KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Aktualitet

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Aktualitet

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 01:52

    Mbesa e ministrit, sherr me Ingrid GjoninKategoria: Aktualitet

    Dy personazhe VIP janė bėrė objekt i njė sherri nė njė nga pub-et e Tiranės, ku ishin duke festuar me miqtė e tyre. Njė provokim i momentit ka mjaftuar dhe dy grupet qė shoqėronin vajzat e reja, Xhesika Mustafa dhe Ingrid Gjoni, janė pėrleshur, duke sjellė ndėrhyrjen e policisė pėr qetėsuar gjakrat. Ngjarja ka ndodhur rreth njė javė mė parė, ku policia ka bėrė shoqėrimin e njėrės prej vajzave, e cila nuk ka kryer ndonjė denoncim ndaj “rivales”. Burimet policore shpjegojnė se ngjarja ka ndodhur rreth dhjetė ditė mė parė, nė njė nga pub-et e zonės sė ish-Bllokut nė Tiranė, ku dy grupet po kalonin orėt e natės. Xhesika Mustafa ėshtė ankuar pėr ngacmime nga ana e shoqėruesve tė Ingrid Gjonit dhe kaq ka mjaftuar qė tė plasė sherri. Me gjithė ndėrhyrjen e truprojave tė lokalit, konflikti nuk ėshtė shuar, kėshtu qė janė njoftuar uniformat blu tė Komisariatit nr. 2. Me tė mbėrritur aty, punonjėsit e policisė kanė shuar konfliktin, ndėrkohė qė janė urdhėruar tė shoqėrojnė protagonistėt. Por, nė gjendje tė dehur, vajza 19-vjeēare, Xhesika Mustafa, ka reaguar ashpėr ndaj policisė, duke u prezantuar si mbesa e njė ministri tė njohur tė kabinetit “Berisha”. Ajo ka kėrcėnuar se do t‘i pushonte nga puna punonjėsit e policisė, sapo t‘i bėnte njė telefonatė dajės sė tij. Megjithatė, ajo ėshtė shoqėruar nė polici, ku ka bėrė edhe njė deklaratė mbi kėtė konflikt. Pėr mė tepėr, policia shpjegon se dy grupet e sherrit ishin nė gjendje tė dehur, kėshtu qė vajza e re ėshtė mbajtur pėr disa orė nė komisariat. Ajo ka pretenduar se shoqėruesit e Ingrid Gjonit e kishin ngacmuar seksualisht. Me veshje ekstravagante, ajo ka kaluar tė gjithė natėn nė qeli, megjithatė nuk ka pranuar tė denoncojė. Sipas policisė, personi qė pretendohej se e kishte ngacmuar 19-vjeēaren, ėshtė larguar nga vendi i ngjarjes.

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Atentati ndaj Gordon Braun, ndalohet shqiptari nga Kosova

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 01:54

    Nė planin konspirativ pėr tė vrarė Kryeministrin britanik, Gordon Braun, raportohet tė ketė qenė i pėrfshirė edhe njė shqiptar nga Kosova. Mediat britanike kanė raportuar gjatė ditės sė djeshme lajmin e ndalimit tė njė personi 29-vjeēar, qė besohet tė jetė nga Kosova. Nė dy artikuj tė njėpasnjėshėm gazeta “Evening Telegraph”, duke iu referuar burimeve qė po hetojnė kėtė komplot, shkruan se personi i katėrt i dyshuar, si pjesėmarrės nė kėtė konspiracion, ėshtė shqiptar. Sipas kėsaj gazete, 29-vjeēari ėshtė ndaluar nė shtėpinė e tij, nė rrugėn “Moore Street”, Normanton, si i dyshuar nė pėrfshirjen e akteve terroriste, vepėr penale e parashikuar nga Akti i Terrorizmit 2000. Hetuesit kanė nė dispozicion 28 ditė pėr ta marrė atė nė pyetje dhe pėr tė ngritur akuzat pėrkatėse, ose ta lėnė tė lirė. Njė zėdhėnės i “Greater Manchester Police”, i konfirmoi gazetės “Shqip” ndalimin e njė personi, por nuk ka pranuar tė komentojė pėr nacionalitetin e tij. “Ne nuk mund tė komentojmė nacionalitetin e njė personi tė ndaluar, i cili po merret nė pyetje pėr aq kohė sa ndaj tij nuk ėshtė ngritur ende ndonjė akuzė konkrete”, ka thėnė ai. Mėsohet se policia ka kontrolluar banesėn e personit tė ndaluar dhe ka sekuestruar dy makina tė parkuara pėrpara shtėpisė sė tij, ku banonte ai. Arrestimi personit, qė thuhet tė jetė me origjinė nga Kosova, ėshtė kryer nga policia e zonės sė Lancashire, nė bashkėpunim me skuadrėn e antiterrorizmit nė policinė e Greater Manēester. Burimet policore kanė pohuar pėr median angleze se arrestimet kanė tė bėjnė me njė konspiracion pėr vrasjen e kryeministrit Gordon Braun dhe paraardhėsit tė tij Tony Blair. Gazetarėt e “Evening Telegraph”, gazetė lokale e zonės ku jetonte kosovari, kanė nisur kėrkime tė “ethshme” pėr t‘i zbuluar emrin dhe tė mėsojnė mė shumė pėr tė. Fareed Hussain, anėtar i njė forumi mysliman i zonės Derbi, ka pohuar se ai nuk ia dinte emrin e kosovarit tė ndaluar. “Ne nuk kemi informacion rreth tij. E vetmja gjė qė ne dimė ėshtė se ai ėshtė kosovar”, ka pohuar ai. Tre britanikė, me origjinė myslimane, kanė dalė dje pėrpara gjykatave londineze si tė akuzuar pėr kėrcim dhe eliminim tė kryeministrit Gordon Braun dhe ish-kryeministrit Tony Blair. Krahas kėsaj akuze, tė katėrt akuzohen si pjesėtarė tė Al-Kaedės, pėr degėn e Britanisė sė Madhe, duke inkurajuar persona tė tjerė pėr t‘iu bashkuar kėsaj organizate.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Prokurorėt e botės: Kujdes nga krimi nė internet

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 01:00

    Shoqata Ndėrkombėtare e Prokurorėve ėshtė mbledhur nė Singapor pėr tė diskutuar mbi mėnyrat se si tė luftohet krimi nė internet. Nė takim mori pjesė edhe Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, e cila ndahu opinionet se si tė luftohet ky fenomen qė sjell terrorizmin, manipulimin e tė dhėnave dhe tė llogarive bankare, vjedhjet me mashtrim tė klientėve qė bėjnė blerje pėrmes internetit apo pėrdorimi i internetit prej pedofilėve dhe konsumuesve tė pornografisė me fėmijė. "Nė forumet dhe grupet e punės u diskutua pėr thellimin e bashkėpunimit rajonal dhe ndėrkombėtar, sepse krimi kompjuterik nuk njeh kufij dhe se shpesh nė tė janė tė pėrfshirė shumė persona qė jetojnė nė vende tė ndryshme dhe komunikojnė pėrmes internetit", tha dje Prokuroria e Pėrgjithshme. Sipas saj, ky krim me pėrmasa globale kėrkon edhe njė pėrgjigje globale nga ana e organeve tė ndjekjes ligjore. "Pėrvoja ka treguar se kriminelėt dhe terroristėt mund tė bllokojnė pėrmes viruseve edhe funksionimin e pjesėve tė tėra tė administratės dhe tė shtetit, puna e tė cilėve sot nuk mund tė konceptohet pa pėrdorimin e kompjuterit", vazhdon njoftimi. Sipas akuzės qendrore, nė takimet e grupeve tė punės u ngrit nevoja e krijimit tė institucioneve shtetėrore tė specializuara pėr ekspertizėn e krimit kompjuterik (cybercrime), si dhe e specializimit dhe profilizimit tė prokurorėve dhe tė oficerėve tė policisė gjyqėsore pėr hetimin e krimeve nė kėtė fushė. Nė takim u konstatua se rritja e jashtėzakonshme e numrit tė kompjuterėve dhe e pėrdoruesve tė internetit, si dhe zhvillimi i teknologjisė dhe ekonomisė elektronike, ka ēuar edhe nė shtimin e jashtėzakonshėm tė krimeve nė kėtė fushė. "Pėr kėtė edhe krijimi i njėsive tė specializuara pėr ndjekjen e kėtij krimi bėhet mė se i domosdoshėm. Pėrvoja e deritanishme tregon se shpesh autorėt e kėtyre krimeve pėrdorin si mundėsi pėr tė fshehur gjurmėt edhe vende tė vogla, apo tė tilla ku interneti nuk ka ndonjė zhvillim masiv", u ra dakord nė takim. Po ashtu u theksua edhe domosdoshmėria e pėrshtatjes dhe e pėrmirėsimit tė legjislacionit pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e krimeve tė kryera pėrmes pėrdorimit tė teknologjisė sė informacionit si nėpėrmjet detajimit tė veprave penale tė veēanta dhe sanksioneve tė tyre, edhe nėpėrmjet parashikimeve specifike pėr marrjen dhe administrimin e provave gjatė hetimit tė kėtyre veprave. 

    Gjithashtu, pavarėsia dhe paanshmėria e prokurorėve nė ushtrimin e detyrės ishte tema tjetėr e rendit tė ditės tė takimit ndėrkombėtar tė Singaporit. Kryeprokurorja shqiptare, Ina Rama, pati edhe takime tė veēanta me prokurorė tė rajonit, si dhe me prokurorė tė vendeve ku ka emigracion tė madh nga Shqipėria. Takimet u fokusuan nė forcimin e bashkėpunimit dhe kėmbimit tė informacioneve me interes reciprok.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Njė bisht cigareje rrezikon tė shkrumbojė kalanė e Krujės

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 01:01

    Njė papėrgjegjshmėri qytetare ka provokuar njė zjarr masiv shumė afėr Kalasė sė Krujės. Pėrpjekjet pėr tė shuar zjarrin kanė qenė tė mėdha dhe tė vėshtira, ndėrsa autori i zjarrvėnies ėshtė ndaluar disa orė mė pas. Mė shumė se katėr hektarė ullishte dhe shkurre janė djegur si pasojė e hedhjes sė shkujdesur tė njė bishti cigareje nė njė nga oborret e njė banese nė lagjen "Boja" tė qytetit tė Krujės. I ndaluari ėshtė shtetasi Shkėlqim Baruni, 36 vjeē, nga qyteti i Krujės. Ndėrkohė, nė shuarjen e zjarrit janė angazhuar jo vetėm zjarrfikėsit, po dhe forca tė policisė, ushtrisė dhe banorė tė lagjes sė rrezikuar. Lagjja ėshtė e thepisur dhe kjo e ka bėrė thuajse tė pamundur ndėrhyrjen nė disa zona. Zjarri ka rėnė pasditen e sė shtunės dhe ka vazhduar edhe pėrgjatė sė dielės, i favorizuar nga era. Banorėt e lagjes nė jug tė kalasė, sė bashku me forcat policore, janė vėnė menjėherė nė lėvizje pėr tė shuar zjarrin dhe mbajtur larg banesave tė tyre tė vėna nė rrezik. Fillimisht janė shoqėruar dy persona deri nė momentin kur dyshimet kanė rėnė seriozisht mbi 36-vjeēarin Baruni, i cili ndėrsa lėvizte nėpėr lagje dyshohet tė jetė autori i zjarrvėnies tė paqėllimtė, po qė alarmoi njė lagje tė qytetit, duke iu afruar dhe objektit historik. Burimet policore lokale bėnė tė ditur se me mjete rrethanore ėshtė bėrė e mundur qė zjarri tė lokalizohet dhe tė mbahet larg shtėpive, po ka qenė shumė e vėshtirė shuarja e zjarrit pėr shkak tė vendosjes gjeografike tė lagjes dhe vėshtirėsisė sė zjarrfikėseve pėr tė mbėrritur sa mė pranė vatrave tė zjarrit. Lagjja nuk ofron infrastrukturėn e nevojshme rrugore pėr ndėrhyrje nė raste tė tilla emergjence. Burimet e policisė bėnė tė ditur se ėshtė vlerėsuar nė kohė situata emergjente dhe angazhimi ka qenė i plotė i tė gjitha forcave civile dhe atyre me uniformė. Ndėrkaq, rreth orės 23:30 tė sė shtunės, ndaj Shkėlqim Barunit ėshtė marrė masa e arrestit. Mėsohet se rreth orės 17:30 tė ditės sė shtunė, 36-vjeēari ka flakur tej i shkujdesur fundin e cigares sė ndezur, pa menduar se nga "ferra e vogėl do tė dalė lepuri i madh", qė do tė kėrcėnonte tė gjithė lagjen dhe do t‘i merrte lirinė e pėrkohshme dhe atij vetė, deri nė vlerėsimin e plotė tė pėrgjegjėsisė. 
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Qosja: Pse duhet bashkuar Kosova me Shqipėrinė

    Mesazh nga Leriona 19th September 2008, 11:32

    Ka guxuar edhe mė parė tė flasė pėr nevojėn e bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, por kėsaj radhe, akademiku Rexhep Qosja, rendit tė gjitha arsyet pse duhet tė ndodhė ky bashkim. 

    Akademiku thotė se ėshtė nė interesin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve tė bashkohet Kosova me Shqipėrinė. Madje,sipas tij, kjo ėshtė mė e pranueshme edhe pėr fqinjėt ballkanikė. 

    “Pėr shqiptarėt ėshtė shumė mė mirė tė jetojnė nė njė shtet mė tė madh e mė tė fortė sesa nė dy shtete mė
    tė dobėta, mė tė varfra”, thotė akademiku Qosja, gjatė njė interviste ekskluzive pėr “Shqip”. 

    Nė kėtė intervistė, ai flet pėr Kosovėn e pas 17 shkurtit, sfidat qė e presin shtetin e ri, por edhe rreziqet e jashtme e tė brendshme qė i kanosen, qėndrimin e deritanishėm tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi, por edhe tė Rusisė, tė cilin e konsideron “tregti politike”, punėn e qeverisė “Thaēi” apo pozicionin e hershėm e tė tanishėm tė Shqipėrisė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Aktualitet Empty Nė Kosovė respektohen liritė fetare

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:49

    Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor ndėrkombėtar pėr Liritė Religjioze. Nė kėtė raport, pėr Kosovėn thuhet se Qeveria, nė pėrgjithėsi, nė praktikė i ka respektuar liritė fetare.

    Nė raportin vjetor shtetet janė radhitur nė pesė kategori, duke filluar prej shteteve ku regjimet totalitare dhe autoritare synojnė ta kontrollojnė besimin fetar dhe shprehjen, e deri te qeveritė qė nė masė tė madhe i respektojnė liritė fetare, por bėjnė diskriminime kundėr religjioneve tė caktuara, duke i identifikuar ato si "kulte" ose "sekte" tė rrezikshme. 

    Lidhur me Kosovėn, nė fillim tė kėtij raporti, thuhet se Kushtetuta, qė ka hyrė nė fuqi mė 15 qershor tė kėtij viti, siguron liri tė fesė dhe ligjet e tjera dhe politikat kontribuuan, nė pėrgjithėsi, pėr mbajtjen e lirė tė fesė. 

    Nė pėrgjithėsi, nė praktikė, Qeveria i respektoi liritė religjioze. Nuk ka pasur ndryshim tė rėndėsishėm nė statusin e respektimit tė lirive fetare nga Qeveria, gjatė periudhės qė mbulohet nga ky raport. 

    Mė tutje, sipas raportit tė Departamentit Amerikan tė Shtetit pėr respektimin e lirisė fetare, dhuna shoqėrore ka rėnė pak, por tensionet ndėrmjet komuniteteve mbeten tė larta, veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė mė 17 shkurt tė kėtij viti. 

    Megjithėqė diskriminimi shoqėror dhe dhuna duket se nė pėrgjithėsi janė tė motivuara etnikisht, lidhja e ngushtė ndėrmjet etnicitetit dhe religjionit e bėn tė vėshtirė tė pėrcaktohet nėse zhvillimet ishin tė motivuara nga armiqėsitė etnike apo religjioze. 
    Mė tutje, raporti thekson se Qeveria e Shteteve tė Bashkuara ka diskutuar pėr liritė fetare me Qeverinė, me Misionin e Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė dhe me pėrfaqėsues fetarė, si pjesė e politikės sė saj gjithėpėrfshirėse pėr tė promovuar tė drejtat e njeriut. 

    Irani dhe Uzbekistani janė nė kategorinė e "vendeve me shqetėsim tė veēantė", qė definohet se "vendet janė angazhuar ose kanė toleruar veēanėrisht shkelje tė ashpėr tė lirisė fetare". Nė kategoritė e tjera pėrfshihen Birmania, Kina, Koreja Veriore, Sudani, Eritreja dhe Arabia Saudite. /Radio Evropa e Lirė/

    Sponsored content


    Aktualitet Empty Re: Aktualitet

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 19th April 2024, 10:26