KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Analiza te veprave(Shqiptare)

    Share

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Analiza te veprave(Shqiptare)

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:14

    Postoni analiza te veparve nga shkrimtar shqiptar

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Jeronim De Rada

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:16

    Jeronim De Rada "Kėngėt e Milosaos"-------------------------------------------------Kėngėt e Milosaos ėshtė vepra e parė e De Radės dhe mė e njohura. Me kėtė poemė liroko-epike tepėr tė veēantė poeti afirmohej si individualitet i fuqishėm dhe origjinal. Skema e subjektit tė poemės ėshtė e njohur nė letėrsinė sentimentale dhe romantike, njė dashuri e kundėrshtuar nga mjedisi. Po kėrij motivi tė njohur De Rada i jep njė freski tė jashtėzakonshme. Thjeshtėsia nė dukje e fabulės dhe subjektit lind iluzionin pėr thjeshtėsi tė idesė. Nė tė vėrtetė, mesazhi i kėsaj vepre ėshtė kuptuar nė mėnyra tė ndryshme nga studjuesit: disa mendojnė se nė qendėr tė poemės ėshtė ideja patriotike, disa janė pėr idenė e dashurisė nė luftė me paragjykimet shoqėrore, tė tjerė thonė se qėndrore ėshtė ideja e afirmimit tė dashurisė si ide e madhe njerėzore. 
    Po tė analizojmė me kujdes veprėn, do tė shohim se ideja e luftės sė ndjenjės sė pastėr me paragjykimet e mjedisit ėshtė tepėr e fuqishme, ajo i pėrshkon tė gjitha kėngėt, ajo organizon konfliktin e protagonistėve me shoqėrinė dhe me rethanat, kurse ideja patriotike rrjedh nė vepėr mė tepėr si rrymė e nėndheshme, e cila, megjithatė, njeh shpėrthime tė fuqishme e tronditėse. Edhe kjo ide bėhet bazė pėr njė konflikt tjetėr ndėrmjet ndjenjės dhe detyrės: protagonisti disa herė shpreh dėshirėn e vet pėr tė luftuar pėr ēlirimin e atdheut, dėshirė qė mbėshtetet nga e ėma dhe nga populli si figurė kolektive. Kjo dėshirė pėrleshet me ndjenjėn e dashurisė nė vetėdijen e protagonistit dhe me vetė qėndrimin e sė dashurės qė do t`a mbajė pranė vetes. Kurorėzimi i idesė patriotike, triumfi i ndjenjės sė detyrės nė shpirtin e protagonistit ėshtė rėnia e tij heroike nė luftė, tė cilės i kushtohet njė kėngė e shkurtėr, po tepėr shprehėse (sikur konflikti kryesor tė ishte ai midis dashurisė dhe mjedisit, logjikisht poema do tė merrte fund me kurorėzimin e kėsaj dashurie me martesė). Pra, sipas mendimit tonė nė poemė problemi patriotik dhe problemi i luftės sė ndjenjės me mjedisin janė ide paralele njėsoj tė rėndėsishme. Andaj edhe poeti e quante kėtė vepėr tė vet "roman dyfish lirik„, meqėnėse ajo kish lindur nga dy shqetėsime tė thella tė tij. Poeti pohon nėpėrmjet kėsaj vepre dy ide: tė drejtėn e individit pėr tė qenė i lirė tė zgjedhė fatin e vet dhe pashmangshmėrinė e luftės sė armatosur pėr tė ēliruar atdheun. Kjo ide e fundit shprehet nė vargjet kushtruese:

    Erdhi dita e Arbrit!
    Doemos do vdesim
    nė shtrat, nė mos rėnēim 
    nė prag tė shtėpive tona!

    Vazhdimėsi dhe thellim tė kėsaj ideje gjejmė nė vallen e grave qė e pėrcjellin Milosaon pėr luftė:
    Sjellsh ti njė ushtri fatmirė,
    tė na i hapė kėto brigje
    lirisė qė borėm.
    Nėpėrmjet shkatėrrimit tė shpejtė tė lumturisė familjare tė Milosaos, shprehet ideja se nuk mund tė ketė lumturi vetjake, kur atdheu ėshtė i robėruar, se detyrės sė madhe tė luftės pėr ēlirim i duhet nėnshtruar ēdo gjė. Njė ide tjetėr e poemės ėshtė ajo e barazisė midis njerėzve. Kjo pohohet pėrmes dashurisė sė dy tė rinjve prej klasash tė ndryshme, pėrmes figurės sė bijės tė Kallogresė, vajzė me virtyte tė larta; po kėshtu pėrmes pėrshkrimit tė idealizuar tė lumturisė sė tyre tė thjeshtė, qė i mposht vėshtirėsitė materiale si dhe pėrmes pėrshkrimit, nė disa vende, tė jetės sė rėndė tė tė varfėrve dhe simpatisė qė tregon autori pėr ta. De Rada e shfaq veten demokrat nė kėtė poemė. Ai shpreh edhe filozofinė e qėndresės morale nėpėrmjet vargjeve tė thjeshta e tė madhėrishme tė frymėzuara nga poezia popullore:

    Duro, zemėr, duro,
    si duron mali me borė

    si dhe nėpėrmjet fatit tė protagonistit, qė u bėri ballė nė fillim tėrė pengesave qė ndesh pėr tė realizuar dashurinė e tij dhe, mė vonė, humbjes sė tėrė njerėzve tė dashur. Nė zgjidhjen e dy konflikteve tė poemės ka njėfarė artificialiteti. Si pėr konfliktin e parė, si pėr tė dytin poeti pėrdor mjete tė kėrkuara: nė rastin e parė njė tėrmet qė rrafshon Shkodrėn dhe varfėron Milosaon; nė rastin e dytė vdekjen e Rinės. Megjithatė, deri diku ruhet logjikė e veprimit dhe e karaktereve: edhe pas tėrmetit familja e Milosaos nuk heq dorė nga paragjykimet, kurse vdekja e Rinės vetėm e forcon ndjenjėn atdhetare nė shpirtin e Milosaos.
    Nė poemė pėrdoret forma e vetėrrėfimit, e dashur pėr romantikėt. "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė njė shembull tipik i "parregullsisė lirike„ romantike. Poema ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė kalimi nga njė kapitull nė tjetrin ėshtė krejt i befasishėm madje kėngėt e poemės mund tė duken si vjersha tė veēanta. Unitetin poemės nuk ia jep bashkrendimi logjik i ngjarjeve pėrmes subjektit, por ideja poetike. Copėzimi i poemės ėshtė nė pėrputhje me parimet krijuese tė De Radės, qė poezia duhet tė japė kulmet e jetės dhe tė shfrytėzojė nėntekstin. Veēse ky parim krijues herė-herė e kalon masėn.
    Poezia popullore e ka ushqyer kėtė vepėr me frymėn patriotike dhe me optimizmin e natyrshėm, tė shėndetshėm, pėrmes tė cilit populli kupton jetėn, vdekjen, dashurinė. Kjo poezi i ka dhėnė veprės figuracionin e pasur, tė freskėt dhe tepėr origjinal si dhe metrikėn ku zotėron vargu i bardhė tetėrrokėsh trokaik.
    Personazhet e poemės paraqiten nė ēastin e tendosjes mė tė lartė tė mendimeve e tė ndjenjave, qė gjen shprehje nė njė lirizėm tė vrullshėm. Poeti depėrton thellė nė botėn shpirtėrore tė personazheve tė vet, e pasqyron atė me larmi nuancash. Ai pėrshkruan po me atė forcė shprehėse dashurinė e zjarrtė tė djalit ("Veē me sy shihemi, bota tė pėrmbyset„) ashtu edhe ndjenjės sė ndrojtur tė vajzės, qė nuk di t'ia shpjegojė as vetes sė saj ("nga m'erdhi te kurmi gjithė ky gėzim„). Poeti ėshtė treguar mjeshtėr nė dhėnien e mjedisit patriarkal tė fshatit, ku vajzat nuk guxojnė tė dalin nga dera, veēse kur nuk janė "etėrit e vrenjtur", mjedis ku sundojnė thashethemet.
    Milosaoja ėshtė edhe hero lirik, edhe personazh veprues. Ai mishėron heroin romantikme botė tė gjerė shpirtėrore qė ngrihet mė lart se mjedisi; njėkohėsisht edhe taė hero qė kryen njė faj tragjik dhe, disi zbehtė, nga fundi dhe heroin luftėtar. E dashura e tij. Rina, mishėron idealin romantik tė vajzės sė dashuruar, bashkėshortes dhe nėnės, po ka edhe disa tipare reale tė fshatares arbėreshe. Nėna e Milosaos dhe e motra janė mė tepėr silueta, sesa personazhe, por qė tė mbeten nė mendje. E para mishėron aristokracinė patriote dhe prandaj dallohet si nga atdhetarizmi, ashtu edhe nga konservatorizmi. Motra e Milosaos mishėron vetėmohimin e e lartė dhe tė heshtur tė motrės pėr vėllanė.
    Vepra ėshtė vendosur nė shekullin XV, kur populli shqiptar, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, i bėri ballė perandorisė sė fuqishme osmane. Kjo vendosje ėshtė mė tepėr simbolike e konvecionale (karakteret e pasqyruara dhe sfondi i pėrgjigjen realitetit tė jetės arbėreshe bashkėkohore), por poeti ka mundur tė japė frymėn kombėtare, nėpėrmjet filozofisė, veēorive tė karaktereve, zakoneve. Sipas estetikės sė De Radės poezia duhet jo vetėm tė paraqesė me saktėsi format plastike tė gjėrave, por duhet edhe tė pėrdorė dhe tingėllimin muzikor, ritmin onomatopeik, pėr tė shprehur diēka mė tė thellė, thelbin e brendshėm tė gjėrave. Dhe "Kėngėt e Milosaos", ku brendia dhe forma shkrihen nė njė tėrėsi tė harmonishme, i mishėrojnė nė mėnyrė tė goditur kėto parime estetike. Tė gjitha dukuritė e realitetit jepen aty me njė dorė piktori; dhe njėkohėsisht muzikaliteti i vargut, ndonėse mungon rima, ėshtė i lartė.

    Njė element me rėndėsi te "Kėngėt e Milosaos„ ėshtė natyra, pothuajse gjithnjė e shkrirė me ndjenjat e personazheve. Shqetėsimin e djalit gjatė grindjes mė tė dashurėn ai e jep me lėvizjen e deleve nėpėr vathė, kurse dhembjen e tij te thellė pėr vdekjen e gruas e jep pėrmes kontrastit me pėrtėritjen e pėrhershme tė natyrės.
    Vepra ka njė origjinalitet tė veēantė qė i vjen nga shkrirja e mahnitjes, gėzimit fėminor nė soditjen e botės, karakteristike pėr poezinė popullore, me shqetėsimet, dyshimet e forta tė poetit romantik.


    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Jeronim De Rada

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:17

    Jeronim De Rada"Serafina Topia dhe Skėnderbeu i Pafat"---Veprat kryesore poetike tė De Radės janė "Kėngėt e Milosaos", "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat". "Kėngėt e Milosaos„ ishte njė poemė lirko-epike, ku frymėzimi i poetit ka qenė tepėr i kulluar dhe ėshtė arritur harmonia midis brendėsisė dhe formės. "Serafina Topia„ dhe "Skėnderbeu i pafat„ janė poema me vėllim tė gjerė, tė cilave poeti u kushtoi pothuajse tėrė jetėn. Nė kėto vepra ėshtė forcuar epizmi dhe ėshtė rritur thellėsia e problematikės nė krahasim me krijimet e rinisė. Ideja patriotike qė ishte si njė rrymė e nėndheshme tek Milosaoja kėtu ka dalė nė plan tė parė. Poeti ka synuar tė japė tabllo tė gjera tė kohės sė Skėnderbeut. Skenat e betejave alternohen me skena intime, qė tė jepet kėshtu sa mė i plotė shekulli XV nė Shqipėri. Kėtu ėshtė forcuar edhe pėrpjekja pėr ngjyrim historik… Poeti shpreh frymėn heroike tė kohės nė mėnyrė madhėshtore te "Skėnderbeu i pafat", nėpėrmjet skenave tė heroizmit masiv dhe atij tė veēantė, siē janė skena e betejės sė Shkodrės, skena e vrasjes sė pashait turk nga Astriti, njė trim shqiptar, dhe skena e ndeshjes sė Skėnderbeut me dy tartarėt. Epoka e Skėnderbeut kėtu pasqyrohet nė pėrpjestime tė mėdha vigane. Nė veprimin e poemės marrin pjesė jo vetėm individė tė veēantė me veti tė jashtėzakonshme, po gjithė kombi, si masat popullore, ashtu edhe aristokracia. Kėto poema dallohen pėr shkrirjen e epizmit, lirizmit, dhe dramatizmit, kėtu poeti i jep jetė njė galerie tė pasur personazhesh, midis tė cilėve spikatin Skėnderbeu, qė ėshtė i pranishėm nė tė dyja poemat, dhe Serafina Topia, protagonistja e poemės, "Njė pasqyrė e jetės njerėzore„ qė shfaqet edhe te "Skėnderbeu i pafat„. Skėnderbeu mishėron idealin e udhėheqėsit -si ushtarak dhe burrė shteti,- por De Rada ndalet edhe nė anėn e tij thjeshtė njerėore tė tij. Serafia Topia mishėron idealin e gruas shqiptare dhe njėkohėsisht idealin e njeriut tė zhvilluar nė mėnyrė tė gjithanshme. Romatizmi i De Radės merr nė kėto poema ngjyra tė forta, heroikja ndėrthurret me tragjiken. Problematika patriotike (ēėshtja e ēlirimit me luftė tė armatosur, problemi i bashkimit tė shqiptarėve, ēėshtja e udhėheqjes) nė kėto poema ėshtė nė qendėr tė vėmendjes, por shoqėrohet edhe nga njė larmi problemesh shoqėrore, morale dhe filozofike, siē janė: shfrytėzimi feudal, e drejta e njeriut pėr tė vendosur pėr fatin e vet, ēėshtja e sė mirės dhe sė keqes, e drejta e njeriut pėr lumturi. Kėto probleme mishėrohen te personazhe nga mė tė ndryshmet. Poeti shfaq njė thellėsi tė veēantė zhbirimi nė botėn e brendėshme tė krijesave tė veta. Veēanėrisht tė gjalla janė figurat e grave, si: Imotea, Agata, Frosina, Vantisana, te "Skėnderbeu i pafat"; Serafina, Evoda, Parayllja, Olimpia te "Njė pasqyrė e jetės njerėzore".
    "Skėnderbeu i pafat" shkrin elementė tė eposit me elementė tė poemės kombėtare-historike dhe tė poemės filozofike. "Njė pasqyrė e jetės njerėzore"ėshtė edhe ajo origjinale pėr nga lloji, shkrin llojin e poemės shoqėrore-psikologjike me llojin e poemės epiko-heroike.
    Tė dyja poemat kanė marrė nga poezia popullore hiperbolizmin e figurave tė kreshnikėve dhe pasurinė e figuracionit. Vargu afrohet me vargun e lirė.


    De Rada mbetet poeti qė hodhi themelet e letėrsisė me tė vėrtetė artistike arbėreshe, dhe dha njė ndihmesė tė madhe pėr tėrė letėrsinė kombėtare. Ai qe i pari qė ngriti nė art epokėn e lavdishme tė Skėnderbeut. Duke pasqyruar "Motin e madh", kohėn e "Skėnderbeut". De Rada hodhi kushtrimin pėr luftė tė armatosur kundėr zgjedhės osmane. Ai ėshtė njėkohėsisht i pari qė ēeli traditėn e mbėshtėtjes sė letėrsisė arbėreshe nė poezinė popullore. De Rada qe edhe lėvruesi i parė i poemės epiko-lirike, i novelės nė vargje dhe i poemės epike. Gjithashtu ai ka meritėn qė lėvroi deri diku poemėn shoqėrore, ndonėse nuk i kuptonte deri nė fund kontradikatat klasore. Poeti ka simpati pėr njerėzit e thjeshtė, pasqyron me dhembje mjerimin dhe shfrytėzimin, ka besim tė madh te njeriu dhe te mundėsitė e tij, megjithatė deri diku ndikohet nga fatalizmi dhe misticizmi, qė vende-vende ia dėmtojnė krijimtarinė nga ana ideore, madje edhe estetike. Nė thelb vepra e De Radės i pėrket romantizmit pėrparimtar, njė romantizmi veēanėrisht origjinal, qė nuk i kėndon vetėm tė jashtėzakonshmes, por zbulon edhe poezinė e sė zakonshmes. De Rada ėshtė mjeshtėr i stilit tė pėrmbledhur dhe tepėr shprehės, i pėrdorimit tė figuracionit, qė dallohet pėr freski dhe ndikim tė fortė emocional. Gjuha me tė cilėn shprehet De Rada, ėshtė e pasur, por disi e errėt, Poeti pati njė ndikim tė madh nė veprat e shkrimtarėve arbėreshė dhe njė ndikim mė tė vogėl te shkrimtarėt e tjerė tė Rilindjes.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Ndre Mjeda

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:23

    Ndre Mjeda "Andrra e Jetes"---Nė kėtė poemė shoqėrore-psikologjike me elemente tė poemės filozofike, qė u shfaq si dukuri e veēantė nė letėrsinė shqiptare tė kohės, janė sintetizuar tiparet mė karakteristike tė artit tė Mjedės, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Kjo poemė ėshtė vazhdim, shtjellim i pėrgjithshėm i atyre motiveve nga jeta e fshatarėve tė varfėr, qė e shqetėsonin Mjedėn dhe njėkohėsisht pasqyrė e mendimeve tė tij pėr jetėn njerėzore dhe lumturinė.
    Nė qendėr tė vėmendjes ėshtė njė familje e varfėr malėsore qė pėrbėhet nga nėna dhe nga dy vajzat. Poema ndahet nė tri pjesė qė i pėrgjigjet fatit tė tre heroinave: Trinės, Zogės e Lokes.
    "Andrra e jetės" hapet me njė metaforė aq tė thjeshtė sa edhe tė hijshme, tė gjallė e kuptimplotė: 

    Molla t'kputuna nji degėt,
    dy qershia lidhė n'nji rrfi
    ku fillojnė kufijt e gegėt
    rrinė dy ēika me nji nanė.

    Kjo metaforė jep idenė e lidhjes sė ngushtė tė personazheve tė veprės dhe, njėherėsh tė bėn tė parandjesh ndarjen e tyre. Me imtėsi tė zgjedhuara, poeti na e jep tė gjallė mjedisin malėsor:

    U ndie njė za te shtegu;
    Cice, del se erdh murgjina
    e mbrapa po vjen Trina
    me i gjengj tė sykės n'grykė!

    Vajza e vogėl vdes para kohe. Poeti pėrshkon thellė nė mendimet dhe ndjenjat e nėnės, e cila e jeton me dhembje fatkeqėsinė, para se tė ngjasė, nė njė natė tė tmerrshme ankthi. S'ka gjė mė tragjike dhe njėkohėsisht mė tė lartė njerėzore, sesa skena midis Lokes dhe Zogės pas vdekjes sė Trinės; habia fėminore e vogėlushes qė s'kupton dramėn nė shtėpinė e saj, dhe kujdesi i dhembshur i nėnės, e cila, duke qenė vetė nėn peshėn e rėndė tė dhembjes, nuk do qė ajo tė rėndojė, tė bjerė nė shpirtin e njomė tė vajzės.
    Nė pjesėn e dytė, qė i kushtohet Zogės, poeti ka derdhur ngjyrat mė tė ndritshme, duke dashur tė shprehė nėpėrmjet kėtij personazhi ėndrrat e veta pėr tė ardhmen. Nė fillim jepen ndjenjat dhe dėshirat karakteristike pėr moshėn e vajzės me forcė tė veēantė psikologjike, pa sentimentalizėm, me shumė vėrtetėsi dhe kthjelltėsi. Ėndėrrimet rinore tė Zogės realizohen. Ajo dashurohet dhe martohet. Poeti e pėrcjell me kėshilla plot dhembshuri pėr jetėn e saj tė re. Sė fundi, me njė kėngė plot optimizėm, na lajmėron se Zoga u bė nėnė. 
    Ėshtė pėr t'u vėnė rč se bukuritė e natyrės parakalojnė njėra pas tjetrės, pėr t'ia lėnė vendin buzėqeshjes sė fėmijės. Epilogun e poemės e pėrbėn fundi i jetės sė vėshtirė, plot saktifica e stoike tė Lokes qė, e mbetur vetėm, thėrret vdekjen ta marrė.
    "Andrra e jetės", megjithėse trajton njė rast tė veēantė, pasqyron tragjedinė e fshatarėsisė shqiptare dhe dėshirėn e saj tė zjarrtė pėr njė jetė mė tė mirė. Titulli i veprės ka njė kuptim tė thellė. Me kėtė poeti s'ka dashur aspak tė thotė se jeta ėshtė njė iluzion, veēse jeta pėr tė varfėrit mbetet njė ėndėrr e parealizuar. Poema pra, nė thelb ėshtė realiste me njė gjykim romantik. Poeti ka prekur plagė tė rėnda tė shoqėrisė sė kohės: mjerimin qė mbyste 
    sa e sa jetė, ende tė paēelura (fati i Trinės), zakonin patriarkal qė e ndante nėnėn nga e bija dhe e mbėrthente tė parėn pas vatrės sė shuar; mospėrfilljen e shoqėrisė ndaj individit (fati i Lokes). Mbarimi tragjik i kėsaj tė fundit ėshtė njė protestė e heshtur. Por jo mė pak i fortė ėshtė fakti qė, kur heroi ka humbur ēdo shpresė, poeti nuk e bėn tė kėrkojė ngushėllim nė iluzionet e jetės pėrtej varrit. Lokja vdes me ndjenjėn e revoltės ndaj fatit tė saj tė padrejtė. Personazhet nė poemė janė tė gjalla e tipike dhe kanė njė logjikė tė brendshmenė pėrputhje me mjedisin ku jetojnė e veprojnė. Trina sapo ėshtė vizatuar, meqenėse edhe nė jetė nuk arrin tė zhvillohet si karakter. Ajo, sapo shfaqet, zhduket. Megjithatė e kryen rolin e vet. Me fati e saj ėshtė pėrgjithėsuar fati i tėrė atyrė fėmijėve fshatarė qė vdisnin para kohe nga puna e rėndė dhe nga kushtet e vėshtira tė jetės.
    Zogėn e shohim nė zhvillim: nė fillim fėmijė naive, qė nuk kupton ē'ka ngjarė kur i vdes motra, pastaj vajzė me ėndėrrimet karakteristike tė moshės sė saj. Siē zbulohet edhe nga ato ėndėrrime ajo ėshtė vajzė malėsore tipike, e thjeshtė, punėtore, po edhe e aftė pėr ndjenja tė thella e tė fuqishme, qė shokun e jetės e pėrfytyron "me rrip rreth brezit, me njė gjashtore e njė kacatore", pra, para sė gjithash, trim.
    Lokja ėshtė tipi i gruas malėsore, punėtore, vetėmohuese, nėnė e dhembshur e stoike, mbi tė cilėn ka rėnduar tėrė barra e familjes, se burrat i shuante pushka e armikut, hakmarrja ose kurbeti. Ajo sakrifikon rininė qė tė rritė tė bijat, dhe ėshtė e lumtur, nuk jepet pėrpara vėshtirėsive tė jetės (tė kihet parasysh qėndrimi me tė vėrtetė burrėror me tė cilin mposht vdekjen e Trinės, kur mundohet tė ngushėllohet me mendimin e jetės sė nėnshtruar tė gruas nė familjen patriarkale.
    Mesazhi qė pėrmban kjo figurė, ėshtė lufta me jetėn. Gjersa pati mundėsi tė luftonte, ajo jetoi. Vdiq kur nuk mundi mė tė japė asgjė. Dhe nė fund tė fundit ajo u largua nga jeta me njė fitore pėrderisa e kreu detyrėn e vet, e bėri tė bijėn tė aftė pėr tė jetuar dhe pėr t'ia pėrcjellė njė qėnieje tjetėr flakėn e jetės.
    "Andrra e jetės" pasqyron dashurinė e poetit pėr fshatarėsinė e varfėr, admirimin e tij pėr tiparet e larta morale tė njerėzve tė thjeshtė, nė veēanti tė gruas shqiptare, si edhe dhembjen pėr fatin e hidhur tė atyre njerėzve. Mjeda nuk depėrton nė shkaqet shoqėrore tė dramės sė heronjve tė vet, as nuk mendon pėr rrugėn e ndryshimit tė gjendjes. Po ai nuk pajtohet me kėtė realitet tė hidhur. Njėkohėsisht poeti nuk bie nė pesimizėm, ruan besimin nė vlerat pozitive tė jetės, nė tė ardhmen. Tek "Andrra e jetės" ka tragjizėm, po jo mohim tė jetės. Sė ardhmes poeti i kėndon nėpėrmjet zogės, e cila arrin tė realizojė ėndrrėn e vet pėr lumturi, megjithėse brenda kuadrit tė ngushtė familjar. Fati i saj merr kėshtu njė kuptim simbolik.
    Jo mė kot linja e Zogės zė vendin kryesor tė poemės. Tėrė pjesa e dytė ėshtė himni mė i zjarrtė dhe bukurinė e saj. Nė mendjen e lexuesit dy tabllotė e dhimbshme tė pjesės sė parė e tė fundit shkrihen nė tablonė madhėshtore tė nėnės qė mban nė krahė fėmijėn, simbolin e vazhdimėsisė sė jetės.
    Merita mė e rėndėsishme e "Andrrės sė jetės", e parė nė kuadrin historik, qėndron nė dhėnien e tablosė realiste tė mjerimit nė malėsinė shqiptare. Pasqyrimi realist i gjendjes sė rėndė tė malėsorėve ishte nė mėnyrė tė tėrthortė njė akuzė kundėr shoqėrisė sė kohės.
    Nga ana artistike "Andrra e jetės" ėshtė njė nga veprat mė tė pėrsosura tė poezisė sonė. Ajo shquhet pėr atė thjeshtėsi tė mrekullueshme tė subjektit dhe tė stilit qė karakterizon kryeveprat. Thellėsia e mendimit shkrihet kėtu me njomėsinė e ndjenjave, analiza e mprehtė psikologjike me forcėn pėrshkruese. Lakonizmi ėshtė i pashembullt: nė 296 vargje jepet drama e mjerimit dhe e paragjykimeve, himni i zjarrtė pėr jetėn dhe pėr dashurinė, skaliten tre personazhe tė paharrueshme, pikturohet me ngjyra tė forta e tė qarta mjedisi malėsor. Figuracioni ėshtė sa i thjeshtė, aq i pasur dhe kuptimplotė. Gjuha e poemės (shkodranishtja e plotėsuar me fjalė e shprehje tė krahinave pėrreth), ėshtė e larme, shprehėse, e saktė, e begatė me fjalė tė rralla.
    Mjeda ėshtė njė poet atdhetar me prirje tė theksuara demokratike qė i kėndoi lėvizjes kombėtare nga pozitat e fshatarėsisė sė varfėr, sė cilės i pėrkiste me origjinė. Nga kėto pozita ai pasqyroi edhe mjerimin e popullit. Nė atė pjesė tė veprės sė tij qė trajton motive shoqėrore gjejmė pakėnaqėsi nga realiteti i kohės, dhembje pėr fatin e popullit. Bashkė me Ēajupin ai dha njė ndihmesė tė rėndėsishme nė kalimin e letėrsisė sonė nga romantizmi nė realizėm.
    Qe kryesisht poet lirik, i njė lirizmi qė pasurohet shpesh me momente epike; dallohet si pėr ndjenjėn e masės, ashtu edhe pėr forcė pėrshkruese. Poeti ėshtė edhe mjeshtėr i pėrsosur i vargut dhe i strofės. Nė poezinė e tij gjejmė njė larmi tė veēantė vargjesh dhe njė begati strofash. Mjeda parapėlqen tetėrrokėshin dhe njėmbėdhjetėrrokėshin. Tingėllimėn e lėvron me mjeshtėri tė veēantė.
    Mjedėn e karakterizon thellėsia psikologjike nė vizatimin e personazheve (Lokja dhe Zoga janė nga personazhet mė tė realizuara tė poezisė sonė).
    Nė artin e tij shkrihen hovet e frymėzimit me punėn kėmbėngulėse pėr tė lėmuar fjalėn e pėr t'i dhėnė shkėlqim.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Naim Frashėri

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:34

    Naim Frashėri-Bagėti e Bujqėsia (analizė)

    Poema "Bagėtia e bujqėsia" u botua mė 1886. Ėshtė njė nga veprat mė tė bukura e mė tė frymėzuara jo vetėm tė Naimit, por edhe tė krejt letėrsisė sė Rilindjes. Askush para Naimit nuk i kishte kėnduar dashurisė e mallit pėr atdhe, krenarisė kombėtare dhe bukurisė sė natyrės shqiptare me njė patos aq tė zjarrtė e me njė gjuhė poetike aq tė ėmbėl e tė bukur. 
    Me kėtė poemė Naimi krijoi poezinė e madhe tė Atdheut e tė natyrės shqiptare. Kjo vepėr jo vetėm u bė e dashur pėr bashkatdhetarėt, por krijoi njė traditė tė pasur edhe pėr poetėt qė erdhėn mė pas.
    Siē e tregon edhe titulli, poema pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė flitet pėr punėt e blegtorisė, pėr jetėn dhe punėn e bariut, kurse nė pjesėn e dytė pėr punėt e bujkut. Megjithatė, kjo s'ėshtė aspak njė vepėr pėr kėto fusha tė jetės.
    Prej tyre poeti vetėm sa merr pikėnisje pėr tė shprehur ndjenjat e flakta patriotike. Nė tė vėrtetė, vepra ėshtė njė himn poetik i frymėzuar, kushtuar Atdheut, natyrės dhe njerėzve tė tij.
    Poema hapet me njė apostrofė madhėshtore, e cila me njė qartėsi tė habitshme na sjell para syve bukuritė e natyrės shqiptare, larminė dhe ngjyrat e saj, njė peizazh tė pafund plot dritė e gjallėri. 

    O malet e Shqipėrisė e ju, o lisat e gjatė,
    fushat e gjera me lule q'u kam ndėr mend dit `natė,
    ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt' e kulluar,
    ēuka, kodra, brinja, gėrxhe dhe pyje tė gjelbėruar,
    do tė kėndoj bagėtinė qė mbani ju e ushqeni
    o vendėthit e bekuar ju mendjen ma dėfreni.

    Motivi i mallit pėr atdhe zė fill qė nė kėto vargje dhe e pėrshkron gjithė poemėn. Larg vendlindjes, larg maleve dhe fushave, larg netėve tė magjishme dhe mėngjeseve plot zhurma jetėsore, poeti ndien njė mall zhuritės pėr ēdo gjė shqiptare. Nė atdhe gjithēka ėshtė e bukur, ndaj dhe dėshira pėr t'u kthyer ėshtė e papėrmbajtur.
    Kjo dėshirė pėr tė fluturuar drejt Shqipėrisė ėshtė shprehur me mjete poetike nga mė tė ndjerat. Poeti dėshiron tė ketė "vrapin e veriut… krahė pėllumbi…, nxitimin e lumit me valė". Me apostrofa plot drithėrim ai i drejtohet "fluturės krahėshkruar" ose "dallėndyshes bukuroshe" qė t'ia marrin zemrėn e pėrmalluar e t'ia shpien nė Shqipėri. Veēanėrisht e goditur ėshtė similituda, e ndėrtuar mbi bazėn e pėrfytyrimeve popullore tė marra nga jeta e bariut dhe e bujkut shqiptar:

    Kur dėgjon zėthin e s'ėmės qysh e lė qingji kopenė
    blegėrinė dy a tri herė edhe ikėn e merr dhenė,
    edhe nė i prefshin udhėn njėzet a tridhjetė vetė,
    e ta trembin ai s'kthehet, po shkon nė mes si shigjetė.
    Ashtu dhe zemra ime, mė lė kėtu, tek jam, mua,
    vjen me vrap e me dėshirė aty, nė viset e tua.

    Njė tjetėr motiv i fuqishėm, qė e bėn poemėn tė dashur e frymėzuese edhe pėr ne sot, ėshtė krenaria pėr Shqipėrinė, krenaria pėr emrin shqiptar. Me dashurinė dhe krenarinė e flaktė atdhetare, Naimi shprehu njė nga idetė mė tė rėndėsishme tė lėvizjes kombėtare. Ai synonte tė ngjallte tek bashkatdhetarėt ndėrgjegjjen kombėtare, t'i bėnte tė vetėdijshėm se ishin bij tė njė vendi me vlera tė gjithanshme, tė njė atdheu qė priste shumė prej tyre. Zėri i poetit buēet:

    Ti Shqipėri, mė ep nder, mė ep emrin shqipėtar,
    zemrėn ti ma gatove plot me dėshirė e me zjarr.

    Ishte e para herė nė letėrsinė tonė qė njė gjė e tillė shprehej kaq bukur, me kaq zjarr e pėrkushtim. Nė kėto dy vargje Naimi mishėron njė ide tė madhe e tė pėrjetshme: nderin, dinjitetin njeriut ia jep Atdheu, balta e vendlindjes, e gatuar me gjak e djersė, me historinė e me traditat, me fisnikėrinė, bujarinė e gjithė vlerat e tjera morale; lumturinė, gėzimin dhe kuptimin e jetės njeriu mund ta gjejė nė atdhč, nė vatrėn e vet, mes njerėzve tė vet.
    Kėto vargje tė pavdekshme patėn njė ndikim tė jashtzakonshėm tek bashkatdhetarėt, aq mė tepėr qė shumė shqiptarė, tė mėsuar nėpėr shkolla tė huaja e tė verbuar nga propogandat antishqiptare, e kishin pėr turp tė pohonin kombėsinė e tyre tė vėrtetė. Vargjet e Naimit i prekėn nė zemėr, ua drejtuan sytė dhe shpirtin nga Atdheu, u kujtuan detyrėn si bij tė tij.
    Poema e Naimit ėshtė njė vepėr tipike romantike. Bota e pasur e ndjenjave, dėshira pėr t'u arratisur "nga brengat, nga thashethemet", nga rrėmuja e qytetit anadollak, krijon njė gjendje emocionale tė veēantė. Por romantizmi i Naimit ėshtė aktiv. Poeti nuk tėrhiqet nė gjirin e natyrės pėr tė lėnguar nė vetmi e pikėllim. Pėrkundėrazi duke u mrekulluar nga natyra e bukur shqiptare, nga jeta e thjeshtė dhe e ndershme nė vendin e tij, nga fisnikėria e njerėzve tė punės, ai ka dashur t'i nxisė shqiptarėt ta duan Atdheun, tė kthehen nė vatrėn e tyre dhe lumturinė ta gjejnė nė punė .
    Motivi i punės mund tė themi se shtrihet nė gjithė poemėn, e cila ėshtė kėshtu njė himn pėr punėn dhe pėr njerėzit e punės, pėr bujqit dhe barinjtė. Poeti tregon nė skena tė bukura e plot lėvizje veprimtarinė e pėrditshme tė bariut, tė stopanit qė bėn bulmet, tė bujkut qė vė qetė pėrpara menatė; madje, edhe shpendėt, kafshėt dhe kandrat janė nė punė e nė lėvizje tė pėrhershme. Nė kėtė himnizim tė njerėzve tė thjeshtė e jo tė pėrfaqėsuesėve tė klasave tė larta parazitare, gjejmė edhe njėherė ndjenjat demokratike tė Naimit.
    Jetėn nė atdhe Naimi e ka idealizuar, duke e paraqitur me ngjyrat mė tė bukura e me tone idilike. Ai nuk ka dashur t'i paraqesė plagėt dhe kundėrshtitė e mėdha tė jetės nė fshatin shqiptar tė asaj kohe dhe kjo bėhet me qėllim, qė t'ua bėjė sa mė tė dashur vendlindjen shqiptarėve. Megjithatė, aty-kėtu depėrton edhe ndonjė hollėsi qė tėrthorazi flet pėr ato plagė: varri i njė udhėtari tė vdekur larg shtėpisė, njė plakė e drobitur, njė lypės. Mbi tė gjitha plaga e madhe e robėrisė, padituria, pėrēarjet, nuk i shpėtojnė nga sytė. Ai i prek tėrthorazi nė vargjet qė mbyllin poemėn, kur shpreh dėshirėn qė Shqipėria tė hyjė nė rrugėn e mbarėsisė.

    Tregomu dhe shqiptarėt udhėn e punės sė mbarė,
    bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqiptarė.
    Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardhė tė lirisė,
    udhėn e vėllazėrisė, vahn e gjithė mirėsisė.
    Nxirr tė vėrtetėn nė shesh, paskėtaj tė mbretėrojė,
    errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtra tė pushojė.

    Vlerat artistike tė poemės janė tė gjithanshme, ndaj dhe idetė e saj janė aq tė prekshme. Figuracioni ėshtė aq i pasur, i larmishėm e i vetvetishėm sa tė krijon njė ngazėllim tė papėrmbajtur. Apostrofat drejtuar natyrės shqiptare, enumeracionet e shumta qė japin larminė e saj dhe tė punėve, krahasimet dhe semilitudat e goditura, epitetet e thjeshta dhe metaforat e bėjnė atė njė nga veprat mė tė frymėzuara tė letėrsisė sonė. Duke u nisur nga jeta baritore, nga loja e qengjave rreth mėmave tė tyre, Naimi krijon dhe simbole shprehėse: fjala "mėmė" pėrsėritet aq shpesh, sa bėhet simbol, qė pėrgjihtėson pėrkushtimin e poetit ndaj tokės mėmė, Shqipėrisė.
    Nė kėtė vepėr Naimi pėrdor njė shqipe tė kulluar dhe, mbi tė gjitha, arrit tė zbulojė me forcėn e talentit poetik vlerat dhe mundėsitė e mėdha shprehėse tė gjuhės sonė. Ai e ngriti atė nė rrafshin e gjuhės sė poezisė sė vėrtetė, qė mund tė shprehte ndjenja nga mė tė hollat. Nė poemė gjejmė njė leksik shumė tė pasur baritor e fshatarak, thirrorė e pasthirrma plot efekt, gjejmė prapashtesat pėrkėdhelėse zvogluese: -zė, -thė, -osh (e), qė sjellin aq ngrohtėsi:

    Vashė bukuroshe e bariut, qė vjen me llėrė pėrveshur,
    me zemėr tė dėfryer e me buzėzė tė qeshur…
    nė sythit tėnd shoh gazė…,

    Pėr t'u dhėnė jetė ideve e ndjenjave tė zjarrta, Naimi krijoi njė varg tė ri nė poezinė shqiptare, vargun 16-rrokėsh.
    Vetėm ky varg i gjerė dhe i qetė mund tė jepte atė tabllo madhėshtore tė natyrės shqiptare dhe ndjenjat e pėrflakura tė poetit, ndaj dhe mban emrin e tij, vargu naimjan.
    "Bagėti e bujqėsia" ėshtė poemė liriko-epike, boshtin e sė cilės e formon lirizmi, shprehja e mendimeve dhe e ndjenjave qė i vlojnėnė shpirt poetit. Bota romantike e Naimit pėrmblidhet nė ekzaltimin nga bukuritė e natyrės shqiptaree tė jetės baritore e fshatarake, nė dashurinė dhe krenarinė pėr kombin, nė optimizmin dhe ngazėllimin pėr ditėn e bardhė tė lirisė. Poema mbetet njė nga faqet mė tė bukura tė poezisė sė Rilindjes, me ndikim tė fuqishėm edhe nė ditėt tona.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Naim Frashėri

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:35

    Naim FrashėriLulet e Verės (analizė)

    Kėtė pėrmbledhje me poezi lirike Naimi e botoi mė 1890. Aty ai shfaqet mė i plotė si poet. Talenti i tij lirik shpėrthen nė njė rreth tė gjerė ndjenjash tepėr tė holla dhe mendimesh tė thella.
    Motivet kryesore qė trajtoi Naimi nė pėrmbledhjen "Lulet e verės" janė tri: motivi patriotik, motivet filozofike dhe motivi i dashurisė(erotik).
    Vjershat e motivit patriotik:
    ("Shpreh", "Pėrse", "Gjuha jonė", "Korēa", "Tradhėtorėt" e ndonjė tjetėr) janė lirika qė shprehin ndjenjat qytetare tė poetit ndaj Atdheut, vlerave tė tij dhe fateve tė tij.
    Njė nga pėrjetimet mė tė fuqishme tė kėtij motivi ėshtė besimi i palėkundur nė tė ardhmen e Shqipėrisė, ndonėse dita e lirisė ishte ende larg. Por, duke u nisur nga fakti qė lėvizja komėtare kishte pėrparuar, ishin hapur shkolla shqipe, ishin botuar libra e gazeta shqip, ndėrgjegjja komėtare ishte forcuar, poeti shpėrthen plot ngazėllim:

    Pėr Shqipėrinė
    Ditėt e mira
    Paskėtaj vijnė,
    shkoi errėsira;
    lum kush do tė rronjė,
    ta shohė zonjė! ("Shpreh").

    Padurimi i poetit pėr tė parė ditėn e bardhė tė lirisė ėshtė i madh. Kjo shpresė, kjo dritė e mban gjallė poetin, i cili, edhe pse me shėndet tepėr tė tronditur, ka besim se do ta arrijė:

    As hidhe gardhė
    Dhe shpejto pakė, 
    o dit' e bardhė,
    dhe jakė, jakė,
    se tė pres, 
    nukė vdes ("Pėrse")

    Dy vjersha qė lidhen ngushtė nga idetė dhe patosi qė i pėrshkron, janė "Gjuha jonė" dhe "Korēa". Nė to ai i ka thurrur gjuhės shqipe vargjet mė tė frymėzuara. Ėshtė ndėr tė parėt poetė qė i kėnoi bukurisė dhe ėmbėlsisė sė gjuhės sonė, ėshtė ndėr tė parėt qė kuptoi vlerat dhe mundėsitė e saj tė shumta pėr tė shprehur mendimet dhe ndjenjat mė tė thella njerėzore:

    Gjuha jonė sa e mirė!
    Sa e ėmbėl! Sa e gjerė!
    Sa e lehtė! Sa e lirė!
    Sa e bukur! Sa e vlerė! ("Korēa")

    Naimi shkruan plot entuziazėm pėr hapjen e shkollės sė parė shqipe nė Korēė mė 1887 dhe u bėn thirrje bashkatdhetarėve tė hyjnė me guxim nė rrugėn e diturisė e tė kulturės. Kur ai thotė: "Tė marrim diturinė…, tani lipsetė dritė ("Gjuha jonė"), kemi prirjet e tij iluministe dhe konceptin se liria nuk shkėputet nga progresi, nga "qytetėrimi". Me njė informacion krejt tjetėr, plot mllef dhe urrejtje shpėrthen ai nė vjershėn "Tradhėtorėt". Ai u vė damkėn e turpit atyre qė tradhėtojnė kombin dhe bashkatdhetarėt, atyre qė harrojnė mėmėdheun dhe punojnė pėr tė huajt. Vjersha tingėllon si njė mallkim pėr tradhėtinė, kur poeti shkruan plot zemėrim:

    Buk' e mėmėdheut i zėntė
    Tradhėtorėt e pabesė!

    Motivi filozofik zė vend tė gjerė nė "Lulet e verės" dhe mund tė themi se Naimi themeloi nė letėrsinė shqiptare traditėn e poezisė sė mendimit.
    Nė lirikat filozofike gjejmė pėrsiatjet e poetit pėr botėn, pėr jetėn dhe vdekjen, pėr njeriun, perėndinė, pėr kohėn qė shkon pa kthim. Pėr herė tė parė nė letėrsinė shqiptare trajtohen kaq gjerė koncepte tė tilla filozofike, njė botė pėrjetimesh qė kanė nė qendėr njeriun. Me sinqeritet e me gjuhė plot emocione Naimi shpreh ide humane, dashurinė dhe besimin e tij ndaj njeriut. Nė disa nga vjershat filozofike si "Jeta", "Zemra" e sidomos "Perėndia", spikat qartė njė nga elementet bazė tė botkuptimit tė Naimit, panteizmi. Shfaqet aty nga ana mistike e kėtij botėkuptimi, por nga ana tjetėr, edhe mohimi i riteve tė tepruara fetare. Ai pohon se perėndia ėshtė kudo, e shkrirė, e trupėzuar te ēdo send a gjallesė e botės:

    Ē'sheh, ėshtė zot' i vėrtetė,
    Ē'dėgjon, ėshtė zėr' i tija,
    Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė, 
    Ėshtė vetė perėndia ("Perėndia")

    Nė panteizmin e naimit depėrton edhe humanizmi, besimi i madh i poetit te njeriu, qė ėshtė qėnia mė e lartė e gjithėsisė, sepse tek ai, sipas poetit, personifikohet vetė hyjnia:

    Zemr' e njeriut nė jetė
    Ėshtė vend i perėndisė.

    Te vjersha "Fyelli" (ashtu si te "Fjalėt e qiririt", botuar mė 1884) Naimi ngre lart misionin e poetit nė shoqėri, idealet pozitive e humane tė tij, tė poetit qė bėhet zėdhėnės i shpirtit njerėzor.
    Motivi erotik ėshtė trajtuar nė njė cikėl tė tėrė vjershash me titullin e pėrbashkėt "Bukuria". Lirikėn e dashurisė e kishin lėvruar edhe bejtexhinjtė, por Naimi e ngriti nė njė nivel artistik tė ri. Shpesh pėrcolli edhe koncepte etike e filozofike.
    Poeti i kėndoi bukurisė sė vashės, para sė cilės mrekullohet edhe nė tė zbulon njė pjesė tė bukurisė universale. Ai e koncepton atė si shfaqje tė pėrsosmėrisė njerėzore, tė harmonisė dhe bukurisė hyjnore. Ndihet nė to edhe ndikim i poezisė orientale. Heroi lirik tė kujton bilbilin, kurse vajza e dashur trėndafilin, figura konvencionale tė asaj poezie. Ndjenja e poetit ėshtė platonike, abstrakte, dhe nuk ka atė shfaqje konkrete si nė lirikėn popullore ose mė vonė si nė poezinė e Ēajupit. Si romantik, Naimi kėndoi mė shumė vuajtjet qė sjell dashuria, sesa gėzimet e saj. Nė kėto ndjenja, zbulohet njė zemėr shumė e ndjeshme dhe mbi tė gjitha, shumė njerėzore. Dashuria pėr poetin ėshtė gjithmonė njė ndjenjė e lartė, fisnike dhe e pastėr.
    Nė ciklin "Bukuria" afrimi me poezinė popullore ėshtė mjaft i dukshėm. Poeti mori prej saj mjete artistike e teknika vėzhgimi dhe krijoi vargjet plot spontanitet e bukuri tė rrallė:

    Bukuroshe, sy mėshqerrė,
    shikomė njėherė mua,
    trėndafil i kuq me erė
    e di, vallė, se sa tė dua?
    E mora vdekjen nė sy,
    do tė vdes, tė vdes pėr ty.

    Me "Lulet e verės" Naimi arriti pjekurinė e plotė si poet lirik Larmia e motiveve, pasuria dhe thellėsia e ndjenjave kanė pėrcaktuar edhe pėrdorimin e njė gjuhe poetike tė larmishme e me shprehėsi tė lartė. Sa optimist e i ngazėllyer ėshtė kur shpreh besimin tek e ardhmja, aq i pėrmbajtur e meditues ėshtė kur flet pėr probleme tė qėnies, tė filozofisė, sa i trishtuar paraqitet kur kujton djalėrinė e perėnduar, kohėn e ikur, dhe tė vdekurit, aq i pėrndezur ėshtė nė urrejtjen e tij kur mallėkon tradhėtarėt. Naimi pėrdori mjete tė shumta stilistike. Epitetet e goditura pėr gjuhėn, anaforat tek vjersha "Fyelli", shpėrthimet nė formė pasthirrmash "Lum kush tė rrojė…", krahasimi i Korēės sė Mėsonjtores sė parė me trimin qė sulet nė ballė etj., etj, mbeten tė pashlyera nė kujtesė. Me shumė efekt poeti pėrdori edhe antitezat, veēanėrisht ndėrmjet disa fjalėve tė caktuara me kuptim tė pėrgjithshėm, por qė ai i shėnoi me njė pėrmbajtje tė qartė e me ngarkesė emocionale (drita-errėsira; fatbardhėsia, mbarėsia, qytetėria, - ndarja, marrėzia) e qė pėrfaqėsojnė tė parat: lirinė, emancipimin, kurse tė dytat: zgjedhėn, paditurinė, si plagė tė pushtimit. Tėrheq gjithashtu vėmendjen pasuria e rimave, e vargjeve e strofave me skemat AB, AB, A, AA, BCCB, ABAB, CC, tė pėrdoruara rrallė ose aspak nė poezinė shqiptare.
    "Lulet e verės" (me "verė" Naimi quante pranverėn) ishin simbol i sė resė qė po lindte, i lirisė, i asaj shprese dhe force tė madhe qė lindi poetin e madh dhe poezinė e madhe.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve: 474
    Age: 25
    Vendbanimi: Prizren
    Profesioni: Studente
    Points: 14
    Registration date: 21/08/2008

    Tema Naim Frasheri

    Mesazh nga Leriona prej 29th August 2008, 01:42

    Naim Frasheri-Histori e Skėnderbeut (analizė)

    Poema epike "Historia e Skėnderbeut" u botua mė 1898, dy vjet para vdekjes sė Naimit. Kjo vepėr e fundit qė botoi ai, mbeti si testamenti i tij, sepse nė tė pėrmblodhi dhe shprehu me patos tė fuqishėm idealet pėr lirinė e Shqipėrisė dhe pėr futjen e saj nė rrugėn e pėrparimit. 
    Vepra doli nė njė ēast historik tepėr tė mprehtė: Perandoria Osmane po shkonte drejt fundit tė saj dhe rreziku i copėtimit tė vendit tonė nga shtetet shoviniste ishte shumė i madh. Kėrkohej mė shumė se kurrė qė ndėrgjegjja kombėtare tė forcohej dhe, veē kėsaj, te shqiptarėt tė krijohej mendėsia se ishte e drejta e tyre tė jetonin tė lirė si komb mė vete nė trojet e lashta stėrgjyshore. Vepra e Naimit bėnte thirrje dhe nxiste shqiptarėt t'i dilnin zot vendit tė tyre nė kėto kushte, duke kryer me nder detyrėn atdhetare.
    Breza tė tėrė patriotėsh kishin ėndėrruar tė kishin njė vepėr pėr heroin kombėtar, Skėnderbeun. Kėtė dėshirė e realizoi Naimi me poemėn e vet madhore, e cila lėshoi hapur e me forcė kushtrimin pėr tė rrokur armėt, pėr tė shkundur zgjedhėn turke e pėr ta mbrojtur atdheun nga ēdo rrezik. Ajo tingėlloi si kushtrim i bashkimit tė shqiptarėve rreth flamurit tė Skėnderbeut.
    Si ėshtė ndėrtuar vepra? "Historia e Skėnderbeut" ėshtė njė poemė epike e pėrbėrė nga 22 kėngė. Ngjarjet ndjekin rendin kohor: Fillojnė me dėrgimin e djemve tė Gjon Kastriotit peng tė sulltanit dhe mbarojnė me vdekjen e Skėnderbeut dhe pasojat e rėnda qė ndoqėn . Nė pėrgjithėsi vepra i pėrmbahet historisė, ndonėse ka personazhe tė krijuara prej poetit.
    Nė qendėr tė poemės ėshtė figura e Skėnderbeut. Kėtė figurė Naimi e ka vizatuar nė pėrputhje me idealin e tij romantik, nė dritėn e idealeve tė humanizmit evropian e nė frymėn e Rilindjes. Pra e idealizon figurėn e heroit tonė.
    Pėr Naimin Skėnderbeu ėshtė personifikim i tė gjitha vlerave: i trimėrisė, i urtėsisė, i bukurisė fizike e morale:

    Ishte mbret i bukurisė,
    si dielli epte dritė…,
    … kish tė gjitha mirėsitė
    dhe tė tėrė urtėsinė,
    njerėzin' e dituritė
    dhe fuqin' e trimėrinė.

    Naimi e paraqet Skėnderbeun me tiparet e njė heroi legjendar, tė luftėtarit kreshnik dhe tė atdhetarit tė flaktė, qė mbi gjithēka vė atdheun, edhe mbi interesin e tij.
    Nė poemė e gjejmė Skėnderbeun njė udhėheqės me aftėsi tė rralla, qė diti tė bashkonte tė gjithė shqiptarėt rreth idealit tė madh tė lirisė. Ai ėshtė organizator dhe strateg i madh nė luftė, po aq sa ėshtė edhe luftėtar qė bie "si rrufč" mbi armiqtė dhe i shpartallon. Si prijės i urtė popullor ai ėshtė simbol i lirisė, i traditave heroike tė popullit, i idealeve shoqėrore e demokratike qė i kishte vetė poeti. Skėnderbeu paraqitet me njė botė tepėr humane. Ėshtė i dashur e i thjeshtė me njerėzit, ka njė mall pėrvėlues pėr atdheun kur jeton larg tij, qan me lot tė hidhur kur merr vesh vdekjen e njerėzve tė afėrt dhe tė zezat qė e gjetėn Shqipėrinė. Nė ēdo ēast ėshtė njerėzor e fisnik.
    Figura e Skėnderbeut ėshtė e pashkėputur nga epoka e tij. Ėshtė e natyrshme qė kėtė epokė Naimi ta paraqitė tė idealizuar, duke ia kundėrvėnė gjėndjes sė Shqipėrisė sė robėruar e tė prapambetur tė kohės sė vet. Koha e Skėnderbeut pėrmblidhte gjithė "mirėsitė" e "begatitė" atėherė mbretėronte urtėsia, paqja, kamja, nderi, shpresa.
    Paraqitja e idealizuar e sė kaluarės kishte njė funksion tė caktuar. Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndėrpreu proēesin e zhvillimit e tė qytetėrimit tė Shqipėrisė, e hodhi kėtė nė errėsirė. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa mė parė dhe epoka e lavdishme e Skėnderbeut duhej pėrtėrirė.
    Naimi evokon shpirtin heroik e liridashės tė shqiptarėve, traditat e tyre tė bashkimit, evokon epokėn dhe Skėnderbeun vetėm e vetėm qė

    T'i ap dritė Shqipėrisė
    Nga shpirt' i ndritshėm i tija,

    pra, duke na i paraqitur ato si njė model tė pėrsosur, ti frymėzonte bashkatdhetarėt pėr ta ēliruar e qytetėruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat Naimi e paraqet popullin si njė forcė tė gjallė qė i udhėhequr nga njė hero si Skėnderbeu, korr fitore dhe tregon heroizėm e patriotizėm tė pashoq.
    Njė ide e rėndėsishme e poemės, tepėr aktuale nė fund tė shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetėm me anė tė luftės sė armatosur. Gjithė poema e sintetizon kėtė ide, por me njė patos tė veēantė spikat ajo nė fjalėt e Kamanit:

    Kurrė s'trembet Shqipėria,
    nukė vdiq, po ėshtė e gjallė
    tjetėr pėrgjigjje Turqia 
    nukė do, pėrveē me pallė.

    Fjala e Kamanit nė kuvendin e burrave tė mbledhur nga Gjon Kastrioti, ėshtė himn pėr trimėrinė dhe lirinė, ajo tingėllonte si thirrje pėr tė rrokur armėt:

    Trimėria, trimėria
    mban lirin' e mėmėdhenė!

    Kamani nuk ėshtė person historik, por figurė e krijuar nga poeti me shumė dashuri e mjeshtėri. Ai tipizon shqiptarin trim, tė vendosur pėr tė mbrojtur lirinė dhe nderin e atdheut, tė gatshėm tė japė edhe jetėn.
    Nė poemė ka dhe shumė personazhe tė tjera, portrete tė njerėzve tė afėrt dhe tė bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut, si dhe tė armiqve osmanė. Kėta tė fundit, sidomos sulltanėt, jepen me tipare krejt tė kundėrta me ato tė Skėnderbeut dhe tė shqiptarėve.
    "Historia e Skėnderbeut" u bė njė nga veprat mė tė dashura gjatė Rilindjes, se u pėrgjigjej aspiratave liridashėse qė vlonin nė popull. Ajo themeloi nė letėrsinė tonė traditėn e poezisė epike.
    Poema ka shumė vlera artistike tė qėndrueshme. Ajo tė rrėmben me gjerėsinė e rrėfimit, me gjallėrinė e vizatimit tė shumė skenave. Tė tilla janė ato tė kuvendeve, tė veprimtarisė sė gjithanshme tė Skėnderbeut, tė betejave, ndonėse, ndonjėherė, bie nė pėrsėritje situatash. Herė-herė gjejmė tabllo me dramacitet tė theksuar. E tillė ėshtė ajo nė kėngėn e V, qė fillon me vargjet:

    Krujė, o qytet i bekuar,
    prite, prite Skėnderbenė!…

    Nė poemė hasim herė-herė, portretizime tė goditura tė personazheve, siē ėshtė sidomos ai i Kamanit njė pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj.

    Gjuha e veprės ėshtė afėr gjuhės sė popullit, me mjete tė shumta shprehėse, e pastruar nga fjalėt e huaja dhe me mjaft fjalė tė krijuara nga vetė poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesė emocionale, gjenden dendur nė poemė.
    "Historia e Skėnderbeut" mbetet njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė Naimit. Me tė u mėkuan dhe u rritėn breza tė tėrė atdhetarėsh e luftėtarėsh.

      Ora ėshtė 28th November 2014, 10:15