KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    VIP (Lajme,thashetheme,te reja per ta)

    Share

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Mtv Awards, tre cmime per Britney Spears

    Mesazh nga Leriona prej 9th September 2008, 02:28

    Triumf pėr Britney Spears nė “Mtv Awards”, qė u ndanė mbrėmjen e kaluar nė Los Angeles. Tre kanė qėnė cmimet qė Lolita e popit ka cuar nė shtėpi.


    Spears ka marre me singellin “Piece of Me” tre cmime: "Videoja mė e mirė e Vitit", "Video me e mirė per kategorine e femrave" dhe "Video mė e mirė Pop".


    Cmimi pėr "Videon mė tė mirė nė kategorinė meshkuj" e mori kėngėtari Chris Brown me “With You”.

    “Linkin Park” kanė fituar nė kategorinė e video mė e mirė rock me “Shadow of the Day”, ndėrsa video hip-hop i shkoi Lil Wayne me kėngėn “Lollipop”.

    Nė fund “Tokyo Hotel” fituan cmimin si artistet mė tė mirė tė rinj.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Se shpejti “Supermodel of the world”

    Mesazh nga Leriona prej 9th September 2008, 02:30

    Kerkimet per supermodelen dhe vajzat qe do te marrin pjese ne “Supermodel of the World - Shqiperi 2008” vazhdojne. Pas plotesimit te formulareve dhe pas pjesemarrjes ne programin “Duke kerkuar supermodel”, tashme vajzat po kalojne ne audicionet e zhvilluara nga fotografi Fadil Berisha.


    Ai foli per Top Channel per kriteret e duhura per te qene nje supermodele, por edhe per mundesite e tjera qe i presin vajzave, nese nuk zgjidhen te tilla. “Permasat qe duhet te kete nje modele jane 1.75 deri ne 1.80 metra, modele qe preferohen nga ‘Ford’. Duhet gjithashtu qe trupin ta kene ne rregull. Mosha duhet te jete 14 deri ne 18 vjece”, tha fotografi Fadil Berisha.

    Por si eshte kete vit niveli i vajzave qe pembushin cilesite e duhura? “Shume me mire se vitet e kaluara dhe me ne fund e kane kuptuar dhe si duhet te jene”, pohoi Berisha.

    Ndonese rruga per te qene nje supermodele eshte e gjate, vajzat qe aspirojne te jene te tilla, duket se jane vertete te impenjura per t’ia arritur qellimit. Per kete flet regjisori i spektaklit “Supermodel of the world - Shqiperi 2008”, Bojken Lako.

    “Programi eshte ende ne proces per te arritur te spektakli i madh. Kete vit shohim se ka edhe me interesim nga vajzat qe jane duke e konsideruar kete proces pasi eshte vendi ku fillon rruga e nje modeleje”, eshte shprehur regjisori Bojken Lako.

    Seleksionimet vazhdojne, ne perzgjedhje te 20 vajzave pjesemarrese ne spektaklin qe do te zhvillohet se shpejti, e nga ku fituesja do te shkoje drejt New Yorkut, per te kokurruar me vajzat e tjera nga bota, ne konkursin nderkombetar “Supermodel of the world”, organizuar nga agjencia “Ford”.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Kidman mė e paguara nė Hollywood

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:29

    Aktorja amerikane, Nicole Kidman, ėshtė ylli mė i paguar nė Hollywood. Kidman ka kryesuar listėn e publikuar nga revista "Forbes" pėr aktorėt mė tė paguar. 


    Protagonistja e filmit "Hours" ka zėnė vendin e bashkėkombasit tė saj, Russell Crowe, i cili kėtė vit ėshtė pozicionur ne vendin e tetėmbėdhjetė. 

    E dyta nė listėn e mė tė paguarve ėshtė renditur Jennifer Garner, filmat e tė cilės, "The Kingdom" dhe "Catch and Release", kanė pasur sukses tė madh dhe kanė rezultuar shume fitimprurės. 

    Vendi i tretė i ka takuar ish-burrit tė Kidman, Tom Cruise, ndėrsa pas tij renditen nė 10-tė me te mirėt renditen edhe Cameron Diaz, Jim Carrey, Nicolas Cage, Drew Barrymore, Will Ferrell dhe Cate Blanchett.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Johnny Depp, aktor ne film te animuar

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:30

    Johnny Depp ka vendosur tė ribashkohet me regjisorin e filmit "Pirates OF The Caribbean", Gore Verbinski, pėr njė film tė animuar. 

    Depp do ta bėjė zėrin e njė kafshe shtėpiake e cila shkon nė njė aventurė nė Rango, ide kjo e krijuar nga Verbinski. 

    Ky projekt do tė realizohet nė bashkėpunim me “Industrial Light and Magic” tė George Lucas, ndėrsa Verbinski ka premtuar se do ta dėrgojė animacionin nė njė shkallė tjetėr.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Moda ne New York,prezantohet stilisti i Lopez

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:31

    Nje nga stilistet me te famshem ne SHBA, Marchesa prezantoi ne javen e modes ne New York dizenjimet e tij pranvere 2009.

    Stilisti njihet per dizenjimet e vecanta te emrave te njohur te artit si Jennifer Lopez, Eva Longoria dhe Jessica Alba.

    Ngjyrat qe mbizoteruan ne kete koleksion ishin e florinjte,e bardha dhe e zeza.

    "E nisa me nje dizenjim kinez dhe pasarela u mbyll sukseshem me veshjet e perditshme,te pershtatshme ne cdo vend", shprehet stilisti. 

    Ai shton se nje te rendesi te madhe ne koleksionet e tij kane edhe emrat e njohur te botes se artit, sidomos prezantimi i tyre ne tapetin e kuq.

    Java e modes ne New York do te vazhdoje deri ne daten 12 shtator.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema De Niro e Al Pacino ne nje film

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:32

    Al Pacino dhe Robert De Niro shkelen ne tapetin e kuq te New Yorkut per te promovuar filmin e tyre me te fundit "Righteous Kill," nje film i cili i jep fansave nje mundesi te shohe dy divat hollivudian ne nje sheshxhirim. 

    Bashke me ta ne tapetin e kuq ishin edhe 50 Cent, John Leguizamo, Carla Gugino dhe ish kryebashkiaku i New York. 

    I famshem per faktin se eshte nje burre fjalepak, De Niro tha ne tapetin e kuq per mikun e tij Al Pacino:Kemi kaluar nje kohe shume te mire bashke.

    "Righteous Kill' rrefen historine e dedektivit amerikan Turk,interpretuar nga De Niro dhe Rooster interpretuar nga Al Pacino, duke i vene dy artistet e medhenj perballe ne nje duel zinxhir i cili shfaqet permes situatave dhe fakteve te ndryshme.

    Filmi eshte xhiruar ne New york dhe do te shfaqet ne kinemate amerikane nga data 12 shtator.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Paris Hilton, duet me Britney Spears

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:34

    Paris Hilton i ka komunikuar tė gjithė botės se nė albumin e saj tė ri ka dėshirė tė bėjė njė duet me Britney Spears. 

    Trashėgimtarja nė kėto momente po merret me albumin e saj. Nė kėtė album ajo po bashkėpunon me tė dashurin Benji Madden, njė nga pjesėtarėt e grupit “Good Charlotte”. 

    "Shumė shpejt do tė dalė nė treg albumi im i ri, dhe do tė mė pėlqente shumė tė bėja njė duet me Britney Spears ", tha Paris.

     
    Hilton shpreson shume qė Lolita e popit ta pranojė ofertėn e saj.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Puthja me Johansson, Cruz bezdiset nga pyetjet

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:35

    Penelope Cruz, nė premierėn e filmit tė saj tė fundit nė Spanjė, bezdiset nga pyetjet pėr puthjen me Johanson. 

    Do tė dalė nė ekranin e kinemasė botėrore filmi i ri i ėoody Allen, "Vicky Cristina Barcelona", qė pėrvec SHBA-sė ėshtė xhiruar pėr herė tė parė edhe nė Spanjė. Filmi flet pėr njė piktor sapnjoll (Javier Bardem) qė dashurohet me njė turiste amerikane (Scarlett Johansson), duke shkatuar keshtu xhelozine e ish tė dashurės (Penélope Cruz).

    Sex simbol, muza e Pedro Almodovar, duke lėnė pas shpatullave historite e dashurisė me Tom Cruise dhe Mattheė McConaughey, Cruz nuk tregon asgje pėr jetėn e saj private. 

    Nė lidhje mė skenen e filmit ku ajo dhe Scarlett Johansson puthen ajo pėrgjigjet: “Ja, aktori bėn njė film njė orė e gjysmė, punon pėr muaj me radhė dhe nė fund gazetarėt tė pyesin vetėm pėr ato dy sekonda”.
     
    Projekti i ri i Cruz do tė jėtė njė film me regjizorin Pedro Almodovar qė e sheh 34 vjecaren si protagoniste nė filmin e tij tė ri. 

    "Ky ėshtė filmi i katėrt qė do tė xhiroj mė Pedro edhe pse qė nė cakun e parė ndihem shumė e tensionuar si nė fillimet e karierės sime. Por nėse nuk kė frikė nuk mund tė bėhėsh aktor, sepse tė interpretosh do tė thotė tė luash me dicka qė nuk tė le indiferente”, u shpreh Cruz.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Crowe i vjen nė ndihmė Snoop Dogg

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:37

    Russell Crowe i ka kėrkuar autoriteteve australiane qė t’i mundėsojnė mikut tė tij Snoop Dogg hyrjen nė Australi. 


    Heroi i filmit "Gladiator", i ka dėrguar njė letėr Departamentit tė emigracionit ku i ka kėrkuar qė t’i lėshojnė njė vizė reperit pėr tė hyrė nė Australi. 

    Snoop Dogg emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Cordozar Calvin Broadusit, nuk i lejohet hyrja nė Australi qė nga gushti i vitit tė kaluar pėr shkak tė sė kaluarės sė tij kriminale, qė pėrfshin marrjen me drogė dhe gjuajtje me armė nė vitet 90. 

    Russell, qė vitet e fundit ėshtė shoqėruar shumė me Snoop Dogg, ka bėrė kerkesė qė kengetarit amerikan t’i lejohet hyrja nė Australi pėr turneun e tij, "Down Under".

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Rikonfigurimi i UNMIK, sipas parashikimeve

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:38

    Zėdhėnėsi i UNMIK, Sven Lindholm konfirmon se procesi i rikonfigurimit po shkon nė bazė tė parashikimeve. 

    "Nė selinė e OKB-sė ne jemi nė pėrgatitje tė lėnies sė objekteve ku do tė vendoset misioni i EULEX-it, seksioni i trajnimit ėshtė i vendosur aty. Ne jemi duke pėrgatitur njė listė tė punonjėsve, pasi misioni i ynė i rikonfiguruar do tė jetė pėr 70 pėr qind mė i vogėl dhe ky proces ėshtė nė vazhdim e sipėr”, tha Lindholm.

    Megjithatė, zėdhėnėsi nuk e bėri tė ditur se kur do tė pėrfundojė procesi i rikonfigurimit tė UNMIK-ut.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Gossip, martesė gay pėr Lindsay Lohan

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:40

    Lindsay Lohan shumė shpejt do tė bėhet zonja Ronson. 

    E dashura e aktores, dj Samantha Ronson, pėrdori pikėrisht kėto fjalė pėr tė shpalluar martesėn e saj mė Lohan nė fund tė vitit. 

    Sipas gazetės britanike “Sun”, ajo e beri publik lajmin nga njė shfaqe e saj si dj nė hotelin “Chateau Marmont” tė Los Angeles. 

    Nė Californi ligji i lejon martesat midis homoseksualėve qė nga maji i kaluar.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Gossip, nė ankand tė mbathurat e Michael Jackson

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:41

    Kanė pėrfundur nė njė ankand tė mbathurat e ish mbretit te muzikes Pop, Michael Jackson. 

    Sipas tė pėrditshmes britanike “Telegraph”, veshjet intime te Jackson do tė shkojnė nė ankand, nė sitin “e-bay”. 

    Te mbathurat u konfiskuan nė 2003 – shin gjatė procesit pėr ngacmime seksuale. 

    Modeli, i firmes “Calvin Klein”, janė akoma nė gjendje tė mirė, tė ruajtura nė njė qese. 

    Ankandi do tė fillojė me ofertėn bazė prej njė milion dollarė. Nė shitje u nxorėn nga njė burrė afarist nga Neė Jersey, Henry Vacarro, qė i mori bashkė mė disa objekt tė tjėra tė Michael, nė fund tė gjyqit pėr kėngėtarin.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Victoria Beckham ndryshon “look”

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:43

    Victoria Beckham shkurton flokėt. Nė daljen nė treg tė linjės sė saj tė veshjeve, ish Spice u prezantua me njė veshje sportive dhe me flokė shumė tė shkurtėr. 

    Shumė e cilėsuan si tė stilit ushatrak dhe qė te kujton paksa edhe Halle Berry nė versioni “Bond Girl”.

    Nė prezantimin e sfilatės morėn pjesė edhe shumė VIP-a pėrtej oqeanit, por mė shumė se rrobat, qė ishin edhe shumė tė shtrenjta, vėmendja kryesore ishte pėr flokėt e Victoria-s.

    Edhe njė herė Victoria u shfaq si gruaja e mirė, qė kujdesej pėr shtėpinė dhe fėmijėt, por qė pavaresisht “super burrit”, ėshtė ajo qė i mban “pantallonat” nė shtėpi.

    Flokė shumė tė shkurtėr, ngjyrė tė zezė, tualet i fortė, Victoria njihet si mjaft punetore dhe kete e tregoi edhe me realizimin e deshires se saj per te qene stiliste. 

    “E di qė kjo ėshtė e ardhmja ime” ka thėnė zonja Beckham duke buzėqeshur pėr kamerat.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Itali-Gjeorgji, pengohet nga Vassco Rossi.

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:51

    Nė stadiumin e Udinezes kombėtarja italiane e futbollit, do tė luajė pėrkrah impiantit gjigand tė vendosur pėr koncertin e rock-erit, Vasco Rossi.

    Nė njė situatė tė tillė lojtarėve do t’iu duhet tė kėndojnė "Voglio una vita spericolata" tė Vassco-s. 

    Kombėtarja italiane do tė luajė sonte nė stadimumin e Udinezes kundėr Gjeorgjisė, me njė skenė gjigande pėr koncertin e Vasco Rossi pas njė prej dy portave. 

    Marcello Lippi, bėn shaka rreth kėsaj cėshtje – “Nuk do tė na kushtėzojė aspak– ka shpjeguar Lippi – Me mirė preferoj stadiumin e Udinezes me atė strukturė paksa tė cuditshme, se sa atė tė Qipros, ku luajtėn tė shtunėn. Njė skenė kaq tė madhe pas njė porte futbolli nuk e kisha parė ndonjėherė, ėshtė interesante”, ka thėnė trajneri.

    Pėr tė saqaruar situatėn kryetari i komunes se Udine, Antonello Valentini shpjegon, se nuk mund tė bėhej ndryshe, pasi kur u vendos marrėveshja qė ndeshja e kombėtares tė luhej nė atė stadium, Vasco Rossi e kishte caktuar datėn pėr koncertin e tij.

    Mė tė shqetėsuar pėr kėtė ceshtje duken futbollistė, pasi kanė frikė se mos skena e Vassco i pengon tė shohin portėn. “Shpresojmė tė shohim portėn dhe jo skenėn” thotė sulmuesi Antonio Di Natale. 

    Pėr portierin Gigi Buffon, prania e impjantit pas portės “Tė jep njė ndjenjė tė cudtėshme. ėshtė shėmtuar vetėm pėr t'u parė, sa keq qė une nuk di tė kėndoj, edhe pse kam regjistruar njė disk” u ka thėnė Buffon gazetarėve.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Njė film i ri pėr Jessica Alba-n

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:52

    Nuk kanė kaluar as tre muaj nga lindja e vajzės sė saj dhe Jessica Alba kthehet nė ekranin e madh tė kinemasė. 

    Aktorja do tė jetė protagonistja e filmit "An Invisible Sign of my Own", qė tregon historinė e njė gruaje qė izolohet nga shoqėria pėr t'u marrė me formula dhe numra. 

    Jessica Alba pasi kishte luajtur rolin e gruas sė padukshme nė dy filmat e “Fantastic 4”, edhe nė kėtė histori tė re do tė jetė e “padukshme” por nė njė tjetėr mėnyrė. Filmi flet pėr njė grua tė re qė ėshtė e mbyllur nė vetvete e fiksuar pas matematikės dhe numrave. 

    Por gjėrat do tė ndryshojnė kur do tė punėsohet si mėsuese matematike nė njė shkollė fillore.

    Regjisori i filmit do tė jetė Marilyn Agrelo, me njė pėrshtaje tė librit "An Invisible Sign of My Oėn" tė autores Aimee Bender. Xhirimet do tė fillojnė nė tetor.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema "Harry Potter" nudo nė internet

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:53

    Nė sezonin e kaluar teatral asnjė nuk kishte arritur ta fotografonte Daniel Radcliffe ndėrsa interpretonte nė skenė tėrėsisht i zhveshur pėr pjesėn "Equus". 


    Por njė fans i “Harry Potter” ka mundur ta fotografojė benjaminin e tij me celular, tamam ashtu sic e ka “bėrė nėna”… 

    Lajmėrimi para teatrit ishte shumė i qartė: “Ndalohen tė bėhen fotografi apo tė filmohet spektakli”. Por sic duket njė fans i cmendur i “magjistarit” mė tė njohur nė botė nuk mund ta linte t'i shpėtonte ky “rast i artė”. 

    Nė rolin e protagonistit, sipas skenarit, Radcliffe duhej tė zhvishej bashke me aktorėn kryesore. Midis frymemarrjeve nė skenė dhe britmave tė aprovimit, nje fans arrit tė nxirrte celularin e tij dhe tė bėnte njė foto tė sekuencės, qė mė vonė pėrfundoi nė sitet e internetit nė tė gjithė botėn…

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Pėrmasat e David Beckham…gjigande!

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:54

    Gojėt e kėqija kur e kishin parė tė shtrirė me tė mbathura nė pankartat publicitare tė Armani-t thanė: “ Do te jetė i gjithi mall i tij, vallė?" 

    Por tani dalin nė dritė burime tė reja pasi njė radio astraliane tregon provat: David Beckham ka pėrmasa tė mėdha. Nje dj tregon takimin e afruar qė ka patur mė asin britanik tė futbollit dhe nuk ka dyshime nė dhuntitė e tij natyrale.

    Imazhet e pėrhapura nė qytetet mė tė mėdha tė botės,tė David-t kishin bėrė shumė zhurmė. Me njė fizik si tė skulpturuar – organet e tij gjenitale u cilėsuan si mė tė bukurat nė planet –por ajo qė godit mė shumė njerėzit ishin masat e kampionit qė hapte kėmbėt duke qėndruar shtrirė nė pozė si model.

    Victoria, gjatė sfilatave milaneze, "padashje" tha se pėrmasat e burrit tė saj ishin jo mė pak se 7 metra!!!. Dhe ja tani vjen edhe konfirmimi nga nje dj australian qe rastėsisht u gjend nė njė pishinė mė Beckham.

    Sipas gazetės angleze “ Metor”, dj Kyle Sandilands, pasi ka kaluar natėn nė njė club nė Los Angeles, paska ndarė pishinėn mė kampionin. 

    “Pishina ishte shumė e vogėl – ka deklaruar dj. – Pėr herė tė parė nė jėtėn timė u ndjeva nė siklet. Tani mund t'i betohem tė gjithėve: ajo qė shikoni nė reklamė nuk ėshtė vepėr e njė rregullimi nė internet, por njė e vėrtetė”.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Pamela Anderson: Kam bėrė seks tė shfrenuar

    Mesazh nga Leriona prej 11th September 2008, 17:54

    Pamela Anderson, njė nga protagonistet nė serialin “Baywatch”, ikona mė sexy e dhjetėvjecarit tė fundit tregon se ėshtė kėnaqur shumė nė jetė duke bredhur botėn, e njohur shumė njerėz tė rinj dhe duke bėrė seks tė shfrenuar. 

    “Nuk arrij akoma tė mėsohem me fatin e mirė qė kam patur”, tregon 41 vjecarja, vajza e njė punėtori tė thjeshė dhe e njė kamariere daneze, e zbuluar rastėsisht gjatė njė ndeshje futbolli nė Vancouver. 

    “Kam lindur nė njė familje shumė tė varfėr dhe pėrfundova nė Hollywood. Megjithatė do tė kisha qėnė po kaq e lumtur edhe sikur tė punoja si kamariere”. Por fati i ka dhuruar imoralitetin e “Guinness book of ėorld Records” si me e klikuara nė internet, tė «Playboy», me 14 kopertina: njė rekord.

    “Sė shpejti do tė bėj edhe kopertinėn e 15-tė me fotografin kandez Raphael Mazzucco. Sa mė shumė plakem aq mė shumė ndihem sexy, e fortė dhe e fuqishme”.

    Nė njė ditė tė zakonshme, Pamela pozon pėr fotografin e divave David LaChapelle pastaj fluturon nė njė takim me Elton John dhe Hugh Hefner dhe nė fund kthehet nė shtėpi nė Malibu, para se tė zgjohen dy fėmijėt e saj, lindur nga martesa me Tommy Lee.

    “Pavarsisht axhendės sime tė zėnė, nuk kam shėrbyese apo baby-sitter nė shtėpi. Gatuaj dhe kujdesem vetė pėr fėmijėt e mi, mė ndihmon vetėm mamja ime”, thotė Pamela. 

    Nė njė intervistė nė, 2003, Pamela rrefeu se nuk priste qė tė jetonte mė shume se 10 ose 15 vjet mė shume.

    “Sot kam mė shume besim kjo edhe falė stilit tė shėndetshėm tė jetės sime”. Pyetjes nė ėshtė e lumtur Pamela i pėrgjigjet: “Si cdo grua ndonjėherė ndihem vetėm. Po kjo pėr fajin tim, se shpesh jam shume e rreptė me veten time dhe nuk arrij tė terheq burrat e duhur”.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Naomi: Dua tė kem fėmijė

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:03

    Njė fytyrė e re e Naomi Campbell. Nė intervistėn pėr revistėn “Mail”. Supermodelja 38 vjecare konfirmon se dėshiron tė behėt nėnė shumė shpejt, sidomos tani qė ka gjetur njė “burrė tė vecantė” si Vladimir Doronin, ish beqarin e artė tė financės ruse. 

    “Nuk pi me pije alkoolike, nuk marr mė drogė” siguron pantera e zezė, qė nė kėto momente po ndjek njė kurs rehabilitimi qė i lejon vetėm ndonjė cigarė nė tė rrallė. 

    Ditėt e fundit ajo bashkė me bashkėshorten e kryeministrit britanik Sarah Brown po bashkėpunon nė krijimin e njė organizate bamiresie qė i vjen nė ndihmė grave dhe shtatėzanisė nė rrezik nė vendet akoma nė zhvillim.

     “E di qė njerėzit mendojnė qė po e bėj vetėm pėr tė fituar njė reputacion tė mirė po kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė” thotė Naomi duke kujtuar tė gjitha cėshtjet nė tė cilat ajo ka qėnė deshmimtare. 

    “Tani e kuptoj kur njerėzit thonė qė degjojnė thirrjen e trupit, pra, edhe unė tani dua shumė tė kem njė fėmijė”, pranon modelja. 

    Kohėt e fundit ajo ka qėnė nė Brazil ku i ėshtė nėnshtruar njė operacioni nė vezore pėr tė hequr dy tumorė benjin, nga 9 cm. Njėri prej tė cilėve i shkaktoi dhe njė infeksion, qė e detyroi Campbell tė qėndronte edhe tre muaj tė tjerė shtruar nė spital.
     
    ” Nėse Zoti do, shumė shpejt mund tė bėhem mama, nuk po i bėj asnjė presion tė dashurit tim, por njė gjė tė tille do ta doja shumė. Ėshtė ėndrra e tė gjitha grave dhe e ndiej si pjesė tė ekzistencės sime qė duhet ta jetoj”. 

    Naomi nuk e ka njohur kurre tė atin dhe ėshtė rritur nga njė nėnė beqare. “Ajo ja doli pėr mrekulli – shpjegon – por unė dua normalitetin qė cdo grua dėshiron".

    Nuk ėshtė njė rastėsi qė modelja ka qėnė gjithmonė e tėrhequr nga burra mė tė mėdhenj nė moshė si Robert De Niro apo Flavio Briatore, dukė kėrkuar tek ata figurėn atėrore tė babait qė gjithmonė i ka munguar. 

    Tani ajo kthen faqen dhe cdo gjė e le nė dorė tė Zotit: “Nėse do tė kisha patur njė fėmijė mė parė mendoj se nuk do tė kishte qėnė momemti i duhur. Duhet tė kaloja shumė dhe tė duroja shumė gjėra. Jam njė “work in progress” – ironizon supermodelja.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Beyonce, rikthehet me Timberlake

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:16

    E ka bėrė mė parė Madonna, do ta provojė edhe ajo. Pėr tė hedhur nė treg albumin e ri qė do tė dalė mė 18 nėntor, Beyonce ka vendosur tė bėjė njė duet mė Justin Timberlake. 

    Lajmi u hap nga MTV, por nuk ėshtė akoma i qartė nėse dueti do tė jetė pjesė e albumit apo nje kėngė mė vete. Kėnga, "If i Were a Boy", do tė publikohet mė 7 tetor.
     
    Provat gjenarale tė bashkėpunimit kėngėtarėt i bėnė fundjavėn e kaluar, nė "Fashion Rocks", njė ngjarje qė zhvillohet cdo vit ku kengėtarėt e muzikės pop bashkohen nė disa sfilata tė firmave mė prestigjoze. 

    Timberlake prej disa vitesh konsiderohet si mbreti idhull i popit, dhe njė duet mė tė duket i pashmangshėm pėr Beyonce. Madonna i besoi kėngėn "4 Minutes", singėlli qė lancoi dhe albumin e saj "Hard candy" , Duran-Duran para saj kishin bashkėpunar me Justin, si bashkė-autorė dhe producent, pėr "Falling Down", kėnga e parė e albumit "Red Carpet Massacre". 

    Ish-liderja e “Dstiny's Child”, fituesja e 5 Grammy AWards ne 2004 falė albumit deputues "Dangerously in Love", nuk nxjerr nė treg njė prodhim tė ri qė nga 2006 ("B'Day"). Kohėt e fundit ajo i ėshtė kushtuar familjės se saj, pasi u martua mė 4 prill me Jay-Z, tė fejuarin e saj historik.

    Tani ėshtė momenti tė qetėsohet nė skenė dhe pėr tė shkuar e sigurt nė sukses ajo i beson ndihmės sė Timberlake. 

    Njė duet qė parashikohet eksploziv. Le tė presim…

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Knightley: Njė fėmijė kundėr kritikave

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:19

    Keira Knightley ėshtė shpesh e kritikuar pėr formėn e saj fizike, por tani duket se aktorja e ka gjetur zgjidhjen e duhur, pėr tė mbullur gojėt qė thonė se ajo duket si anoreksike. 

    Interpretuesja e re e "The Duchess" ka deklaruar se do tė bwjw njw fwmijw.

    "Ėshtė njė arsye e mirė pėr tė patur njė fėmijė.Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė thonė mė qė jam anoreksike", u shpreh Knigtley. 

    Kohėt e fundit, Keira, 23 vjece, ka qėnė gjithmonė e kritikuar pėr shkak tė fizikut shumė tė dobėt qw e karakterizon dhe rreth kėsaj cėshtje ylli i kinemasė angleze ka deklaruar: "Njė javė, pwr ta, jam shumė e dobėt, por format e trupi i kam shumė tė mėdha. Cfarė do tė thonė tjetėr pėr mua? Qė jam shumė e shkurtėr apo shumė e gjatė? Mė vjen shumė keq po unė jam keshtu, kjo qė me shihni”.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Dashuri e re pėr Aniston

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:21

    Nė dashuri Jennifer Aniston ėshtė njė vullkan i vėrtetė. Pa i kaluar akoma zhgenjimi nga ndarja me kėngėtarin John Mayer, ajo hidhet nė sulm me njė tjetėr yll hollivudian. 

    Ish zonja Pitt ėshtė parė shpesh e shoqėruar nga ylli i “RockNRoll”, Gerard Butler. 

    Shkėndija midis tė dyve duket sė ka filluar nė Toronto, ku Jen terhoqi vemendjen e te gjithėve me njė buzėqeshje tė mrekullueshme. 

    Shumė sensuale ajo nuk tėrhoqi vetėm vemendjen e fansave dhe paparacėve por edhe tė aktorit bukurosh skocez. 

    Dhe tė mendosh qė ish mbretėresha e "Friends" thotė sė nuk ka fat nė dashuri! Pas ndarjes me Brad Pitt, ajo ka koleksionuar njė seri burrash shumė tė bukur: Vince Vaughn, Paul Sculfor, Jason Lewis, Aron Eckhart dhe John Mayer. 

    Tė gjithė e mendonin tė dėshpėruar pėr deshtimin e radhės nė dashuri por ajo shfaqėt rrezėllitėse nė cdo rast mondan. 

    Ka qėnė Butler, qė sipas tė mirė informuarve t'i ketė kthyer buzėqeshjen, qė nė tė kaluarėn ka patur njė histori me, Cameron Diaz. 

    Njė lojė e fatit pasi Cameron kohėt e fundit po shoqėrohet me modelin Sculfor, ish tė dashurin e Aniston. 

    Aktorja, qė nė shkurt deklaroi se nuk kishte bėrė sex prej 6 muajsh, duket se po bėn c'ėshtė e mundur pėr tė mos e festuar 40 vjetorin vetėm, por me njė tė fejuar.

    Ėndėrra e saj ėshtė tė bėhėt shumė shpejtė mama, duke kaluar kėshtu edhe atė ndjenjė tė inferioriteti qė ka ndaj “rivales” Angelina Jolie. 

    Duke rrotulluar rrotėn e fatit, zgjedhja e radhės sė Aniston pėrfundon pėrkrah Butler. Ndoshta kėtė herė pasioni do tė zgjasė.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Yjet hollivudiane vishen keq

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:22

    Tė bukura, sexy, gjithmonė nė formė. Personazhet e njohura nuk humbasin asnjė rast pėr tė ndryshuar pamjen e tyre tė jashtme duke sfiluar me veshje nga moda e fundit. 

    Por ndonjėherė tė kapura nga mania pėr tė bėrė pėrshtypje pėrfundojnė duke u veshur keq dhe pa stil.

    Nga Madonna te Pink, duke kaluar te Lily Allen dhe Lindsay Lohan, deri te Eva Longoria e Shannen Doherty, njė grup i madh vipash qė gjatė rrugės pengohen nė stil. 

    Ka nga ato qė larg aparateve e kamerave, vishen nė versionin “shtėpiake tė dėshpėruara”. 

    Mjafton tė shikosh nusen e ardhshme Lindsy Lohan, qė del me njė palė xhinse tė grisura, njė kanatiere shumė tė butė dhe njė shall tė verdhė qė stonon me gjithcka tjetėr.

    Lohan heq dorė nga recipeta me kėnaqėsi, duke treguar mė pak mė shumė nga c’duhet. 

    Ndėrsa pėr cantė ka marre atė qė i ka zėnė dora nė garderobė. 

    Ndėrsa, duket si njė mollė jeshile, Kirsten Dunst, qė ėshtė veshur me njė veshje qė te jep pėrshtypjen e njė tollumbaceje.

    Cmenduri nė skenė pėr mbretėreshėn e pop-it Maddonna qė nė koncert vishet si njė 20 vjecare.

    Pantallona tė shkurtra pėr palestėr, corape rrjete dhe cizme tė zeza, syze dielli nė formė zemre: me sa duket shijen e mirė e ka lėnė nė dollapin e shtėpisė kėngėtarja amerikane. 

    Pamje fshatareske pėr Jesica Simpson: e corientuar nga suksesi i madh, ajo ka veshur njė fustan me kuadrata vjollcė qė tė kujton mbulesėn e tavolinės sė bukės. 

    Nuk ngelin pas pėr shije tė keqe nė tė veshur edhe Kelie Minogue, Nicole Richie apo Pink.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Clooney nė njė film me McGregor, Spacey e Bridge

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:23

    Ewan McGregor, Kevin Spacey dhe Jeff Bridges janė nė tartativa pėr tė hyrė nė kastin e filmit “The Men Who Stare at Goats” me George Clooney. 

    Ėshtė njė histori e bazuar nga libri i gazetarit tė “Guardian” Jon Ronson. Historia ėshtė pėrshtatur nė Irak dhe tregon jetėn e njė reporteri, interpretuar nga McGregor, qė mendon se gjen njė qellim kur takohet me Lyn Cassady, Clooney, i cili konfirmon se nė kėtė film luan rolin e njė ish agjenti tė ushtrisė me fuqi tė mbinatyrshme. 

    Pasi takohen dy protagonistėt fillojnė njė udhėtim pėrmes Irakut. 

    Bridges do tė luajė rolin e Bill Django, themeluesi i njė programi pėr ushtarėt tė fuqi tė mbinatyrshme, ndėrsa Spacey do tė jetė njė ushtarė qė drejton njė kamp me tė burgosur.

    Regjia do tė udhėhiqet nga regjisori Grant Heslov, qė do tė jėtė dhe producent i filmit bashkė me Clooney. Xhirimet e filmit do tė fillojnė nė filllim tė muajt tjetėr.

    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Lenon dashuronte McCartney

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:24

    Njė libėr biografik i ri ka dalė nė treg pėr jetėn e “Beatles” dhe qė nxjerrė nė dritė te “vėrteta” mbi jetėn private tė Lenon: “John konsideronte Paul me shume se nje shok tė mirė”, shkruhet nė kėtė botim. 

    Sipas autorit kėnga “All you need is love” qe kėndonin “Beatles”, njė nga sukseset mė tė medha tė grupit nga Liverpulit, njė kėngė e shkruar nga John Lennon, duket se i dedikohet dyshes Lennon-McCartney. 

    Lidhja me muzikėn qė i bėri kėngėtarėt tė pandashėm vite mė parė, nxjerrė nė dritė njė biografi tė re mbi grupin legjendar, "John Lennon: The Life", shkruar nga Philip Norman. 

    Njė biografi qė ka tėrbuar McCatney dhe vejushėn e Lenon Yoko Ono. Sipas librit tė gazetarit anglez, John Lennon luftonte mė veten kundėr njė kompleksi tė fortė “Edipi”, Lennon dėshironte – sipas autorit – tė flinte mė mamanė e tij.

    Por sipas gazetarit ai kishe njė ndenjė pėr Paul McCartney-n qė nuk shikonte thjeshtė si njė shok grupi po dicka mė shumė.

    Vetė Lenon qė u vra nė vitin 1987 nė Neė York, nuk mund tė mbrohet nga kėto akuza. 

    Por Yoko Ono dhe ish pjesėtari i “Beatles” Paul McCartney, shkruajnė nė gazetėn britanike “The Mirror”, qė janė shumė tė indinjuar nga kėto deklarta tė paqėna.

    Sponsored content

    Tema Re: VIP (Lajme,thashetheme,te reja per ta)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 27th February 2017, 13:09