KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Teknologjia

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Teknologjia

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:25

    Fillimet e internetit i perkasin viteve 60 si perpjekie e ushtrise amerikane te lidhte me Rrjet/Networks bazat e saj neper Amerike.Me pas filluan universitet me njera-tjetren dhe me vone universitet sherbyen si ISP per studentet dhe profesorat,kjo me qellim te behej nje shkembim sa me i madh informacioni.Rreth vieteve 70 filloi dhe komercializmi i internetit por mund te dergohej vetem posta elektronike dhe ishte shume e shtrenjte.Ndersa nga vitet 90 pati boomin e vete me komercializmin e plote,firma te nisura fillimisht me dy vete dhe me kapital prej 500000 $ pushtuan bursat e botes dhe punesuan me mijera vete.P.sh Yahoo filloi ne 90' nga dy vete(japonez) me kapital fillestar prej 1000000$ dhe tani vlefta e saj eshte 300000000$ ne burse.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Loja akustike

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:31

    Nese femijet tuaj mund te merziten duke pare televizior apo duke degjuar muzike nje loder e zgjuar mund t'i ndihmoje ata te ruajne interesat e tyre feminore.Lodra,e cila kontrollohet nga sinjalet e fshehura ne tingull,do ti pergjigjiet ngjarjeve qe ndodhin ne televizior apo ne radio.Teknika e fshehjes te sinjaleve te kontrollit eshte shpikur nga Scientific Generics,bazuar tek shpikjet e Cambridge.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Pas 12 vitesh

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:34

    WASHINGTON- Pas 12 vitesh, pikėrisht nė 2020 ushtria mund tė jetė e pėrbėrė nga robotė. Ndoshta 1/3 e ushtrisė pėrfshi kėtu dhe gjeneralėt me grada mund tė jenė tė pėrbėrė nga robotė. Kjo ėshtė ideja e dy shkencėtarė amerikanė tė Universitetit tė Ėashingtonit Bill Smart dhe Doug Feė e cila nė fakt mund t’i hapė rrugė dhe skenare shumė tė rrezikshėm. 
    Por dy shkencėtarėt sqarojnė se vendimi pėrfundimtar nė cėshtjen ushtarake nuk do ti lihet robotėve por njeriut. Smart, kėrkues nė inxhinerinė elektronike shprehet “duam qė vendimin pėrfundimtar ta marrė njeriu, pasi do tė ishte shumė e rrezikshme qė njė vendim ushtarak qė ka tė bėjė me luftime, me vrasje apo strategji ushtarake tė merrej nga njė robot. Ndėrkohė kėrkimi ka ecur pėrpara sidomos nė modalitetin e dialogut mes njeriut dhe robotit.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Rrobat e padukshme

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:35

    WASHINGTON- Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara thonė se janė njė hap pranė zhvillimit tė substancave qė do tė mund t'i bėnin objektet dhe njerėzit tė padukshėm. 

    Duke pėrdorur substanca tė krijuar nė mėnyrė artificiale dhe ridrejtuar dritėn rreth objekteve, studiuesit arritėn tė fshihnin objekte tridimensionale. Mė parė ata kishin mundur tė mbulonin vetėm objektet tridemensionale qė ishin shumė tė imta. Pėr momentin zhdukja mund tė ndodhė vetėm nė njė shkallė tė vogėl, qė matet nė njė tė miliardat e metrit, por shkencėtarėt thonė se nuk ka arsye pėrse kjo njė ditė tė arrihet nė njė shkallė tė madhe qė ėshtė e mjaftueshme pėr tė bėrė njerėzit tė padukshėm. 

    Zbulimet e shkencėtarėve tė drejtuar nga Xiang Zhang, u botuan nė revistėn Natyra dhe Shkenca. Studime e mbėshtetura nga qeveria amerikane, mund tė pėrdoret nė operacionet e fshehta ushtarake, ku tanket mund tė zhduket nga sytė e armikut.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty NASA: Nė planetin Mars ka ujė, tani kemi prova

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:36

    UASHINGTON- Agjencia e Gjithėsisė e Shteteve tė Bashkuara, NASA, bėri tė ditur se sonda Feniks ka konfirmuar se nė Mars ekziston uji. Shkencėtari i kėsaj agjencie, Villiam Bojnton, nga Universiteti Arizona, tha se copa tė akullit tė ujit ishin parė edhe mė herėt, por testet e fundit nga sonda Feniks i kanė konfirmuar kėto dėshmi. Shkencėtari tjetėr i agjencisė NASA, Peter Smith, tha se testet e reja tė kryera nga sonda Phoenix nė akull, kanė konfirmuar se ky ishte ujė i ngrirė e jo karbon dioksid i ngrirė. Gjatė kėtyre analizave, ne po ashtu shpresojmė tė jemi nė gjendje qė tė pėrgjigjemi nė pyetjen qė shkon pėrtej gjetjes sė ujit tė akullt, pra a ėshtė kjo zonė nė Mars e banueshme? Zonė e banusheme do tė thotė se kemi ujė fluid periodik. Ne kemi materiale qė janė pėrbėrės themelor pėr format e jetės. I mbetet misionit tė ardhshėm tė gjejė nėse ndokush jeton nė kėtė ambient, tha shkencėtari Peter Smith. Kjo sondė arriti nė Mars mė 25 maj tė kėtij viti pėr njė mision tre mujor. Por, NASA njoftoi se e ka zgjatur misionin e kėsaj sonde edhe pėr dy muaj.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Apple-Iphone

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:38

    • Radhė kilometrike nė tė gjithė botėn pėr tė blerė telefonin e ri Iphone tė kompanisė amerikane Apple. Celulari Iphone ka dalė nė shitje mėngjesin e sotėm nė 20 shtete tė botės. Modeli i ri ka mjaft shėrbime dhe internet tė shpejtė. 

    Mijėra vetė kanė zėnė radhė kilometrike nė Japoni, Kinė, Zelandė tė re dhe vende te tjera pėr tė blerė telefonat celularė Iphone, tė prodhuara nga kompania amerikane Apple. 
    Tė parėt qė arritėn tė kishin nė duart e tyre versionin e funduit tė Iphone janė qytetarėt e Zelandės sė Re. telefoni i ri ėshtė nxjerė nė shitje nė mė shumė se 20 shtete, por qė tė parėt e kanė blerė ata nė lindje, ku ėshtė gdhirė mė parė data 11 korrik. Shumica e konsumatorėve madje kanė bėrė parapagesė nė internet pėr tė blerė kėtė telefon dhe pėrsėri u ėshtė dashur tė mbajnė radhė pėr tė marrė nė dorė celularin e ri, qė ka internet tė shpejtė, muzike, video dhe ndėrkohė shumė opsione si telefon. 
    Kur doli pėr herė tė parė varianti i Iphone nė qershor 2007, gjithsej 270 000 celulare u shiten brenda disa ditėve. Kompanie Apple pret qė tė shesė gjithsej 10 milionė celularė Iphone tė modelit tė ri deri nė fund tė kėtij viti. Megjithatė tė apasionuarit e celularėve nė Japoni, kėrkojnė mė shumė shėrbime dhe janė tė pakėnaqur, ata duan edhe shėrbime televizori, pagesa elektronike ne internet apo grafike dhe jo tekste. 
    Gjithsesi pėr momentin Iphone ėshtė nga celularėt qė kanė internet mė tė shpejtė, ndėrkohė qė ēmimi i tyre ėshtė i lirė, mė pak se 200 dollarė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Plazma dhe LCD ekranet

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:39

    Sipas disa vlerėsimeve, gjatė vitit tė kaluar, po thuajse gjysma e numrit tė pėrgjithshėm tė televizorėve tė shitur rreth e rrotull botės kanė qenė pajisje LCD ose plazma, por ajo qė ėshtė mė pak e ditur ėshtė se teknologjia, e cila shfrytėzohet gjatė pėrpunimit tė kėtij lloji tė pajisjes, dukshėm ndikon nė ngrohjen globale.
    Ekspertėt kanė bėrė tė ditur se gjatė njė pjese tė caktuar tė pėrpunimit tė LCD dhe plazma ekraneve, shfrytėzohet njė gaz NF3 (trifluoride azot), i cili ėshtė madje 17 mijė herė mė i rrezikshėm se sa dyoksidi i karbonit, qė deri tani ėshtė llogaritur si shkaktar kryeson i ngrohjes globale.
    Kėto tė dhėna, i ka publikuar profesor Michael Prather nga Univesiteti i Kalifornisė, nė revistėn e njohur New Scientist. Sipas prezantimeve tė tij, vetėm kėtė vit nė atmosferėn e tokės janė lėshuar rreth 4 mijė tonė NF3, ndėrsa kjo shifėr gjatė vitit tė ardhshėm parashikohet tė dyfishohet.
    Sipas Prather, ėshtė fjala pėr njė problem shumė serioz, dhe kjo pėr faktin se gazi NF3, i cili shfrytėzohet pėr prodhimin e LSD dhe plazma ekraneve, nuk ėshtė i mbuluar me marrėveshjen e Kyotas, qė ka pėr qėllim uljen globale tė emetimit tė gazrave tė rrezikshėm nė rrethinė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Lehtėsohen rregullat pėr adresat nė internet

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:40

    Nju Jork- Agjencia qė mbikėqyr rregullat dhe funksionimin e internetit ka votuar tė lehtėsojė rregullat pėr adresat nė internet. Ky ėshtė ndryshimi mė i madh i bėrė nga kjo agjenci nė gati 25 vjet. Ky hap do lejojė daljen e qindra apo dhe mijėra adresave tė reja nė internet, veē atyre aktuale si com apo org. Emrat e rinj qė pėrfundojnė me bank apo makinė do tė shfaqen nė internet nė fillim tė vitit tjetėr.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty SHBA krijon kompjuterin mė tė shpejtė nė botė

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:42

    SHBA- Shkencėtarėt nė laboratorin e qeverisė amerikane krijuan kompjuterin mė tė shpejtė nė botė, i cili arrin tė kryejė njė mijė trilion operacione pėr njė sekondė, njoftoi Ministria e Energjetikės dhe gjiganti kompjuterik "IBM Corporation". Kompjuteri do tė ndihmojė pėr mbėshtetjen e arsenalit bėrthamor amerikan. Ministri i Energjetikės, Samjuel Bodamn deklaroi se kompjuteri i ri i ashtuquajtur "Roadrunner", do tė shfrytėzohet edhe pėr zgjidhjen e problemeve globale energjetike dhe do tė hapė dyer tė reja pėr studimin e lėmisė fundamentale pėr hulumtim. Laboratori Kombėtar Los Alamos dhe "IBM Corporation", kanė punuar gjashtė vjet qė tė arrijnė shpejtėsinė rekord tė kompjuterit.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty "Kriminelėt" e internetit

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:43

    Njė metodė e efektshme pėr tė luftuar kundėr pėrmbajtjeve tė padėshirueshme nė internet ėshtė bllokimi i qasjes nė disa faqe. Kjo metodė e shndėrron kompjuterin nė njė mekanizėm tė fuqishėm pėr mėsim dhe zvogėlon rreziqet nga gjėrat e kėqija online pėr fėmijėn tuaj. Janė dy grupime kryesore tė “kriminelėve” nė internet. Ata tė cilėt nė mėnyrė parėsore janė tė interesuar pėr fėmijė, si pėr shfrytėzim tė drejtpėrdrejt (pedofili, kidnapim…) apo pėr mbledhje tė tė dhėnave mbi prindėrit, dhe ata tė cilėt e bėjnė atė pėr tė mbledhur tė dhėna mbi prindėrit, si dhe ata tė cilėt nuk “diskriminojnė” por i kanė viktima potenciale tė gjithė ata tė cilėt shėtisin nėpėr internet. 

     


    Metoda dhe mėnyra tė mbrojtjes nga tė gjitha sulmet ka me tė vėrtetė shumė, mirėpo mė e efektshmja ėshtė thjesht evitimi i faqeve problematike. Windows Vista e ka tė integruar mundėsinė e bllokimit tė qasjes nė faqe dashakeqe tė internetit, si dhe mundėsinė e pėrcaktimit tė kohės kur fėmija guxon tė shpalos internetin, e kur jo.
    Mbrojtja aktivizohet lehtė nė kuadėr tė User Accounts tė cilin mund ta gjeni nė Control Panel. Zgjidhni “Set up parental Controls” dhe klikoni “On, enforce current settings”. Nė Web filter gjithsesi vendosni nivelin e mbrojtjes nė “High” nėse fėmija juaj shkon ende nė shkollėn fillore. Nėse dėshironi qė tė siguroheni se fėmija do tė shėrbehet me kompjuter vetėm pėr mėsim, atėherė zgjidhni opsionin “Only allow websites which are on the allow list” dhe mė pas definoni ueb faqet pėrkatėse nė “Allowed list”. 
    Kėtu mund tė pėrcaktoni edhe sa orė fėmija juaj guxon tė ketė qasje nė internet, tė kufizoni shkarkimin e dosjeve e madje edhe llojin e lojėrave e programeve tė cilat fėmija guxon t’i shfrytėzojė. Me kėtė lloj mbrojtjeje do tė siguroni qė fėmijėn mund ta leni pa merak vetėm afėr kompjuterit pėr njė periudhė tė shkurtėr. Mirėpo, keni parasysh: pėr fėmijėt mė tė vegjėl ėshtė kyēe qė prindėrit tė shfletojnė internetin bashkė me ta, sikurse ėshtė e rėndėsishme qė kjo tė bėhet edhe nė tė gjitha aktivitetet tjera.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Telektroskopi, shpikja e re pėr tė bashkuar kontin

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:44

    I vendosur pėrpara "njė tuneli" nėn urėn e Bruklinit, nė jug tė Nju Jorkut, David Steėart ka shkuar bashkė me tė shoqen dhe tre fėmijėt e tij pėr t'i treguar tė sapolindurėn motrės sė tij qė e shikon beben direkt nga Londra nė saj tė "telektroskopit". "Kjo ėshtė Poppy? Qenka e mrekullueshme!", shkruan motra nė njė tabelė qė ka pėrballė nga ana tjetėr e "tunelit" pranė "Toėer Bridge" qė nga kryeqyteti britanik. Qė nga Bruklini, mund tė shikosh motrėn, tabelėn dhe kureshtarėt nė pritje pėr tė komunikuar me pamje me kushėrinjtė e pėrtej Altantikut. Kjo skenė e rrallė zhvillohet buzė Lumit East, nė skelėn e trageteve. "Telektroskopi", vepėr e artistit britanik Paul St-Georges i vendosur tė premten, do tė qendrojė aty deri mė 15 qershor. Po zhvillohen bisedime pėr tė lidhur qytete tė tjera tė botės nė Evropė, Kinė e ndoshta edhe nė Rusi. Komunikimi ėshtė falas nga ana amerikane, dhe kushton njė paund nga ana britanike. Nė fakt ėshtė fjala pėr njė lidhje me video "high definition" qė mundėson tė shohėsh dhe tė shihesh nė kohė reale, ndėrsa organizatorėt dhe kureshtarėt dėshirojnė tė gjithė tė besojnė nė magjinė dhe versionin poetik tė njė tuneli qė lidh Amerikėn me Britaninė e Madhe. Siē e tregon edhe gjarpri gjigandi prej bakri qė zhduket pesėmbėdhjetė metra nėn tokė. "Qėllimi im ėshtė tė konkretizojmė projekte qė janė imagjinuar nė fund tė shekullit tė 19-tė", tregon artisti nė njė intervistė pėr AFP-nė. I tėrhequr nga skicat e bėra nga njė stėrgjysh i zbuluar vonė, "sepse ishte e ndaluar tė flitej pėr tė nė familjen time", ai dėshiron tė realizojė idetė fantastike tė lindura nga imagjinata e autorėve fantastiko-shkencorė si Jules Verne apo H.G. Ėells. Vepra ime e ardhshme do tė ketė njė lidhje me 'makinėn pėr eksplorimin e kohės' tė Ėellsit", shpjegon ky artist 53-vjeēar pa dhėnė detaje tė tjera. "Unė bėj gjithashtu shumė kėrkime nė Muzeun e Arteve dhe Zejeve nė Paris mbi Etienne-Jules Marey", shton ai. Shkencėtari francez, Etienne-Jules Marey, pionier i fotografisė dhe pararendės i kinemasė, ishte njė kėrkues i fiksimit tė lėvizjes. "Dua tė punoj mbi idetė e tij gjeniale qė nuk u realizuan ndonjėherė pėr arsye absurde, dhe qė do tė kishin ndryshuar gjithēka po tė ishin realizuar", nėnvizon ai. Ai pėrmend veēanėrisht zhdukjen misterioze nė 1890 tė Louis Le Prince, njė i pasionuar pas fotografisė qė mund tė konsiderohet si babai i kinemasė pėrpara vėllezėrve Lumičre apo amerikanit Thomas Edison.I pyetur mbi "misterin" e "telektroskopit", Paul St-Georges mbetet evaziv dhe refuzon tė pranojė se tuneli nuk ekziston. "Ka tunele nėn Paris, nėn Londėr, dua qė njerėzit tė besojnė se tuneli ekziston", nėnvizon ai."Ėshtė njė lojė plot me tė papritura dhe ėndrra, veēanėrisht pėr shkak tė mungesės sė tingullit dhe gjithashtu sepse ka aktorė nė tė dy anėt", kėmbėngul ai. "Kėshtu, mėngjesi i parė ishte i jashtėzakonshėm, ndodhesha pėrpara telektroskopit nė Londėr kur pamė njė makinė policie tė Nju Jorkut tė shfaqej me sirenat e ndezura, policėt zbritėn dhe na panė, ndėrsa ne i pėrqeshėm duke bėrė gjeste si prej sherifi, po ashtu bėnė edhe ata!", tregon ai.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Internet Explorer 8 vjen nė muajin nėntor

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 14:31

    Versioni i tetė i shfletuesit tė popullarizuar tė internetit Internet Explorer do tė paraqitet nė versionin e tij tė dytė eksperimental mė 28 gusht, derisa versioni final i ‘tetėshit’ arrin nė muajin nėntor tė kėtij viti.

    Sipas blogeres sė besueshme tė faqes sė internetit ZDNet, Mary-Jo Foley, kėto janė informata tė vėrtetuara.

    Internet Explorer 8 Beta 2 deri nė fund tė kėtij muaji do tė jetė nė dispozicion pėr shkarkim dhe shfrytėzim pa pagesė mu sikur paraardhėsi i tij, versioni eksperimental Beta 1. 

    Pėrditėsimi i Internet Explorer nė Beta 2 do tė jetė i mundur nėpėrmes shėrbimit Automatic Updates, derisa shfletuesi ėshtė kompatibil me sistemet operative Windows XP, Vista si dhe Windows Server 2003 e 2008.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Aplikacionet e uebit mė tė shpejta nė Firefox 3.1

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 14:32

    Shumė nga ne shumicėn e detyrave tė pėrditshme online, siē janė leximi i e-mailave, shkrimin, shfletimin e RSS apo humbjen e kohės nė Facebook, e bėjmė nėpėrmes shfletuesit tė uebit. Mu pėr kėtė ėshtė shumė e rėndėsishme qė aplikacionet komplekse tė uebit tė kompletohen sa mė shpejtė, e pikėrisht kėtė do ta mundėsoj versioni i radhės i shfletuesit Firefox 3.1.

    Aplikacionet si Gmail e Facebook do tė punojnė dukshėm mė shpejtė falė teknologjisė sė quajtur TraceMonkey, e cila pėrshpejton punėn e programeve tė shkruara nė gjuhėn programuese JavaScript. 

    Ndryshimi nė shpejtėsi do tė duhej tė ishte dramatik, derisa disa teste preliminare tė cilat i kanė paraqitur nė Mozilla shfaqin pėrshpejtime prej 20.8 deri nė 37.5 herė mė tė mėdha pėr dallim nga Firefox 3.0. 

    Firefox 3.1 do tė duhej tė paraqitej diku kah fundi i vitit, e tani edhe kemi arsye qė ta presim me padurim.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Fundi i pėrdoruesve tė kopjeve ilegale tė Windows

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 22:29

    Microsoft ka vendosur tė bėj edhe hap tutje nė luftė kundėr pronarėve tė kopjeve ilegale tė Windows, tė cilėt, dorėn nė zemėr, janė mė shumė sesa ata legal.

    Kanė kaluar rreth dy vite prej paraqitjes sė mekanizmit tė Microsoftit, WGA, apo Windows Genuine Advantage Notification detyra parėsore e tė cilit ka qenė njoftimi i pėrdoruesve se janė duke pėrdorė kopje ilegale tė Windows-it (sikur nuk e kanė ditur secili pa i thėnė askush).

    Natyrisht, kjo ‘pengesė’ shpejt ėshtė kaluar nga ana e atyre tė cilėt merren me softuer ilegal. WGA nga kjo javė ėshtė avancuar edhe mė, prandaj prej tani e tutje Windows XP-tė ilegalė do tė bėjnė qė sipėrfaqja punuese e pėrdoruesit tė bėhet krejt e zezė, njė gjė qė do tė paraqitet ėdo gjashtėdhjetė minuta tė pėrdorimit tė kopjes ilegale tė Windows.

    Pos “errėsimit” tė ekranit, nė pjesėn e tij tė poshtme do tė paraqitet njė porosi transparente pėr faktin se ju jeni duke pėrdorė kopje ilegale tė Windows. Tė gjitha kėto telashe, natyrisht, mund tė hiqen qafėsh duke instaluar softuerin origjinal.

    E tani ajo ana pozitive pėr tė gjithė ju ‘dashakėqij” tė cilėt pėrdorni kopje ilegale tė softuerit, nėse i bėni azhurnim (update) sistemit tuaj operativ vetėm ‘hidhjani syrin” asaj qė po instaloni, sepse ndoshta nuk dėshironi tė instaloni WGA Notifications. Mirėpo, siē qėndron kjo punė nė botėn e informatikės, kur prodhuesi ia vendos pėrdoruesit ndonjė problem, ky gjithmonė e gjen formėn pėr ta anashkaluar.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Virusi infekton kompjuterėt mė hapėsirė

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 22:30

    Kur virusi e infekton kompjuterin e dikujt, nuk ėshtė edhe ndonjė lajm. Mirėpo kur kjo ndodhė nė Stacionin Ndėrkombėtar Hapėsinor i cili sillet rreth botės, atėherė kjo ėshtė dukshėm mė e pakėndshme.

    Krimbi i cili ka hyrė nė laptopėt e astronautėve tė shkretė quhet W32.Gammima.AG dhe pėr qėllim ka tė vjedh fjalėkalimin e kompjuterit tė infektuar. Siē pohojnė nė NASA, janė infektuar disa laptopė, mirėpo asnjėri prej tyre nuk pėrdoret pėr operacione kritike nė hapėsirė, por bėhet fjalė pėr pajisjet nė tė cilat kryesisht lexohen e-mailat.

    Megjithatė, vet mendimi se astronautėt nė hapėsirė do tė mund tė kishin probleme pėr shkak tė viruseve tė kompjuterit ėshtė shumė i pakėndshėm dhe bie nėn domenin e fantastikės shkencore nga tė nėntėdhjetat e hershme, pėr tė cilėn kemi menduar qė kurrė nuk do tė bėhet e vėrtetė.

    NASA, dorėn nė zemėr, po bėhet e menēur, duke mos pranuar nė asnjė mėnyrė se laptopėt tė cilėt pėrdoren pėr gjėra tė rėndėsishme nuk mund tė infektohen me virus. E pyetur nėse ata laptopė si dhe laptopėt e infektuar nė tė njėjtin rrjet, zėdhėnėsja e NASA-s Kelly Humphries ėshtė pėrgjigjur me menēuri: Edhe po ta dija, nuk do tė mund tė ju tregoja pėr shkak tė shkaqeve tė sigurisė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Mos u mashtroni nga metodat e rrejshme tė hakerėve

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 11:42

    Se tė luash pa ditur me mjete tė hakerėve mund tė iu bien kokės njerėzve qė i pėrdorin ato, dėshmon edhe rasti mė i ri i programit me emrin Myspace Cracking tool. Nė vend qė tė futeni nė llogarinė e dikujt nė shėrbimin e internetit MySpace, me kėtė mekanizėm mė shumė do tė jepni tė dhėna pėr vetveten.

    Pak kohė mė parė nė internet ėshtė paraqitur programi i cili gjoja dedikohet pėr tė hyrė nė llogari tė tjetėrkujt nė MySpace. 

    Programi i emėruar Myspace Cracking tool vjen nė formė tė njė dosje me emėrtimin MySpace Cracker v1.0.exe tė cilėn pėr ta pėrdorė duhet fillimisht ta instaloni nė kompjuter. Pėr fat tė keq shumica e atyre qė ‘e kanė hangar foren’, na duhet t’i informojmė qė Myspace Cracking tool do tu merr mjaft informata tuaja personale dhe do t’i dėrgojė ato tek njė person dashakeq anonim, i cili mund tė bėj ēfarė tė dojė me to.

    Nė fakt, brenda kėtij programi gjendet skripti programues i emėruar Firefox password grabber, i cili do tė mbledh tė gjitha fjalėkalimet dhe emrat pėrdorues (username – password) tė futura dhe tė ruajtura nėpėrmes shfletuesit Firefox. Jo vetėm qė do t’i merr ato, por me anė tė protokollit FTP automatikisht do t’ia dėrgojė hakerit tė panjohur.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Samsung e Yahoo shpikin internetin nėpėrmes televizionit

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 11:43

    Kompanitė Samsung e Yahoo kanė bashkuar forcat dhe kanė mundėsuar qė interneti tė zhvendoset nga kompjuteri drejt e nė kanalin televiziv, kanė njoftuar mediat e huaja.

    Samsung nga Koreja e Jugut nė panairin industrial IFA, i cili mbahet prej sot e deri mė 3 shtator nė Berlin, do tė njoftojė pėr bashkėpunimin me makinėn e kėrkimit tė internetit Yahoo nė sigurimin e shėrbimit tė ri tė qasjes sė internetit nėpėrmes televizionit.

    Ky shėrbim do tė quhet “Widget Channel” dhe do tu mundėsojė adhuruesve tė programeve televizive tė pėrdorin mė pak aplikacione tė internetit me qėllim tė pėrmirėsimit tė shikimit tė rėndomtė tė televizionit. 

    Shikuesit do tė kanė mundėsi tė shohin lajme, informacione financiare dhe parashikime tė motit me anė tė dirigjuesit tė televizionit.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Aston Martin dizajnon automjetin mė tė shtrenjtė nė botė

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 11:44

    Kompania britanike “Aston Martin” ka publikuar disa detaje tė mangėta dhe vizatime tė automjetit tė ri me emrin “one-77", i cili do tė shitet me ēmim minimal prej 1.3 milionė euro, pa tatim, dhe do tė jetė automjeti mė i shtrenjtė nė treg.

    Secili nga 77 njėsitė e Aston Martin, nga seria e kufizuar, do tė pėrshtatet pėr blerėsin e veēantė, derisa inxhinierėt dhe dizajnerėt do tė merren vesh pėr specifikat e sakta me secilin blerės tė ardhshėm veē e veē.

    Karroceria e alumintė e automjetit do tė pėrpunohet me dorė, derisa pronari do tė jetė nė gjendje tė zgjedh zėrin e tubit tė shkarkimit. Motori me 12 cilindra dhe rreth 700 kuaj fuqi do tė mund tė zhvillojė shpejtėsinė maksimale prej 354 kilometrash nė orė dhe se shpejtėsinė deri nė 100 kilometra do ta arrijė pėr 3.5 sekonda.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Teknologjia Empty Shkencėtarėt pėrpiqen tė provojnė teorinė e Big Bengut

    Mesazh nga Leriona 9th September 2008, 02:35

    Shkencėtarėt nė njė objekt studimor nė Evropė janė pranė fillimit tė njė eksperimenti tė rėndėsishėm, tė cilin e kanė pritur prej vitesh. Zyrtarėt e Organizatės a Evropiane pėr Kėrkime Bėrthamore nė Zvicėr, thonė se kanė nė plan qė nga fundi i vitit tė realizojnė atė pėr tė cilin flitet si eksperimeti shkencor mė i madh dhe komleks i zhvilluar ndonjėherė. Pėrmes njė rrjeti tė nėndheshėm magnetėsh super tė fuqishėm, ata do tė provojnė tė pėrpalsin copėza subatomike me njėra-tjetrėn me njė forcė tė paimagjinueshme.

    Duke pėrfunduar njė fazė tė rėndėsishme tė eksperimentit, nga mesi i gushtit, shkencėtarėt dėrguan pjesėzat sub-atomike rreth tre kilometra nė laboratin mė modern tė fizikės sė grimcave, tė quajtur Pėrplasėsi i Madh Hedron.

    Ky laborator gjigand gjendet nė kufirin mes Francės dhe Zvicrės. Zėdhėnėsi Xhejms Gils.

    "Kjo ėshtė njė makinė e ndėrtuar pėr tė bėrė zbulime dhe do tė na tregojė shumė gjėra tė reja rreth universit."

    Kėtė muaj njė provė tjetėr do tė dėrgojė copėzat rreth 27 kilometra nė rrjetin nėntokėsor tė magneteve. Mė pas, shkencėtarėt do t'i drejtojnė copėzat atomike, qė lėvizin me shpejtėsinė e dritės, tė pėrplasen me njera tjetrėn.

    Ata thonė se pėrplasja supersonike do tė jetė njė riprodhim, por nė shkallė tė vogėl, i teorisė sė "Big-Bengut".... Pėrplasjes sė Madhe, qė shkencėtarėt thonė se krijoi universin 15 miliardė vite mė parė.

    Pjesėrisht, shkencėtarėt po kėrkojnė copėzėn e pakapėshme Higg's ose copėzėn e Zotit, njė pjesėz hipotetike subatomike, ekzistenca e pakonfirmuar e sė cilės, qėndron nė bazė tė "teorisė pėrfundimtare" qė fizikantėt thonė se mund tė shpjegojė parimet e universit.

    Fizikanti Majk Sejmur. "Njerėzit e quajnė atė "Copėza e Zotit" sepse ka njė rol qendror nė teorinė tonė se nga ėshtė krijuar Universi. Pa kėtė copėz ne nuk do tė jemi nė gjendje tė kuptojmė se pėrse pjesėzat elementare kanė masė. Sa mė shumė qė zbulojmė rreth mekanizmit tė kėsaj copėze, aq mė shumė do tė kuptojmė rreth dinamikės sė universit tė hershėm."

    Afro tetė mijė shkencėtarė dhe inxhinierė nga 80 shtete merren me kėtė eksperiment shkecor.

    Fizikanti Tejinder Virdi. "Eksperimenti mund tė ndryshojė mendimin tonė pėr natyrėn dhe mėnyrėn si funksionon ajo nė themel tė saj, nė tė njejtėn mėnyrė si teoria e Ajnshtajnit ndryshoi mendimin tonė pėr hapėsirėn dhe kohėn 100 vjet mė parė."

    Fizikanti Virdi thotė se ky ėshtė njė eksperiment qė bėhet njė herė nė jetė dhe qė do mbizotėrojė punėn e shkencėtarėve pėr dhjetėra vite qė vijnė.

    Sponsored content


    Teknologjia Empty Re: Teknologjia

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 28th March 2024, 20:30