KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Letersi

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letersi

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:46

    Letersia shqiptareNė fillimet e letėrsisė shqiptare janė veprat e Marin Barletit ("Historia e Skėnder-beut", 1508) dhe tė humanistėve tė tjerė, tė botuara latinisht. Libri i parė shqip ėshtė "Me-shari" (1555) i Gjon Buzukut. Letėrsia e vjetėr pėrfaqėsohet nga vepra fetare, por qė ishin shpre-hje e qėndresės kundėr sundimit osman. Autorėt mė tė rėndėsishėm ishin Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani dhe te arbėreshėt e Italisė Lekė Matrėnga e Jul Variboba. Nė shek. XVIII-XIX lindi rryma e bejtexhinjve, e ndikuar nga i letėrsia orientale, por nė veprat e poetėve mė tė shquar kishte edhe tema laike e nota shoqėrore (Hasan Zyko Kamberi, Nezim Frakulla, Zenel Bastari etj).

    Letėrsia e re kombėtare nis afėr mesit tė shek. XIX lidhur me lėvizjen e gjerė pėr glirimin nga sundimi I huaj dhe prandaj quhet letėrsia e Rilindjes Kombėtare. Ajo pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė tė mbisundoi romantizmi, bashkėkohės me romantizmin europian. U lėvrua sidomos poezia. Kjo ishte njė letėrsi me frymė demokratike e popullore, tema themelore ishte dashuria por atdheun, evokimi i tė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirim kombėtar e shoqėror. Te arbėreshėt e Italisė u shquan Jeronim De Rada me poemėn "Kėngėt e Milosaos" (1836) e njė varg veprash tė mėdha poetike, Gavril Dara i Riu me poemėn "Kėnga e Sprasme e Balės", Franēesk Anton Santori, Zef Serembe etj.
    Poeti i madh kombėtar i kėsaj periudhe ėshtė Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsia" (1886), i "Historisė sė Skėnderbeut" nė vargje dhe i shumė krijimeve tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė poeti lirik e satirik Andon Zako Ēajupi ("Baba Tomori", 1902), poetėt Ndre Mjeda, Aleksandėr Stavėr Drenova (Asdreni), novelisti Mihal Grameno etj.
    Pas shpalljes sė Pavarėsisėi (1912) letėrsia e zhvilloi mė tej frymėn atdhetare tė Rilindjes Kombėtare dhe nė vitet 20-30 thellohet realismi, karakteri demokratik, problematika shoqėrore. Pėrfaqėsues i shquar i rrymės demo-kratike ėshtė Fan Noli, figurė politike por edhe poet, publicist e pėrkthyes. Lirik i njohur i kohės ėshtė Lasgush Poradeci. Nga ana tjetėr njė figurė qendrore e letėrsisė dhe e publiēistikės ishte At Gjergj Fishta. Ndėr prozatorėt janė romancierėt Ndoc Nikaj, Foqion Postoli dhe Haki Stėrmilli. Kulmin e realizmit kritik, me pasqyrimin e gjendjes sė masave mė tė varfėra dhe me theks tė fortė tė revoltės shoqėrore e shėnon krijimtaria nė poezi dhe nė prozė e Migjenit ("Vargjet e lira", 1935). Faik Konica ndėrkohė ishte njė kritik letrar me veprimtari shumė tė zgjeruar publiēistike qė ndikoi jo pak nė kėtė letėrsi.
    Njė etapė cilėsisht e re nė letėrsinė shqiptare zė fill nė vitet e Luftės ANĒ dhe mori zhvillim tė plotė pas Ēlirimit si letėrsi e realizmit socialist. Nė shtypin ilegal, si shprehje e qėndresės antifashiste, u lėvrua njė letėrsi revolucionare, kryesisht poezia qytetare e patriotike. Poema satirike "Epopeja e Ballit Kombėtar" (1944) e Shefqet Musarajt ėshtė krijimi mė i shquar i kėsaj kohe.
    Pas Ēlirimit pothuajse e tėrė letėrsia ishte e kontrolluar nga ēensura e shtetit. Hapėsirat nė cilat shtrihej letėrsia e asaj kohe ishin tė ngushta dhe plot rezik pėr autorėt. Shumė prej tyre si Kasem Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Petro Marko e tė tjerė u dėnuan nga Partia nė fuqi. Shkrimtarė tė tjerė si Ismail Kadare, Jakov Xoxa e plot tė tjerė shkruanin tė vertetat e tyre tė fshehura pas njė sensi tė dyzuar. Megjithatė edhe gjatė periudhės sė Socializmit lindi dhe u zhvillua njė letėrsi e mirėfilltė e cila edhe pse nėn ēensurė, krijoi dhe u konfirmua. Nė vitet e fundit tė agonisė socialiste edhe letėrsia filloi tė shfaqej mė hapur dhe tė mbante njė qėndrim kritik herė hapur e herė tė nėnkuptuar. Pas diktaturės letėrsia shqiptare pati njėfarė mpirjeje. Brezi i ri i shkrimtarėve solli njė frymė tė re realiste sidomos nė poezi. Liria nė shkrim solli njė dyndje veprash letrare, por vetėm pak prej tyre ishin tė njė niveli tė pėlqyeshėm. Peshėn mė tė madhe e mbajtėn akoma shkrimtarėt e periudhės sė Pas Luftės. Shkrimtarė si Diana Ēuli, Visar Zhiti, Besnik Mustafaj, e plotė tė tjerė vezulluan nė kėtė periudhė. Nė poezi u shquan Mimoza Ahmeti dhe ndėr mė tė rinjtė Etvin Hatibi.
    Vlen tė pėrmendet qė periudha e Post Diktaturės pati vlera tė veēanta sidomos pėrsa i pėrket ribotimit tė veprave qė ēensura komuniste i kishte ndaluar apo i kishte cunguar. U botuan tė plota veprat e rilindėsve, e Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit etj. U botuan veprat e ndaluara dhe tė dėnuara gjatė sundimit komunist tė shkrimtarėve Petro Marko, Pjetėr Arbnori, Fatos Lubonja, Kasėm Trebeshina, Dhimitėr Xhuvani, Visar Zhiti e shumė tė tjerė.
    qiptare
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letėrsia e Vjetėr

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:49

    Letersia e vjeter shqiptare-Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nisur nga qėllime atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra mėsimore e didaktike, si: 
    "Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
    Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
    Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė "Historia e Skėnderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
    Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
    Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
    Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės. 
    Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
    Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj. 
    Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
    Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
    Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letėrsia e Bejtexhinjve

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:51

    Letėrsia e Bejtexhinjve--Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
    Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
    Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
    Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to. 
    Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
    Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.
    Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
    Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.

    Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
    Po na shtrydhin porsi rrush,
    bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
    me vner shpirti u mbush.
    Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
    Pa opinga, zbathė e zhveshė;
    vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
    si katilėt rrinė tue qeshė.

    Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
    Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
    Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
    Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė. 
    Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt. 
    Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letėrsia e Rilindjes

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:52

    Letėrsia shqiptare e Rilindjes Kombėtare lindi dhe u zhvillua si pjesė e pandarė e lėvizjes politiko-shoqėrore e kulturore pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha e huaj. Kjo lėvizje, qė nis nga mesi i shekullit XIX dhe arrin deri nė vitin 1912, quhet Rilindje Kombėtare, prandaj edhe letėrsia e kėsaj periudhe quhet letėrsi e Rilindjes Kombėtare. Kjo ėshtė kryesisht njė letėrsi patriotike me frymė demokratike e popullore. Tema kryesore e saj ishte dashuria pėr atdheun dhe popullin, evokimi i sė kaluarės heroike dhe lufta pėr ēlirimin kombėtar e shoqėror.
    Kushtet historike qė pėrcaktuan zhvillimin e saj, ishin kryengritjet e vazhdueshme kundėr pushtuesve osmane, lufta pėr pavarėsi dhe pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė vendit nga synimet grabitqare tė imperialisteve dhe tė qarqeve shoviniste fqinje.
    Letėrsia e Rilindjes pati njė drejtim iluminist e nė periudhėn e fundit edhe vepra realiste, por nė thelbin e vet ajo ishte njė letėrsi romantike. Nė veprat mė tė, mira tė saj u shprehen ideale tė larta kombėtare, malli dhe dashuria e zjarrtė pėr mėmėdheun, krenaria pėr tė kaluarėn e lavdishme tė popullit shqiptar dhe ėndėrra pėr ta parė Shqipėrinė e lirė, tė pavarur e tė lulėzuar. 
    Figura mė e shquar e kėsaj periudhe ėshtė padyshim, Naim Frashėri, autor i poemės "Bagėti e Bujqėsi„ i "Historisė sė Skėnderbeut„ dhe i shumė poezive tė tjera patriotike, lirike e filozofike. Figura tė tjera tė shquara janė Jeromim De Rada, A.Z.Cajupi, Gavril Dara i Riu, Ndre Mjeda, Asdreni etj.
    Letėrsia e Rilindjes shėnon njė etapė tė re nė historinė e letėrsisė shqiptare. Ajo shėnon kalimin nga letėrsia me brendi fetare e karakter didaktik, nė letersinė e re shqiptare, nė letėrsinė e mirfilltė artistike, duke hedhur nė tė njėjtėn kohė edhe bazat e gjuhės sonė letrare kombėtare.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letėrsia e Pavarėsisė

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:53

    Letėrsia e Pavarėsisė-Nė vėshtrimin e shndėrrimeve letrare kapėrcyelli i shekullit tė 20 ėshtė njė kohė veēanėrisht e shėnueshme. Mė 1900 vdes Naim Frashėri. Po nė kėtė vit Fishta boton shkrimet e para, kurse vetėm njė vit mė parė lind Lasgush Poradeci, poeti mė i madh modern shqiptar. Pra, me mbarimin e shek. XIX pėrmbyllet letėrsia e Naimit dhe njė periudhė e letėrsisė shqiptare. Kėtu ėshtė njė prerje ndėrmjet letėrsisė sė Naimit (romantike) dhe letėrsisė qė nis me brezin e 1900-shit, ku hyjnė Konica, Fishta, Ēajupi, Asdreni, Noli e M. Frashėri me njė letėrsi joromantike. Tė parėn e karakterizon ideja kombėtare, kurse tė dytėn ideja shoqėrore apo ideja njerėzore. Kjo e dyta ėshtė periudha e letėrsisė sė pavarėsisė qė do tė zotėrojė ngadalė katėr dhjetėvjeēarėt e parė tė shekullit XX.

    Nė vėshtrimin kulturor-historik e nė vėshtrimin strukturor, letėrsia e pavarėsisė nis nė fund tė shekullit tė kaluar me Konicėn, kur shfaqet njė model shkrimi kritik, i ndryshėm nga shkrimi i mėhershėm himnizues, dhe zhvillohet me poezinė e Lasgush Poradecit qė kėrkon forma tė reja, gjuhė tė re poetike dhe efektin estetik tė letėrsisė, qė ndėrton nė thellėsinė e vet identitetin e botės shpirtėrore shqiptare. 

    Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare ėshtė njė periudhė letrare qė vjen pas periudhės sė Rilindjes qė kurorėzohet me letėrsinė e Naim Frashėrit. Kjo periudhė letrare shkallė-shkallė ngre dallimet me letėrsinė pararendėse dhe forcon karakteristikat e veta ideore e strukturore. 

    Pėrurues dhe nismėtar i kėsaj periudhe ėshtė Faik Konica me Albaninė e tij (1897-1909), ku boton autorėt e 1900-ės, madje dhe komenton kėtė letėrsi tė re nė revistėn e tij. Kėshtu, Konica bėhet edhe teoriku e kritiku i parė dhe i pakontestueshėm i kėsaj letėrsie. Nė njė artikull tė vitit 1906, "Kohėtore e letrave shqipe", si dhe nė interpretimet e veprave tė Ēajupit, Asdrenit, Nolit e Gurakuqit, Konica vėren se letėrsia e re lirohet nga zotėrimi i ideologjisė kombėtare tė romantizmit. Kjo letėrsi artikulon dallimin ndėrmjet veprimit atdhetar dhe krijimit letrar estetik. Prandaj Letėrsia e Pavarėsisė, qė nė nismė, shqipton kėrkesėn e krijimit tė letėrsisė si vlerė mė vete, pa marrė parasysh qėllimin. Nė anėn tjetėr, edhe qėllimi fillon tė pretendohet qė tė arrijė nėpėrmjet frymės kritike e jo frymės himnizuese, si dhe brendapėrbrenda shoqėrisė shqiptare dhe shpirtit tė kombit. 

    E shfaqur qoftė si trashėgimi e simbolizmit (Asdreni, Lasgushi), qoftė si realizėm me frymė kritike (Ēajupi, Noli) qoftė nė trajtė neoklasiciste (Fishta, Mjeda, Haxhiademi) apo nė trajta tė papara tė modernizmit nė prozė (Koliqi, Migjeni, Kuteli), Letėrsia e Pavarėsisė shqiptare, qė zotėron gjysmėn e parė tė shekullit XX ka dy karakteristika themelore: 

    Krijimin e trajtave e tė strukturave tė reja letrare
    Krijimin e vetėdijes (ndėrgjegjes) letrare qė letėrsia ėshtė krijim i veēantė estetik pa marrė parasysh qėllimet. Kjo dėshmohet me veprat letrare dhe me interpretimin e tyre letrar.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Letersi Empty Letėrsia e Moderne

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:54

    Letėrsia e Moderne-Pas Luftės sė Dytė Botėrore letėrsia shqiptare eci nė njė rrugė mjaft tė vėshtirė e komplekse. Karakteristikė kryesore e kėsaj periudhe ėshtė shkėputja jo e natyrshme e letėrsisė nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishėm, po ashtu jo i natyrshėm, qė ushtroi mbi tė pėrvoja krijuese e metodės sė realizmit socialist. Veēoria tjetėr, mbase mė e rėndėsishme dhe me pasoja mė tė rėnda, ėshtė se letėrsia shqiptare do tė zhvillohej e ndarė nga njė kufi politik brutal dhe kufizimet e njė regjimi diktatorial. Kėshtu do tė kemi: letėrsi tė zhvilluar brenda kufirit tė shtetit shqiptar; tė shqiptarėve nė pėrbėrje tė ish Jugosllavisė, kryesisht nė Kosovė dhe nė Maqedoni, si dhe tė shqiptarėve tė diasporės.
    Kėto karakteristika ndikuan fuqishėm nė rrjedhėn e letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi, si dhe nė fizionominė, strukturėn artistike apo frymėzimin tematik tė saj. Gjatė katėr dhjetėvjetėshave tė parė tė shekullit XX e sidomos gjatė viteve '20 e '30 letėrsia shqiptare pari njė zhvillim tė hovshėm dhe tė gjithanshėm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare tė botuara, tė cilat u ngritėn nė njė shkallė mė cilėsore artistike, duke krijuar premisat pėr njė komunikim mė tė afėrt me pėrvojat e pėrgjithshme letrare nė Evropė. Pėrmes shkrimtarėve tė talentuar, tė shkolluar nėpėr qendra tė ndryshme tė Evropės, nė letėrsinė shqiptare filloi tė depėrtojė fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmėrive tė reja krijuese letrare tė kohės. Siē dihet, gjatė kėtij harku kohor shkrimtarė tė mėdhenj tė letėrsisė shqiptare, si: Fishta, Konica, Noli, Poradeci, Koliqi, Migjeni, Kuteli, shėnuan disa nga kulmet mė tė larta tė letėrsisė shqiptare, nė llojet dhe zhanret e gjinive tė ndryshme. Nė kėtė kontekst letrar llojet e gjinisė lirike do tė jenė ato qė pėrparojnė, por njė hov tė dukshėm do tė marrin
    edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritė letrare. 


    Krejt ky fluks i pasur krijuesish tė talentuar tė moshave tė ndryshme, tė nxitur dhe tė mbėshtetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave tė ndryshme, do tė vazhdojė, thuajse po me kėtė ritėm dhe gjatė pjesės sė parė tė viteve '40.
    Pėr ēudi, jehona e hovit tė tillė krijues nuk u ndėrpre menjėherė pas pėrmbysjes sė pushtimit nazist dhe vendosjes sė pushtetit komunist. Pati njė tolerancė gjatė ditėve tė para tė pushtetit tė ri ndaj frymės sė lirė, liberale nė krijimtarinė artistike, e cila do tė vazhdojė ta ketė kėtė fat edhe pėr dy-tre vjet. Por siē dihet, tanimė nuk ishte mė ai rreth individualitetesh tė jashtėzakonshėm krijuesish tė viteve'30. Noli e Koliqi do tė vazhdojnė tė krijojnė nėpėr Evropė e Amerikė, por tė shkėputur totalisht nga letėrsia nė Shqipėri dhe pa kurrfarė ndikimi mbi tė. Lasgushi kishte pushuar sė krijuari. Migjeni dhe Fishta nuk ishin mė. Nga ky rreth kolosėsh tė letėrsisė shqiptare, vetėm Kuteli do vazhdojė tė jetė vazhdimi i natyrshėm i letėrsisė sė Pasluftės duke botuar sa herė i hiqej ēensura. Do tė vazhdojnė fare ndryshe krijimtarinė e nisur qė mė parė: Petro Marko, Vedat Kokona, Shefqet Musaraj, Fatmir Gjata, Sterjo Spasse, Nonda Bulka, Dhimitėr Shuteriqi etj. Nga poetėt qė krijuan nė vitet e para tė ēlirimit dhe qė krijimtaria e tyre pati jehonėn e entuziazmit kolektiv tė kėtyre viteve, janė: Aleks Ēaēi, Luan Qafėzezi, Llazar Siliqi etj.
    Kėshtu, pas luftės dhe gjatė viteve '50 do tė duket qartė orientimi i ri nė fushėn e letėrsisė shqiptare, si nė rrafshin tematik, dhe nė atė tė pėrvojave dhe tė metodave e prosedeve krijuese. Tematikisht letėrsia u pėrqėndrua kryesisht, nė jehonėn e lirisė sė fituar nga Lufta Nacionalēlirimtare, kurse ngjyrimi i aktualitetit dhe i botės reale u reduktua kryesisht nė bardhė e zi. Si pėrvojė shkrimi, veprat letrare tė kėsaj periudhe shpesh do tė qėndrojnė ndėrmjet gjuhės sė rrėfimit letrar dhe atij propagandistik. Kryesisht kėtė vulė proceduese kanė romanet e para gjatė viteve '50. Po kaq skematik ishte dhe mendimi kritik zyrtar i asaj kohe, qė do ta pėrkrahte kėtė
    letėrsi.
    Nga fundi i viteve '50, e sidomos me fillimin e viteve '60, pra pas njė dekade e gjysmė qė nga ēlirimi, do tė bėhen hapat e parė pėr ta nxjerrė nga ky shabllon letėrsinė shqiptare. Nė kėtė kontekst duhet pėrmendur, pikėrish viti 1958, kur Petro Marko do tė botojė romanin e tij tė parė "Hasta la Vista", qė sjell njė tjetėr tematikė nė romanin shqiptar, njė tjetėr frymė dhe ndjeshmėri nė paraqitjen e personazheve (tanėt dhe tė huajt). Dy vjet mė vonė ai do tė botoiė dhe romanin "Qyteti i fundit" me prirje pėr tė shmangur skematizmin. Pas tij Ismail Kadare boton romanin "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" (1962), qė, shtegun e paralajmėruar nga romanet e Petro Markos, do ta ngrejė nė njė nivel ndėrkombėtar.
    Pas romaneve tė dy autorėve tė pėrmendur, gjatė viteve '60, Jakov Xoxa do tė botojė romanin "Lumi i vdekur" qė, nga njė aspekt tjetėr procedura, do tė konsolidojė prirjen e romaneve shqiptarė, pėr tė kėrkuar rrugė tė reja nė paraqitjen e botės shqiptare. Pas Jakov Xoxės do tė paraqitet Dritėro Agolli me njė seri romanesh, Dhimitėr Xhuvani, Ali Abdihoxha, Skėnder Drini, Sabri Godo, Vath Koreshi etj., ndėrsa majėn e poezisė lirike do ta zenė Fatos Arapi, Ismail Kadareja dhe Dritėro Agolli, tė cilėt do tė ēelin njė rrugė tė mbarė dhe pėr njė brez poetėsh tė rinj tė talentuar si: Dhori Qiriazi, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Frederik Rreshpja, Natasha Lako etj.

    Sponsored content


    Letersi Empty Re: Letersi

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 28th March 2024, 17:01