s'tė Desha pak mė Shumė

    Unė e desha pėrtej vdekjes,
    Ashtu dashurova unė
    Edhe prap s'ia fal dot vetes:
    S'i s'e desha pak mė shumė...

    Pak mė shumė ku shpirti thyhet,
    T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
    Tė gėnjejmė mallin qė s'shuhet,
    Kujtimin tė gėnjejmė pak.

    Pėrtej vdekjes, pėrtej botėve,
    Atje ku nis "ca pak" tjetėr,-
    Asaj qė mė rri mes Zotave:

    "Si s'tė desha pak mė tepėr...".
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:40

    Gloria Victis (Lavdi Humbėsve)

    Sepse jemi ne humbėsit e mėdhenj.
    Artin e shkėlqyer tė humbjes
    Ne e kemi ngritur nė fat.
    Sepse ne, vetėm ne, dimė tė gabojmė.
    Ne gabojmė nė miqėsi, dhe humbasim.
    Ne gabojmė nė dashuri, dhe humbasim.
    Ne gabojmė nė shpresat tona, dhe humbasim
    Zaret e bardhė tė fateve tona
    Ne i hedhim para - dhe vazhdojmė
    T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
    Tė gjithė na kanė faj dhe askush.
    Tė tjerėt vetėm fitojnė,
    Ndėrsa ne jemi populli humbės

    I humbjeve tė mėdha. Zemra jonė
    Eshtė njė mollė e artė dhimbjeje.
    Nuk duam tė njohim pushtetin e errėt tė smirės,
    Dhe gabojmė, nuk e njohim
    Lakminė akrep tė pushtetit, dhe gabojmė.
    Sepse ne-vetėm ne! Dimė tė gabojmė.
    Kėmbėt tona tė zbathura janė ato gjethe vjeshte
    Qė bien dhe ecin nė rrugė; shpirti ynė
    Eshtė prej lėnde tė brymtė trishtimi,
    Tė gjithė mund ta vrasin.
    Tė tjerėt jo, ata janė fitonjės tė pėrjetshėm,
    Ata s'humbasin kurrė, sepse
    Kurrė nuk gabojnė.

    Ndėrsa ne gabojmė - ashtu siē dimė vetėm ne!
    Artin e shkėlqyer tė humbjes
    Ne e kemi ngritur nė fat.
    Dhe i kemi kthyer krahėt lavdisė fitonjėse.
    Ne njohim vetėm lavdinė e popullit
    Tė humbjeve tė mėdha. Sepse ne
    - po vetėm ne!-
    Jemi tė vėrtetė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:40

    Akreonti Rrjedh po Karont nuk Ka

    Si tė kthehem prapa kur udhėn s'e di?
    Prej pikėllimi lumi buēitės i natės
    E unė rrah brigjet e errėta kėtu.

    Akeronti rrjedh po karont nuk ka.

    Tregomė njė va ku te kaloj.
    Ti i njeh guvat dhe vorbullat e frikshme.
    Tregomė njė va, vėllai im,
    Ku tė kaloj Akerontin
    Dhe tė arrij.
    Akeront rrjedh po karont nuk ka.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:40

    Ditė Tiranase

    Ti mbyll derėn pas e nisesh
    Nė mesin e rrugės takon ditėn
    Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?
    Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -
    Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.
    Vetėm pasqyrat ndryshojnė,
    Teknologjia pėrsosėse e tyre, -
    Fytyrat janė po ato.
    Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė
    Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -
    Ke dhimbje tė forta koke.
    E di: zembereku i zemrės sime
    Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,
    Me frymėn e saj t'i fryjė,
    Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.
    Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė
    Fluturon nga syri nė sy -
    Kėrkon gishtin e nuses.
    Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,
    Dhe marsi eci para meje.
    Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz
    Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:41

    Alarme tė Pėrgjakura (kėnga e parė)

    Mbi rrogozin prej kashte,
    Ku netėve fle,
    Shtrova
    Dashurinė time...
    Po prap, brinjėt t'i vret toka, plisi,
    E prap i fortė ėshtė te koka
    Trungu prej lisi.

    Hej, vend!
    Plot diell e pa dritė!
    Pagan dhe fron pėr perėnditė!
    Jetojmė nėr male tė lartė,
    Ku qlellln me dorė mund tė zėmė
    Dhe prapė:
    Nė ē'humnera kemi rėnė!

    Hej, vend!
    Qė ngjyrat e Jonit,
    Erėrat e portokallit me lule
    Mbyll
    Nė njė vorbė fasule.
    Dhe ndihesh
    I pasur nė varfėrinė tėnde
    I lirė nė robėrinė tėnde...

    Hej, vend,
    Qė prej dhimbjes po mė bėn tė ēmendem.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:41

    Margaritė Moj

    ... Shoqja ime, moj
    me dy sy si nata tė mėdhenj, tė zez,
    me bukurinė tonė tė virgjėr
    vdekjen po ushqejmė

    se kjo tokė ka ftohtė
    mardhi
    e ka ngrirė
    Dhe ne biem mbi tė, porsi bllaca zjarri,
    Futemi nėn dhč porsi rrėnjė ėndrrash,
    Qė tė vijė pranvera,qė tė vijė behari,
    Toka pėrmbi ne e balta tė shkrijė,
    Ėndrrat tė shpėrthejnė, si shpėrthen bari.
    Dashuria jonė
    Me dy sy si nata ēuditėrisht tė zez,
    Nga plumbat armike prerė mes pėr mes
    Dashuri e lindur,
    Dashuri e rritur
    Nėn qiejt e thyer tė varfėrisė shqiptare.
    Dashuri tragjike
    Pėr botėn e madhe.

    Margaritė, moj
    Motra ime, moj,
    Shoqja ime, moj.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:41

    Ēast Buzė Jonit

    Dhe vargjet erdhėn me ritme tė kaltra
    Nėr degė tė tyre figurat e gjelbra
    Ēelin - si gjethet nėpėr portokalle.
    Nėn degėza vargjesh fėshfėrijnė figurat,
    Si mbrėmjes Jonit fletėsat e ullinjve.
    E mbusha gojėn me erėra tė Jonit,
    Ndjej nėpėr dhėmbė kokrizat e jodit,
    Shoh se si thyhen mirazhet mes valėsh,
    Se si thėrmohen pėrflakjet mes gurėsh...
    Dhe jam i tėri
    grimca dritaresh e ngjyrash.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Leriona 26th August 2008, 02:41

    Atdheu

    Atdheu ėshtė dhimbje, ėshtė dhimbje.
    Njė prill i pikėlluar nė shpirt.
    Atdheu ėshtė kryqi, ėshtė kryqi.
    E mban - dhe tė mban ty - nė shpirt.

    Atdheu ėshtė toka e premtuar.
    Ti shkel si njė zot dhe s'e ke ndėn kėmbė
    Atdheu s'ka fjalė, ka sy tė trishtuar
    Vdes dashuria nė dashuri qė tė ēmend.

    Atdheu ėshtė buka e urritur,
    tė ikėn nga duart e dot nuk e ngop
    ėndėrr dhe ankth dhe shpresė e sfilitur
    me sytė n'errėsirė vetveten kėrkon.

    Atdheu ėshtė varr i hapur, ėshtė varr.
    Njė jetė drejt tij shkon me besė qė bind.
    Nė njė pikė loti mbyt lotin fatvrarė
    Nė njė pikė loti lirinė e lind.

    Atdheu yt i vogli, i vogli,
    Ai hyjnori i pavdekshmi - loti.

    Sponsored content


    Fatos Arapi Empty Re: Fatos Arapi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28th March 2024, 22:34