KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Kundėrshtar normal pėr miqėsoren e nėntorit

    Share
    avatar
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.

    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 28
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Tema Kundėrshtar normal pėr miqėsoren e nėntorit

    Mesazh nga Leriona prej 19th September 2008, 11:34

    Kombėtarja shqiptare duhet ta mbyllė vitin 2008 duke u ndeshur me njė skuadėr "normale". 

    Ky ėshtė kushti i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit pėr ekipin me tė cilin kuqezinjtė do tė ndeshen nė miqėsoren e 15 nėntorit. 

    Pėr tė siguruar kundėrshtarin e kėsaj date tė lirė tė FIFA-s, po angazhohet "RTL Group", kompania qė ka tė drejtėn televizive tė pėrfaqėsueses. 

    Pretendimet janė qė skuadra e drejtuar nga Ari Han tė mos luajė me njė tjetėr kundėrshtar qė pėr nga cilėsia ėshtė nė nivelin e Lihtenshtejnit. 

    Han Tekniku holandez ėshtė ankuar jo pak nėpėr media pėr miqėsoren e 20 gushtit. Pėrpara ndeshjeve eliminatore me Suedinė dhe Maltėn, ai deklaronte se, pavarėsisht dėshirės pėr rezultate pozitive (mbi tė gjitha me suedezėt), askush
    nuk duhet tė priste mrekulli. 

    Kjo pėr shkak se sfida kundėr Ibrahimoviē & Co. ishte e pamundur qė tė ndėrtohej mbi bazat e miqėsores me njė kundėrshtar si Lihtenshtejni. 

    "Kam mė pak se njė vit nė skuadėr dhe mund tė them se ende nuk e njoh potencialin e vėrtetė tė kėtij grupi, ka thėnė Han. Kemi pasur mangėsi nė zhvillimin e ndeshjeve miqėsore dhe ato qė kemi bėrė nuk kanė qenė nė nivelin e kėrkuar". 

    Duke u nisur nga kėto pakėnaqėsi tė trajnerit kuqezi, nė federatė po bėjnė tė pamundurėn qė kundėrshtari i nėntorit tė mos jetė njė tjetėr "Lihtenshtejn", por tė paktėn pėrfaqėsuese e nivelit mesatar.

    Jashtė 

    Pėrveē kushteve tė lartpėrmendura, njė tjetėr kėrkesė qė i ėshtė paraqitur kompanisė qė ka tė drejtėn televizive tė kuqezinjve (e cila do tė sigurojė gjetjen e kundėrshtarit) ishte edhe qė ndeshja tė luhet jashtė fushe. 

    Mė 11 dhe 15 tetor Shqipėria do tė luajė dy ndeshjet e radhės nė Grupin 1, respektivisht nė Hungari dhe Portugali. Ndėrsa nė miqėsoren e 15 nėntorit do tė synohet pėrgatitja pėr njė tjetėr ndeshje eliminatore nė fushė kundėrshtare, atė tė 11 shkurtit 2009 nė Maltė. 

    Trajneri Han ka vendosur qė pėr sfidėn e parė tė vitit tė ardhshėm, ku tri pikėt janė njė detyrim, ėshtė mė e vlefshme
    njė miqėsore larg Tiranės, ku skuadra tė mėsohet me presionin dhe mungesėn e tifozerisė sė zjarrtė.


    Loja 

     Askush nuk e kishte menduar se pas dy ndeshjeve tė para nė grup, Shqipėria do tė kryesonte. Pasi plotėsoi objektivin e parė, atė tė arritjes sė 4 pikėve (njė fitore dhe njė rezultat pozitiv me Suedinė), tashmė synimi i Han ėshtė qė skuadra tė luajė me vizionin qė ai ka pėr futbollin. 

    Trajneri kėrkon t'i shndėrrojė kuqezinjtė nė njė "Holandė tė vogėl", ku sulmet do tė pėrqendrohen nga krahėt. 

    Puna pėr tė arritur ndryshimin e lojės do tė fillojė qė prej sfidave eliminatore tė tetorit, ku do
    tė kėrkohet rezultat pozitiv nė Hungari. 

    Kjo skuadėr shihet si rivalja direkte pėr vendin e katėrt nė grup. 

    Ndėrkohė, pas miqėsores sė nėntorit synohet qė fizionomia e lojės sė pėrfaqėsueset tė reflektojė ēfarė kėrkon Ari Han.

      Ora ėshtė 24th July 2017, 08:36