KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    ESKILI

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    ESKILI Empty ESKILI

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 01:00

    Eskili ka pasur njė veprimtari shumė tė gjerė letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga tė cilat janė ruajtur tė plota: Lutėset, Persėt, Tė shtatė kundėr Tebės dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, qė janė pjesė pėrbėrėse tė trilogjisė Orestia(5) 
    Pėrveē tragjedisė Persėt, tė gjitha tė tjerat i kanė marrė subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave tė lashta, pėrmes tė cilave Eskili shprehu shpirtin e kohės, pėrplaset politike e shoqėrore, virtytet dhe krimet, sasionet njerėzore nė tėrė dritė-hijet e tyre, luftėn nė rrafshin fizolofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.


    Lutėset. Pėr nga ndėrtimi i thjeshtė dhe zotėrimi i pjesėve tė korit, e para nė vargun e tragjedive tė ruajtuara, mendohet tė jetė tragjedia "Lutėset". Nė themel tė veprės shtrohen dy probleme: ai i ndalimit tė martesės brenda fisit dhe ai i dashurisė si ligj i ripėrtėritjes sė gjinisė njerėzore.


    Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytė ėshtė TĖ SHTATĖT KUNDĖR TEBĖS(6), ku tregohet lufta pėr pushtet midis dy vėllezėrve Eteoklit dhe Polinikut, tė cilėt kishin rėnė nė marrėveshje tė qeverisnin Tebėn me rradhė. Vjen njė ditė dhe Eteokli vendos tė mos e ndajė pushtetin mė tė vėllanė. Atėherė, ky u drejtohet gjashtė prijėsve miq tė tij dhe vetė i shtat shkon t'i bjerė tė vėllait, Eteoklit. Tė dy vėllezėrit vriten nė pėrleshje me njeri-tjetrin.


    PERSĖT. Ėshtė njė nga veprat e hershme tė Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato qė njohim, qė e ka marrė subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike nė jetėn e Greqisė sė shekullit V p.e.r.
    Fitorja e grekėve kundėr persėve ėshtė jo vetėm fitorja e njė lufte tė drejtė, por edhe e demokracisė kundėr tiranisė sė Lindjes, e qytetėrimit tė ndritur helen kundėr prapambetjes dhe errėsirės qė mbulonte njė perandori pėrbindėshe e despotike.


    ORESTIA. Ėshtė e vetmja trilogji qė ėshtė ruajtur e plotė, e pėrbėrė nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "eumenidet". Subjekti i "Oresias" ėshtė mallkimi i fisit si pasojė e krimit tė kryer nga tė parėt. Ideja e autorit se krimi lind krimin pėrshkon tė gjitha ngjarjet e tragjedisė.


    Nė pjesėn e parė, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit nė atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti. Ėshtė pa dyshim pjesa mė e bukur e trilogjisė, e mbushur me atmosferė dramatike e kontraste tė fuqishme pas tė cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrės, e cila e pret tė shoqin me nderime tė mėdha.
    Nė njė vend tė tragjedisė "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se "… drejtėsia shpesh ndriēon / dhe nė shtėpitė plot me tym./ Ku zemrat kanė pastėrti/ Ndėrsa pallatet veshur ar,/ Dorė e pėrlyer qė i sundon,/ Ajo kthen sytė e i braktis".
    Idetė madhore demokartike e humane tė Eskilit shpalosen gjerė nė trilogjinė "Orestia" qė ėshtė njė nga gurėt mė tė ēmuar nė gjerdanin e letėrsisė botėrore. Gėtja tragjedinė "Agamemenoni" e ka cilėsuar "kryeveprėn e kryeveprave".


    Edhe nė tragjedinė e dytė, "koeforet", (gratė qė ēojnė nė varre vajra, verė etj.) spikat thellėsia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret tė ėmėn, Klitemnestrėn, dhe tė dashurin e saj Egistin, pėr tė marrė hakun e tė atit.
    Por pėrpara se tė ngrejė shpatėn t'i bjerė, ai stepet nga fjalėt e sė ėmės qė kėrkon mėshirė: Ndalo, o bir, nderoje kėtė gji/ Pėrmbi tė cilin gjumi shpesh tė zł/ Tek qumėshtin qė ty tė rriti, thithje.


    Nė pjesėn e tretė tė trilogjisė, nė "Eumenidet", rrihet ēėshtja rreth veprės sė kryer nga Oresti mėmėvrasės. Nė fillim na paraqitet hija e Klitemnestrės qė kėrkon shpagimin ndaj tė birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave tė hakmarjes, qė mbrojnė ligjet e gjakut nga ana e nėnės (matriarkatin). Hija kėrkon t'i zgjojė nga gjumi dhe tė mos e braktisin, por ta mbrojnė. Nė mėnyrė metaforike, Orestin e mundon dhe pėrndjek ndėrgjegja e vrarė. Ky ėshtė dėnimi mė i madh pėr tė, qė as nė ferr nuk do t'i ndahet.
    Por Oresti s'mbetet vetė, Ai ka nė anėn e tij hyun Apollon, qė mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Nė debatin e flaktė qė ndizet midis Apollonit dhe Erineve, pėr tė ndarė ēėshtjen, thirret hyjnesha Atenė, e cila i nderon tė dy palėt. Ajo e ka tė vėshtirė tė vendosė vetė, prandaj fton gjykatėsit mė tė mirė ta drejtojnė gjygjin. Votat ndahen baraz, sa pėr Orestin aq edhe pėr Erinet. Atena votėn e saj e jep pėr Orestin. Dhe me kėtė Oresti ēlirohet nga pėrndjekja e Erineve.


    Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetėm pėr madhėshtinė e saj si vepėr arti, por edhe pėr pasurinė e ideve dhe problemeve tė rrahur nė legjendat e saj, pėrmes tė cilave tragjediani i madh u ka bėrė jehonė ngajreve dhe problemeve tė mprehta poliktike e shoqėrore nė periudhėn e vendosjes sė shtetit demokratik skllavopronar.
    Eskili me tė drejtė ėshtė quajtur poeti i sė Drejtės, simbol i sė cilės nė mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.
    Ai ėshtė sa realist nė pasqyrimin e jetės, aq dhe romantik nė ėndrrėn e tij pėr njė jetė tė drejtė e tė virtytshme.
    Eskili ėshtė artist i madh. Me figurat e personazheve tė fuqishėm e me gjithcka tė bukur e tė madhėrishme qė kanė veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke nė njė lartėsi tė paparė ndonjėherė. Gjenia e tij ndikoi shumė te Sofokliu e Euripidi. Nė veprėn e Eskilit gėrshetohet nė njė haromoni tė plotė tragjizmi me skena tė njė lirizmi tė hollė poetik.
    Stili i Eskilit ėshtė i fuqishėm e i pasur me shprehje tė bukura, nė metafora e figura tė tjera tė guximshme, nė fjalė tė urta e aforizma, e sidomos nė fjalė tė pėrbėrė (kompozita). Shumė nga kėto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet qė ngrihen nga varri, profecitė e formulat magjike, po nė rradhė tė parė forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike tė heronjve na kujtojnė nė shumė anė tragjedianin e madh anglez Shekspirin pėr tė cilin Kadareja, vėren se nuk mund tė thuhet asgjė e sigurt se si do tė ishte ai pa Eskilin.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    ESKILI Empty Prometeu i Mbėrthyer (analizė)

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 01:01

    Prometeu i Mbėrthyer (analizė)-Tragjedia "Promoteu i mbėrthyer" ėshtė njė nga veprat mė madhėshtore tė Eskilit.
    Kjo tragjedi ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė trilogjie, dy pjesėt e tjera tė sė cilės Prometeu zjarrsjellės dhe Prometeu i ēliruar nuk janė ruajtur.
    Sipas mitit, Prometeu krijoi me baltė njeriun e parė, i cili me kohė, u shumėzua, Qe tė mos i linte nė mjerim dhe padije, shkoi te qerrja e zjarrtė e Diellit (Helios), vodhi njė shkėndijė tė cilėn e vuri nė njė kallam dhe kėtė burim tė zjarrit hyjnor ua solli njerėzve, Kjo e bėri Zeusin tė tėrbohet nga mėria, dhe tė urdhėrojė Pushtetin, Dhunėn dhe Hefestin ta mbėrthejnė Prometeun nė njė shkėmb nė malet e Skithisė nė Kaukaz. Kėtu fillon dhe veprimi i tragjedisė qė zhvillohet nė atė vis tė egėr e tė shkretė, ku nuk ka shkelur kėmbė njeriu.
    Dersa Prometeu ėshtė duke u ankuar pėr kėtė ndėshikm tė padrejtė, dėgjohet frushullima e flatrave tė nimfave oqeanide, qė vijnė nga larg pėr ta ngushėlluar sė bashku me babanė e tyre, Oqeanin, i cili i shpreh keqardhjen e heroit dhe orvatet ta bindė qė tė pajtohet me Zeusin. Por Prometeu pranon mė mire tė vuajė se sa t'i pėrulet tiranit. Oqeani largohet.
    Prometeu i tregon korit tė nimfave Oqeanide tė mirat qė i ka sjellė njerėzimit.
    Ndėrkaq vjen Ioja(1), viktimė e Zeusit, tė cilėn gruaja e tij, Hera, e kishte shndėrruar nė mėshqerrė dhe e kishte detyruar tė bridhte nėpėr botė pa gjetur kurrė prehje. Prometeu, i cili ishte i pajisur me dhuntinė profetike pėr tė njohur tė panjohurėn, i paraflet Iojės pėr vuajtjet e tjera qė ajo do tė heqė, dhe se si nga fisi i asaj do tė lindė njė hero shumė i fuqishėm, i cili do tė ēlirojė Prometeun nga vuajtjet. Kėtu krijohet nyja qė lidh tragjedinė me pjesėn e tretė tė trilogjisė Prometeu i ēliruar.
    Zeusi, i tėrbuar nga qėndrimi i paepur i titanit, dėrgon Hermesin pėr ta kėrcėnuar dhe detyruar t'I zbulojė tė ardhmen, por Prometeu hesht. Heshtja e tij shpreh mė shumė se ēdo fjalė urrejtjen pėr tiranin. Atėherė Zeusi nuk duron mė dhe e gjuan me rrufe Prometeun, i cili groposet bashke me shkėmbin ku ishte mbėrthyer, nė fund tė dheut.
    Tragjedia "Prometeu i mbėrthyer" ėshtė njė vepėr e mbushur me patosin e luftės pėr liri, me bukurinė e vetėflijimit:

    M'u dhimb gjithēka, veē vetja nuk m'u dhimb.

    Konflikti midis Prometeut dhe Zeusit ka njė kuptim tė thellė filozofik nė tė gjitha rrafshet e mendimit njerėzor. Eskili pėrmes tij goditi tragjikisht pėr vdekje obskurantizmin dhe tiraninė.
    Prandaj Prometeun e kanė quajtur "Shėnjtin dhe martirin mė fisnik nė kalendarin filozofik". Figura e heroit qė pranon mė mirė tė vuajė e tė durojė dhembjet mė tė tmerrshme, sa si t'i nėshtrohet Zeusit dhe ti shėrbejė si skllav, ėshtė dhėnė nė tėrė madhėshtinė dhe krenarinė e martirit kryengritės.
    Nė fjalėt e Oqeanideve qė i thonė heroit se kur tė ēlirohesh ti, do tė matėsh nė fuqi me Zeusin, poeti sheh mundesitė njerėzore pėr tė sfiduar qiellin. Eskili e ka zbritur prometeun hyj nė tokė, e ka humanizuar pėr tė simbolizuar me tė drejtėsinė, arsyen njerėzore kundėr arbitraritetit dhe pushtetit absolut tė hyjnive:
    Ta them haptazi: tė gjithė ju hyjni
    Tė qiellit ju urrej…

    I thotė heroi Hermesit.
    Zjarri prometean simbolizon arsyen, pėrparimin, dritėn qė do tė ndriēojė mendjen e njeriut dhe qė do ta bėjė atė tė vetėdijshėm pėr madhėshtinė e tij. Nė kėtė vėshtrim Prometeu ėshtė njė filozof iluminist. 
    Parashikimi i Prometeut se njė ditė do tė ēlirohet nga vargonjtė e Zeusit, qėndron nė besimin nė forcėn emancipuese tė pėrparimit, qė e ka burimin nga shkėndia qė ai i dha njerėzimit.
    Figura e Prometeut, e tė parit romantik tė madh nė letėrsinė evropiane, qė ėndėrron pėr ditė mė tė mira, kjo figurė, pėr fisnikėrinė dhe dashurinė e pakufishme qė ka pėr njerėzit, ėshtė njė nga mė madhėshtoret e mė tė bukurat nė galerinė e artit botėror.
    Dinjiteti dhe pėrmasat vigane tė Prometeut shquhen mė mirė nė sfondin e hyjnive tė tjera servile, qė i shėrbejnė qorrazi Zeusit tiran. Pushtetit dhe Hefestit, qė e mbėrthejnė nė pranga, heroi u thotė se ėshtė "… armik i Zeusit/ dhe i gjithė perėndive/ qė kėrrusin qafėn". Personazhe qė i binden pa asnjė luhatje, e madje me zell tė madh, vullnetit tė Zeusit, janė Pushteti, dhuna dhe Hermesi. Nė gojėn e tyre nuk i vihet asgjė e keqe Zeusit. Poeti, pėrmes personazheve tė tjera hyjni, ka mundur tė zbulojė gjendje psikologjike tė ndryshme nė mardhėnie me heroin. Hefesti i bindet urdhėrit tė Zeusit, por i dhimbset Prometeu ashtu siē i dhimbset edhe Oqeanit, veēse kėta nuk arrijnė tė kuptojnė se si mund tė guxojė ndokush tė ngrihet kundėr Zeusit.
    Ato qė ndiejnė njė dhembje me tė vėrtetė tė thellė pėr Prometeun janė nimfat Oqeanide, qė janė plotėsisht tė ndėrgjegjshme pėr karakterin despotik e mizor tė Zeusit.
    Por edhe Oqeanidet, duke parė vuajtjet e rėnda tė Prometeut, dhe pse u dhimbset, mundohen ta pajtojnė me Zeusin.
    Tragjedia ka njė ndėrtim tė thjeshtė; veprimi nė tė ėshtė i brendshėm, me kontraste qė zbulohen gjithnjė e mė mirė nė tėrė mprehtėsinė e tyre pėrmes njė debati tė ndezur, tė pasur nė ngjarje e legjenda sa tė bukura e poetike, aq edhe tragjike e tė dhimbshme pėr fatin e heronjve-viktima e tė pėrndjekur nga hyjnitė.

      Ora ėshtė 28th March 2024, 18:35