KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    City, kontrate faraonike per Ronaldon

    Share
    avatar
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema City, kontrate faraonike per Ronaldon

    Mesazh nga Leriona prej 15th September 2008, 19:12

    Bosi arab Souleiman Al-Fahim i ka ofruar 9 milione euro ne sezon "fenomenit", i cili aktualisht po rekuperon demtimin ne gju. 


    Manchester City pak e nga pak po kthehet ne nje Brazil te vogel. Pas blerjes se sulmuesit Robinho, i cili luan perkrah sulmuesit tjeter Jo, bosi arab i klubit “Citizens” do nenshkruaje edhe me fenomenin Ronaldo, i cili aktualisht po kalon fazen e rekuperimit ne vendlindje, pas operimit ne gju. 

    Trajneri Mark Huges, i cili ka nen drejtim edhe brazilianet Glauber Berti e Elano, shume shpejt do stervise edhe ish sulmuesin e Milanit. Lajmin e nenshkrimit te kontrates e ka dhene gazeta “Jornal dos Sports”, sipas se ciles, Ronaldo e ka arritur marreveshjen gjate javes se shkuar, pas nje takimi me perfaqesuesin e shoqerise angleze ne Brazil, Carlos Roberto. 

    Me mberritjen ne Angli, “fenomeni” do marre plot 9 milione euro ne sezon, duke kaluar bashkekombasin Robinho ne listen e me te paguarve te pronarit te ri, Souleiman Al-Fahim. Nese gjithcka eshte e vertete, ky mund te quhet nje sukses per ish sulmuesin e Milanit dhe Interit, pasi u mendua se karriera e tij u mbyll per shkak te demtimit ne gju, i cili nuk ishte i pari, por ndoshta as i fundit. 

    Gjate karrieres, Ronaldo rralle ka mundur te mbylle nje sezon te plote per shkak te problemeve te vazhdueshme me demtimet, cka ka kushtezuar edhe karrieren e tij.

      Ora ėshtė 30th March 2017, 00:49