KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Milano nė Tiranė, ja tė gjitha detajet e vizitės

    Share

    Bonney
    Admin
    Admin

    Male
    Numri i postimeve : 336
    Age : 27
    Vendbanimi : Repuplic of Kosova
    Profesioni : Student
    Points : 3858
    Registration date : 25/02/2008

    Tema Milano nė Tiranė, ja tė gjitha detajet e vizitės

    Mesazh nga Bonney prej 26th September 2008, 00:01

    TIRANE-Milani do tė jetė nė "Qemal Stafa" mė 14 tetor dhe njė lajm i tillė ka qenė temė dite nė gjithė ambientin futbolldashės nė Shqipėri. Kuqezinjtė do tė zhvillojnė njė takim miqėsor me ekipin mė tė madh tė vendit, Tiranėn dhe pavarėsisht se shumė lojtarė do tė jenė me ekipet kombėtare, nuk do tė mungojnė yjet si Maldini, Inzagi apo Sedorf.



    Nuk pėrjashtohet edhe prezenca e Ronaldinjos, qė pas ndeshjes sė fundit me kombėtaren, atė ndaj Bolivisė, nuk duket edhe aq i mirėpritur nė ekipin kombėtar. Dje, presidenti i "Taēi Oil", Rezart Taēi, ka bėrė tė ditura disa nga detajet e vizitės sė kuqezinjve, tė cilat pak a shumė janė pėrcaktuar edhe nė kontratėn qė mban firmėn e tij dhe tė administratorit tė deleguar tė klubit kuqezi, Adriano Galiani. Ai nuk pranoi tė tregonte shifrėn financiare pėr tė sjellė nė Tiranė njė nga klubet mė prestigjioze tė botės, por deklaroi se asnjė shumė parash nuk e kompenson kėtė. "Ishte njė premtim qė unė e kisha bėrė qė nė momentin e ardhjes nė Shqipėri tė Milan Junior Camp", tha Taēi. "Asnjė lloj shifre nuk e zbeh ardhjen e Milanit kėtu', shtoi mė tej ai. Tashmė ėshtė vendosur dhe skuadra e Anēelotit do tė luajė ndaj Tiranės, klubit mė tė madh shqiptar dhe qė mban edhe rekordin e titujve kampionė tė fituar. Ndoshta mund tė ishte zhvilluar njė miqėsore me kombėtaren, por kjo e fundit do tė jetė e impenjuar nė sfidėn me Portugalinė.
    Detajet e vizitės
    Klubi i Milanit do tė mbėrrijė nė aeroportin e Rinasit nė orėn 10 tė paradites, tė datės 14 tetor. Nė krye tė ekipit nuk do tė jetė vetėm trajneri Karlo Anēeloti, por edhe zėvendės presidenti Adriano Galiani, prezenca e tė cilit tashmė ėshtė e konfirmuar. Ekipi do tė akomodohet nė Hotel "Sheraton", ku do tė ketė edhe njė konferencė shtypi tė trajnerit Anēelotit, kapitenit Maldini, zėvendės presidentit Galiani dhe presidentit tė "Taēi Oil International", Rezart Taēi. Takimi me Tiranėn do tė luhet nė orėn 19.00 nė "Qemal Stafa", ndėrsa pas tij, do tė zhvillohet edhe njė ankand me bluzat origjinale tė Milanit, paratė e tė cilave do tė shkojnė pėr UNICEF. Po pėr kėtė organizėm, vetė presidenti i "Taēi Oil" do tė dhurojė 100 mijė euro. Pas pėrfundimit edhe tė kėtij ankandi, futbollistėt dhe stafi i Milanit do tė kthehen qė atė natė nė Itali. Pavarėsisht kėtij aspekti, sfida mes Milanit dhe Tiranės, do tė ketė mė shumė nota spektakli. Nė fakt, ėshtė hera e parė qė klubi 7 herė kampion i Evropės vjen nė Shqipėri, ndonėse kėtu ėshtė ndoshta klubi me mė shumė tifozė.


      Ora ėshtė 7th December 2016, 12:34