KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Lajme - Serine A

    Share

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Lajme - Serine A

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 01:57

    Lajme te ndryshme rreth ndodhive ne Serine A

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Pozzo: Di Natale e ka refuzuar Romėn

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 01:58

    Presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo, ka njoftuar se Antonio Di Natale ka refuzuar shumė oferta nga disa skuadra tė mėdha pėrfshirė edhe Romėn.

    Forma e sulmuesit italian ishte e shkėlqyer sezonin e kaluar, prandaj ai ka tėrhequr njė numėr skuadrash tė cilat kanė qenė tė interesuara pėr shėrbimet e tij. Ndėrsa, pavarėsisht nga ofertat, Di Natale ka vendosur tė qėndrojė nė Udine. 

    “Jam shumė krenar pėr tė dhe vendimin e tij pėr tė qėndruar nė Udine. Ai ka pasur shumė oferta nga skuadra tė ndryshme italiane siē ėshtė Roma, Napoli dhe Fiorentina, madje edhe nga skuadra jashtė Italisė, por ai vendosi tė mbetet kėtu. Vendimi ka qenė plotėsisht i tij, dhe ai ka dashur tė qėndrojė”, ka thėnė presidenti Pozzo.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Mancini falėnderon Mourinhon

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 01:59

    Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, e ka falėnderuar trajnerin e ri, Jose Mourinho, si dhe kapitenin Javier Zaneti, pėr fjalėt e bukura pas fitores sė zikaltėrve ndaj Romės nė Superkupėn e Italisė.

    Mourinho, menjėherė pas ndeshjes me Romėn, kishte potencuar se Mancini ka merita tė mėdha pėr kėtė sukses, pasi qė fitoi skudeton gjatė sezonit tė kaluar.

    “I falėnderoj Mourinhon dhe Zanettin, pėr atė qė ma dedikuan mua trofeun e Superkupės. Shpresoj qė Inter tė ketė edhe njė sezon tė mbushur me sukses dhe me shumė trofe”, ka thėnė Mancini pėr Corriere dello Sport.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Blerim Xhemaili huazohet tek Torrino?

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 02:01

    Mesfushori shqiptar, i cili aktivizohet pėr kombėtaren e Zvicrės, Blerim Xhemaili, ėshtė nė prag tė largimit nga klubi i Premierligės, Bolton Wanderers, drejt klubit italian Torino, pėr njė shumė prej afro 1 milionė euro.

    Shqiptari nga Maqedonia pritet tė lartohet gjatė kėsaj jave, para fundit tė afatit kalimtar, pa bėrė asnjė paraqitje tė vetme nė Premierligė me Boltonin.

    22-vjeēari arriti tek klubi anglez gjatė verės sė kaluar nga kampioni i Zvicrės, Zurichu, por i shoqėruar edhe nga dėmtimi, nuk arriti tė gjejė hapėsirė tek Boltoni, ku pati vetėm disa paraqitje nė ndeshjet miqėsore.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Paloschi kalon nё Parma

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 02:08

    Ekipi i Milanit ka bёrё tё ditur se sulmuesi i ri, Alberto Paloschi, sezonin e ardhshёm do tё luajё pёr ekipin e Parmёs.

    Pas arritjes sё Ronaldinhos dhe Borriellos, si edhe rikthimit tё Shevchenkos nё Milan, pritej edhe largimi i tё riut. Me njё konkurrencё tё tillё nё linjėn e sulmit, tinejxheri nuk kishte gjasa tё fitojё rast pёr paraqitje dhe opsioni mё i mirё ishte tё kalonte nё ndonjė klub tjetėr.

    Disa ekipe tё Serie A dhe Serie B kishin shfaqur interesim pёr shėrbimet e tё riut italian, por kuqezinjtė vendosёn qё ai tё kalojё nё Parma. Prezantimi zyrtar i Paloschit me ekipin e ri do tё bёhet sot pasdite.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Ibrahimovic: Mourinho trajner i kompletuar

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 14:26

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lavdėruar trajnerin e ri tė zikaltėrve Jose Mourinho, duke e pėrshkruar atė si “trajneri mė i kompletuar” tė cilin ai e ka pasur ndonjėherė.

    “Ai ėshtė trajneri mė i kompletuar tė cilin e kam pasur ndonjėherė. Me ardhjen e tij nė skuadėr ka mė shumė shpirt, lojtarėt kanė mė shumė besim dhe tani jemi tė gatshėm t’i kontrollojmė ndeshjet. Ai i kushton vėmendje secilit detal, prandaj mund tė vėrehet menjėherė dallimi”, ka thėnė suedezi. 

    Pas problemeve me gjurin Ibrahimovic shpreson tė bėjė njė paraqitje tė mirė kėtė vikend, kur skuadra e tij takohet me Sampdorian nė fillimin e sezonit tė ri tė Serie A.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Juve pėrgatit marrėveshjen pėr Appiah

    Mesazh nga Leriona prej 28th August 2008, 14:27

    Agjenti i Stephen Appiah ka njoftuar se Juventusi ėshtė duke pėrgatitur marrėveshjen pėr ta risjellė nė Torino ganezin.

    Aktualisht Appiah ėshtė transfero i lirė, pasi javėn e kaluar ka biseduar pėr largimin e tij me drejtuesit e skuadrės ku ka qėndruar tre vitet e fundit, Fenerbahce. 

    Mesfushori ka thėnė publikisht se ėshtė ėndėrr e tij qė t’i ribashkohet Zonjės sė Vjetėr, ndėrkohė qė edhe Juventus ėshtė nė kėrkim tė njė mesfushori defansiv para se tė pėrfundojė afati kalimtar me 1 shtator. 

    “Dėshirojmė qė gjėrat tė zgjidhen sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur dhe tė nėnshkruhet marrėveshja para tė hėnės. Ne kemi marrė oferta serioze nga Racing Santander dhe Portsmouth, ndėrkohė qė kemi telefonata tė vazhdueshme nga West Ham, Celtic dhe Everton”. 

    “Ne nuk ngutemi, por Juve duhet tė vendosė mė shpejt. Si do qė tė jetė ata po punojnė pėr njė zgjidhje, ndėrsa ne do tė presim pasi qė djaloshi ka dėshirė tė madhe tė luajė pėr Zonjėn e Vjetėr”, ka thėnė agjenti i ganezit, Frank Trimboli.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Ibrahimovic: Mourinho trajner i kompletuar

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 02:25

    Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, e ka lavdėruar trajnerin e ri tė zikaltėrve Jose Mourinho, duke e pėrshkruar atė si “trajneri mė i kompletuar” tė cilin ai e ka pasur ndonjėherė.

    “Ai ėshtė trajneri mė i kompletuar tė cilin e kam pasur ndonjėherė. Me ardhjen e tij nė skuadėr ka mė shumė shpirt, lojtarėt kanė mė shumė besim dhe tani jemi tė gatshėm t’i kontrollojmė ndeshjet. Ai i kushton vėmendje secilit detal, prandaj mund tė vėrehet menjėherė dallimi”, ka thėnė suedezi. 

    Pas problemeve me gjurin Ibrahimovic shpreson tė bėjė njė paraqitje tė mirė kėtė vikend, kur skuadra e tij takohet me Sampdorian nė fillimin e sezonit tė ri tė Serie A.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Mourinho pėrqesh Ligėn Premier

    Mesazh nga Leriona prej 31st August 2008, 16:14

    Trajneri i Inertit, Jose Mourinho, u ėshtė kundėrvėnė kritikave tė medieve angleze pėr Serie A duke e pėrqeshur Ligėn Premier.

    “Anglezėt thonė se Serie A ėshtė vendi i pensionistėve? Dėshironi tė dėgjoni ēka mendoj unė? Nėse dėshironi ta valoj flamurin e Italisė, do ta bėj, sepse unė jam me italianėt nė kėtė rast”.

    “Nuk ėshtė vėshtirė t’u pėrgjigjesh anglezėve. Krejt ēka duhet tė bėsh ėshtė tė shikosh njė ndeshje tė Ligės Premier me pakėz pėrqendrim dhe do ta gjesh pėrgjigjen”.

    Me anė tė kėsaj deklarate duket se Mourinho dėshiron t’i pėrmirėsojė raportet e prishura me mediat italiane, duke mbrojtur Serie A.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Roma kėrkon Di Michelen

    Mesazh nga Leriona prej 31st August 2008, 16:17

    Mediat italiane, pėrcjellin lajmin se ekipi i Romės ėshtė afėr angazhimit tė sulmuesit tė Torinos, David di Michele.

    Sipas mediave italiane, ekipi i Romės tashmė ėshtė nė kontakt me drejtuesit e Torinos dhe ka pyetur pėr mundėsinė e angazhimit tė David Di Micheles.

    Ekipi nga kryeqyteti italian dėshiron ta angazhojė sulmuesin si huazim njėvjeēar, i cili nė Olimpico do tė arrinte si zėvendėsim pėr Mauro Espositon.

    29-vjeēari Esposito ka kėrkuar nga drejtuesit e Romės qė tė shitet, dhe pritet qė gjatė vikendit tė kalojė nė njėrėn prej ekipeve tė interesuara. Chievo, Siena, Reggina dhe Bologna janė destinacionet e mundshme tė Espositos.

    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro

    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 26
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Tema Re: Lajme - Serine A

    Mesazh nga M1xer.f1tox prej 31st August 2008, 16:45

    finale kan me dal si vjet milani kupt uefas..

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Milan humbet nė shtėpi, Roma barazon

    Mesazh nga Leriona prej 1st September 2008, 01:47

    Skuadra e Milanit pavarėsisht pėrforcimeve qė ka bėrė nė sezonin e ri, ka pėsuar humbje nė midis San Siros nga skuadra e porsainkuadruar nė Serie A, Bologna, me rezultat 1-2.

    Kuqezinjtė kanė udhėhequr lojėn gjatė gjithė ndeshjes, mirėpo pasimet e lojtarit mė tė mirė nė ndeshje, Ronaldinho, nuk u shfrytėzuan nga Inzaghi dhe Shevchenko, i cili u inkuadrua nė pjesėn e dytė. 

    Tė parėt nė epėrsi kaluan mysafirėt nga Bologna me anė tė Di Vaios (18’), ndėrsa pa pėrfunduar pjesa e parė (41’), mesfushori i Milanit, Ambrosini, barazoi rezultatin duke bėrė qė skuadrat tė shkojnė nė pushim me rezultat tė barabartė, 1-1. 

    Pjesa e dytė ishte sikurse e para, me raste tė shumta tė krijuara nga transferi i ri i Milanit, Ronaldinho, mirėpo sulmuesit kuqezi nuk arrinin tė shėnonin nė portėn kundėrshtare. Ndėrsa si gjithmonė nė futboll nėse nuk shėnon, pėson. Valiani nė minutėn 79 shėnoi golin e dytė nė ndeshje pėr bolonjezėt, dhe me kėto rezultat (2-1) pėrfundoi takimi me fitore tė mysafirėve. 

    Skuadra tjetėr pretendente pėr Scudetto, Roma, ka barazuar nė Stadio Olimpico me rezultat 1-1 kundėr Napolit, me golat e Aquilanit (29’) pėr kryeqytetasit dhe Hamsik (55’) pėr napolitanėt. 

    Ekipi tjetėr nga kryeqyteti italian, Lazio, ka shėnuar fitore tė thellė 4-1 nė udhėtim kundėr Cagliarit. Atalanta dhe Catania kanė shėnuar fitore minimale, 1-0, nė shtėpi kundėr Sienas dhe Genoas, respektivisht. 

    Chievo, e rikthyer nė elitėn e futbollit italian, e ka mposhtur Regginan me rezultat 2-1, ndėrsa Torino ka fituar kundėr skuadrės tjetėr tė inkuadruar nė Serie A, Lecces me rezultat 3-0. 

    Takimi i fundit i kėtij fillimsezoni tė Serie A, qė konsiderohet edhe si derbi i javės sė parė, do tė zhvillohet nė orėn 20:30 ndėrmjet Fiorentinės dhe Juventusit.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Serie A- Java e parė

    Mesazh nga Leriona prej 1st September 2008, 01:48

    Serie A- Java e parėE diel, 31 gusht 

    Fiorentina 1 - 1 Juventus
    AC Milan 1 - 2 Bologna
    AS Roma 1 - 1 Napoli
    Atalanta 1 - 0 Siena
    Cagliari 1 - 4 Lazio
    Catania 1 - 0 Genoa
    Chievo 2 - 1 Reggina
    Torino 3 - 0 Lecce

    E shtunė, 30 gusht

    Sampdoria 1 - 1 Inter Milan

    Udinese 3 - 1 Palermo

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Gilardino i kėnaqur me golin

    Mesazh nga Leriona prej 1st September 2008, 11:32

    Sulmuesi i Fiorentinės, Alberto Gilardino, ka shėnuar njė gol tė rėndėsishėm nė minutat e fundit tė ndeshjes (89’), nė stadiumin Artemio Franchi, pėr t’i sjellė njė pikė ekipit tė tij nė ndeshjen derbi tė javės sė parė nė Serie A, pėrballė Juventusit.

    “Ndjehem mirė fizikisht dhe psikologjikisht. Ndjej njė vetėbesim tė madh nga adhuruesit, bashkėlojtarėt dhe trajneri. Ėshtė keq pasi qė kisha edhe disa raste tė tjera, tė cilat po t’i kisha shndėrruar nė gola do ta kishim fituar ndeshjen”, ka shtuar italiani.

    Nė ndeshjen e mbrėmshme, bardhezinjtė e Juventusit kaluar nė epėrsi pas 39 minutash lojė me golin e Pavel Nedved, ndėrsa vendasit arritėn tė barazojnė njė minutė para fundit tė kohės sė rregullt tė ndeshjes, me anė tė ish-sulmuesit tė Milanit.

    Gilardino ėshtė pėrfshirė nė ekipin kombėtar tė Italisė, nga trajneri i rikthyer Marcello Lippi, pėr ndeshjet e radhės kualifikuese pėr Botėrorin 2010, atė kundėr Qipros dhe Gjeorgjisė.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Quaresma mё nё fund nё Inter

    Mesazh nga Leriona prej 1st September 2008, 11:34

    Anёsori i Portos, Ricardo Quaresma, do tė nėnshkruajė kontratė pesėvjeēare me Interin, pasi qё dy klubet arritėn marrėveshje nё ditёn e fundit tё afatit kalimtar.

    Portugezi do t’i kalojё testet mjekėsore gjatё tё hёnёs dhe do tё kompletojё kalimin tek kampioni i Serie A, derisa nё anёn tjetėr do tё lėvizё Pele, si pjesё e marrėveshjes.

    24-vjeēari ёshtё lidhur me njё kalim nё Iner gjatё gjithё verёs, dhe transferimi i tij pėrfundimisht u realizua, pёr tё cilёn thuhet se nerazurёn kanё harxhuar 22 milionё euro si dhe kanё dhenё nё shkėmbim Pelen.

    “Ricardo Quaresma, do tё jetё lojtar i Interit, ndėrsa Pele i Portos. Transferimi ёshtё kompletuar dhe nё marrėveshje ёshtё pёrfshirё edhe Pele. Marrёveshja e arritur mes dy klubeve ёshtё nėnshkruar tё dielėn”, thuhet nё deklaratėn e kompanisё qё menaxhon Quaresman.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Tifozėt e Napolit, peng trenin. Policia, 7 tifozė u arrestuan

    Mesazh nga Leriona prej 2nd September 2008, 00:06

    Tifozėt e Napolit janė bėrė protagonistėt e javės sė parė tė Serisė A, duke rrėmbyer trenin e linjės pėr nė Romė dhe duke e shkatėrruar atė. 7 persona u arrestuan, ndėrkohė qė dėmet kapin shifrėn e 500 mijė eurove. Vendimi i parė i autoriteteve ishte ndalimi i transfertave pėr tifozėt napoletanė. 


    ITALI- Nis me probleme java e parė e Serisė A, teksa tifozėt e Napolit kanė marrė peng njė tren pėr tė shkuar nė Romė, nė kuadėr tė sfidės qė skuadra e tyre do tė luante ndaj asaj vendase. Ultrasit napoletanė hipėn nė trenin e linjės pa bileta dhe refuzuan t’i paguanin ato. Kjo bėri qė policia t’u kėrkonte pasagjerėve tė tjerė tė zbrisnin, ndėrsa treni arriti nė Romė me disa orė vonesė. Gjatė rrugės tifozėt e kanė shkatėrruar atė nė njė masė qė shkon deri nė 500 mijė euro dėme, ndėrkohė qė policia njoftoi arrestimin dhe mė pas lirimin e tė paktėn 7 tifozėve, tė cilėt pėrveē akteve tė dhunės, u kapėn me armė tė ftohta. Tifozėt shkaktuan rrėmuja edhe nė kryeqytet, ndėrsa policia qėndroi nė gatishmėri deri nė fund tė ndeshjes. Autoritetet njoftuan dėme tė mėdha nė trenin nga Roma nė Napoli, ē’ka e bėri akoma mė tė rėndė ngjarjen. Vendimi i parė i kėtyre incidenteve ėshtė ndalimi i transfertave pėr napoletanėt. Njė gjė e tillė ishte menduar edhe pėr ndeshjen me Romėn, por nė momentet e fundit u vendos qė tifozėt tė lejoheshin tė futeshin nė stadium. Incidentėt nė javėn e parė tė Serisė A janė dėnuar nga tė gjithė drejtuesit e futbollit italian, ndėrsa autoritetet njoftuan se tashmė janė identifikuar autorėt. 

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Ronaldinjo “show”, por Milan e nis me disfatė

    Mesazh nga Leriona prej 2nd September 2008, 00:52

    Duhet tė ishte dita e spektaklit dhe prania e Berluskonit nė tribunėn VIP e vėrtetonte kėtė. Nė tė vėrtetė notat e spektaklit nuk kanė munguar, por nė fund Milani ėshtė detyruar tė dalė nga fusha e lojės i mundur nga njė skuadėr qė kėtė vit ėshtė rikthyer nga Seria B. Nė ditėn e debutimit tė Ronaldinjos, Zambrotės, Flaminisė si edhe rikthimit tė Shevēenkos, kuqezinjtė kanė qenė vėrtetė tė pafat, teksa kanė shpėrdoruar si rrallė herė, njė mori rastesh pėr tė shėnuar. Nė krahun tjetėr, bolonjezėt kanė patur vetėm dy mundėsi, duke i realizuar tė dyja dhe duke triumfuar 2-1. Nė fillim me Marko Di Vaion, qė hapi serinė e golave, ndėrsa nė pjesėn e dytė ishte Valiani ai qė mposhti Abiatin me njė supergol nga kufijtė e zonės. Por, kryefjala e ditės sė djeshme ishte Ronaldinjo. Ndoshta jo nė kondicionin mė tė mirė fizik, por braziliani ishte i aftė tė fitonte menjėherė zemrat e tifozėve. Finte, pasime, driblime dhe gjuajtje, e bėnė ish-lojtarin e Barcelonės idhullin e ri tė “San Siros”. Ishin tė paktėn katėr pasime tė arta tė brazilianit, qė lojtarė si Inzagi, Sedorf e Shevēenko, nuk arrinin t’i shfrytėzonin edhe pse ishin shumė pranė portės. 
    Ronaldinjo 
    Pavarėsisht humbjes, Ronaldinjo ėshtė parė i qeshur nė fund tė ndeshjes. “Por, nuk mund tė jem aspak i kėnaqur, pasi kemi humbur. Megjithatė, ėshtė vetėm ndeshja e parė, mund tė rekuperojmė gjithēka duke punuar. Kemi njė skuadėr tė madhe”, deklaroi braziliani nė fund tė ndeshjes. Ronaldinjo dje luajti nė rolin e njė fantazisti, nė krahun e majtė tė sulmit. “Nuk kam asnjė problem, kam luajtur shpesh si nė qendėr ashtu edhe nė tė majtė”, shprehet ai. “Sot luajtėm mirė nė pjesėn e dytė, patėm disa raste pėr gol, por pėr fat tė keq nuk i shfrytėzuam”, shtoi braziliani. 
    Ndeshjet 
    Seria A edhe kėtė sezon nisi me njė seri surprizash, pikė sė pari me Milanin dhe Romėn. Verdhekuqtė e nisin ndeshjen e djeshme ndaj Napolit me njė nderim pėr ish-presidentin Franko Sensi dhe mė pas arritėn tė shėnonin qė nė pjesėn e parė me njė gol tė bukur tė Akuilanit. Por, nė tė dytėn Napoli barazpeshoi gjithēka me Hamsik edhe pse kishte mbetur me 10 futbollistė. Fitore edhe pėr Atalantėn nė fushėn e saj ndaj Sienės, ndėrsa Kievo mposhti 2-1 Rexhinėn. Torino nuk hasi asnjė problem nė fushėn e vet pėrballė Leēes, ndėrsa Lacio arriti njė fitore tė bujshme 4-1 nė fushėn e Kaljarit.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Ancelotti te Roma, Spalletti te Juventus

    Mesazh nga Leriona prej 4th September 2008, 00:18

    Sipas Tuttosport, Carlo Ancelotti dėshiron tė largohet nga skuadra e Milanit nė fund tė kėtij sezoni pėr tė kaluar te Roma, ndėrkohė qė trajneri aktual i Giallorosėve, Luciano Spalletti, mund ta zėvendėsojė Claudio Ranierin te Juventus.

    Pasi loja e Milanti ėshtė “vjetruar”, pritej largimi i Carlettos qė nė fund tė sezonit tė kaluar. Megjithėse ai vendosi tė qėndronte, Tuttosport raporton se pavarėsisht se ēka do tė shfaqė Milani kėtė sezon Ancelotti do tė largohet nga San Siro.

    Sfida e re e Ancelottit besohet tė jetė skuadra e tij e zemrės, Roma, pėr tė cilėn ka luajtur tetė sezone duke fituar Scudetton dhe katėr trofe tė Coppa Italia.

    Kalimi i Ancelottit te kryeqyteti italian, do ta shtynte Spalletin drejt Zonjės sė Vjetėr. Spalletti admirohet nga hierarkia e Bianconerėve, tė cilėt kanė dyshimet e tyre pėr mbajtjen e Ranierit.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Serie A, shpenzime tė mėdha nė merkato

    Mesazh nga Leriona prej 8th September 2008, 02:18

    Merkato verore e Serisė A pėr kėtė sezon tė ri ka kapur shifrėn e 768,4 milion eurosh, njė shifėr rreth 100 milion dollarė mė shumė.


    Dy skuadrat e Milanos kryesojnė klasifikimin e shpenzimeve mė tė mėdha pėr kėtė sezon. Pas disa vitesh kur kampionati italian dukej se kursente nė kėtė vit presidendėt e klubeve italiane kanė hapur portofolėt.

    Nė krye tė klasifikimit ėshtė presidenti i Interit Masimo Morati i cili ka shpenzuar vetėm nė merkaton verore 120 milion euro, njė pjesė e kėtyre parave ka shkuar edhe pėr tė mbajtur sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic pėr tė mos shkuar te Reali i Madridit.

    11 milion euro shtesė kanė bindur suedezin e Interit pėr tė mos u larguar dhe nė tė njėjtėn kohė e ngjisin nė krye tė klasifikimit si mė tė paguarin. Pas Moratit vjen Berluskoni i cili nė kėtė sezon te Milani ndėr tė tjerė ka blerė Ronaldinjon dhe Shevcenkon. Nė vendin e tretė renditet Juventusi.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Roma dhe Fiorentina pas Podolskit

    Mesazh nga Leriona prej 9th September 2008, 02:18

    Sipas Corriere dello Sport, dy skuadrat nga Serie A, Roma dhe Fiorentina, i janė bashkuar garės pėr tė fituar shėrbimet e sulmuesit tė Bayern Munichut, Lukas Podolski.

    Podolski nuk ėshtė i lumtur me minutazhin e tij te Bayern, prandaj qėndrimi i tij nė Allianz Arena ėshtė vėnė nė pikėpyetje.

    “Nuk do tė kisha nėnshkruar kurrė me Bayernin po ta dija se gjėrat do tė shkonin kėsisoji. Do tė bėhem futbollist i keq nėse vazhdoj tė qėndroj nė stol. Kjo ėshtė e tepėrt! Nuk jam duke bėrė asnjė progres”, kishte thėnė Podolski.

    Derisa Real Madrid, kishte bėrė menjėherė njė lėvizje pėr tė siguruar shėrbimet e gjermanit nė janar, atyre u janė bashkėngjitur edhe dy skuadrat nga Kampionati italian, Roma dhe Fiorentina.

    Giallorosėt e kanė mundėsinė mė tė mirė pėr ta transferuar sulmuesin, pasi edhe ai edhe agjenti i tij kishin thėnė mė herėt se u pėlqen Roma.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Kohe rikthimesh ne Serie A

    Mesazh nga Leriona prej 9th September 2008, 02:21

    Kaka, Boriello, Vieira, Cordoba dhe Totti pritet te plotesojne radhet e skuadrave pretendente, te cilat nuk e kane nisur pozitivisht seronin e ri.


    Milan

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti mund te marre fryme lirisht pasi ne skuadren e tij do rikthehen dy lojtare te rendesishem. Kaka dhe Borriello jane te gatshem te vihen nen urdhrat e teknikut italian, i cili e ka nisur sezonin e Serie A me nje humbje ne shtepi. Po keshtu, Ancelotti do kete nje zgjedhje me shume edhe ne mbrojtje, pasi zviceriani Senderos mund te zbrese ne fushe qe nga minuta e pare ne ndeshjen kunder Xhenoas.

    Inter

    Lajme te mira vijne edhe nga kampi i Interit ku Ricardo Quaresma mund te luaje qe nga minuta e pare ne ndeshjen ndaj Katanias, ndersa kolumbiani Ivan Cordoba e ka kaluar demtimin qe e ka mbajtur per 7 muaj larg fushave. Nderkohe, ne dyshim eshte francezi Patrick Vieira, i cili nuk kerkon te kaloje me shpejtesi fazat e rekuperimit.

    Roma

    Nje tjeter skuader pretendente, Roma, po pret te shikoje ne fushe kapitenin Totti. Lojtari verdhekuq po ben gjithcka per te qene i gatshem per ndeshjen delikate ndaj Palermos. Ai ka braktisur palestren duke filluar stervitjen intensive me top ne Trigoria bashke me brazilianin Rodrigo Taddei. Ky eshte nje lajm lehtesues per trajnerin Spalleti, skuadra e te cilit e pa veten ne veshtiresi ne ndeshjen hapese te sezonit kunder Napolit.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Dėnohen tifozėt e Napolit. Mbyllet pjesa e ultrasve

    Mesazh nga Leriona prej 9th September 2008, 02:34

    Stadiumi i Napolit ėshtė dėnuar me mbylljen e dy prej tribunave kryesore pėr shkak tė incidenteve me Romėn nė javėn e parė. Vendimi i gjykatėsit sportiv ndalon hyrjen e tifozėve ultras deri mė 31 tetor.

    ITALI- Tifozėt ultras tė Napolit nuk do tė lejohen tė hyjnė nė stadium pėr dy muajt e ardhshėm. Pas incicenteve nė ndeshjen me Romėn njė javė mė parė, gjykatėsi sportiv ka vendosur mbylljen moslejimin e tifozėve nė pjesėn e ultrasėve deri mė 31 tetor si edhe njė shumė prej 10 mijė eurosh pėr klubin. Nė kėtė mėnyrė, stadiumi “San Paolo” do tė ketė tė mbyllura tribunat A dhe B pėr ndeshjet me Fiorentinėn, Palermon, Juventusin dhe Rexhinėn. Vendimi i rėndė nė adresė tė klubit napoletan ka ardhur pėr shkak tė problemeve tė hasura nė javėn e parė tė Serisė A. Pėrvecse morėn peng njė tren nga Napoli nė Romė, ata hodhėn vazhdimisht sende tė forta nė stadiumin “Olimpiko”, duke krijuar njė gjendje tė vėshtirė pėr vazhdimin e ndeshjes. Veē kėsaj, disa karabinierė dhe tifozė tė Romės mbetėn tė plagosur lehtė nga hedhja e gurėve dhe e shisheve nė adresė tė tyre. Nė vendimin e tij, gjykatėsi i ka quajtur tejet tė rėnda veprimet e tifozerisė sė organizuar, veprime qė nė disa momente i afrohen edhe sjelljes kriminale.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema De Rossi: Harroni anglezėt, Pirlo ėshtė mė i miri

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 18:06

    Heroi i mbrėmshėm i italianėve, Daniele De Rossi, e ka falėnderuar Marcello Lippin i cili e ka krahasuar atė me Frank Lampard dhe Steven Gerrard, mirėpo ka thėnė se dyshja angleze nuk janė asgjė nė krahasim me mesfushorin mė tė mirė nė botė, Andrea Pirlo.

    “Daniele tanimė ėshtė njėri nga mesfushorėt mė tė kompletuar nė botė. Ai ėshtė nė nivel tė ngjashėm me Frank Lampardin ose Steven Gerrardin”, kishte thėnė Lippi. 

    “E falėnderoj trajnerin pėr komplimentet. Lojtari i Liverpoolit (Gerrard) ėshtė njė lojtar i klasit botėror dhe unė punoj ēdo ditė tė bėhem si ai. Mund tė flasim pėr mesfushorėt anglezė, mirėpo Andrea Pirlo mbetet mė i miri”, pėrfundoi De Rossi.

    Sponsored content

    Tema Re: Lajme - Serine A

    Mesazh nga Sponsored content Today at 12:34


      Ora ėshtė 7th December 2016, 12:34