KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Islami dhe te drejtat e gruas

    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:23

    Gruaja nga aspekti i krijimit.

    “Se askush nuk bart peshėn e (mėkatit) tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar”.*

    Krijimi i gruas sipas Biblės

    Sipas Biblės krijimi i nėnės Havė ndodhi kėshtu:“Atėherė Zoti, Perėndi e vuri njeriun nė njė gjumė tė rėndė. Gjatė gjumit i nxorri njė brinjė dhe vendin e saj e mbushi me mish. Nga brinja qė i mori njeriut, Zoti Perėndi bėri gruan dhe ia solli njeriut. Kur e pa njeriu, tha: “Mė nė fund ja njė tjetėr nga gjinia ime - eshtra e nxjerrur nga eshtra ime dhe mishi i nxjerrė nga mishi im. Grua e ka emrin sepse nga njeriu doli.”
    Nė Dhiatėn e Vjetėr, (Zanafilla: 3), nga druri i ndaluar i Xhennetit, gjarpėri e detyroi Havėn ta lėshojė rrugėn (e drejtė). Sė pari Hava, pastaj me insistimin e saj, Ademi hėngrėn nga pema e ndaluar. Dhe nė freskun e ditės, duke shėtitur nėpėr kopsht, kur dėgjuan zėrin e All-llahut, Ademi dhe gruaja e tij, u fshehėn ndėrmjet drunjėve tė kopshtit, duke i ikur ballafaqimit me Zotin. Kur e pyeti Zoti Ademin pėrse hėngri fruta nga druri i ndaluar, ai tha: “Gruaja qė ma fale si shoqe, mė dha (frute) nga ky dru dhe unė i hėngra”. Atėherė All-llahu iu drejtua Havės: “Do t’i shtoj mundimet e shtatzanisė, me mund do tė lindėsh fėmijė dhe do tė jesh e lidhur me burrin tėnd, e ai do tė ketė pushtet ndaj teje”-E Ademit i tha: “Pasi e dėgjove gruan edhe pse tė urdhėrova tė mos hash nga druri i ndaluar, ti hėngre, prej sot ėshtė e mallkuar toka pėr shkakun tėnd...”
    Fajin qė Bibla ia ngarkoi sė pari Havės e pėrmes saj Ademit, si mėkate tė prindėrve tė parė, sipas besimit tė tyre nga tė gjitha anėt bartet prej gjenerate nė gjeneratė. Pėr kėtė arsye tė gjitha gratė e botės janė tė njollosura dhe tė gabueshme.

    Krijimi i gruas sipas Islamit

    Ajeti nga Kur’ani Famėlartė qė flet pėr krijimin e gruas ėshtė si vijon:
    “O ju njerėz, ! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e tij, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe keni frikė All-llahun nė emėr tė Cilit pėrbetoheni... !”
    Nė hadithin e Pejgamberit a.s. ėshtė thėnė:
    “Dėgjoni porosinė time, ndaj grave bėjuni tė kujdesshėm, sepse ato janė tė krijuara nga brinjtė. Briri anėn mė tė lakuar e ka pjesėn e epėrme. Po deshe ta drejtosh, ai do tė thyhet, e po e le ashtu siē ėshtė, do tė ngelė i lakuar. Dėgjojeni pra porosinė time pėr gratė!”
    Hadithi i lartpėrmendur flet pėr atė se gruaja sipas natyrės ėshtė nervoze dhe si e tillė ajo nuk mund t’u pėrgjigjet tė gjitha kėrkesave tė burrit. Pėr kėtė arsye me tė duhet sjellur nė mėnyrė xhentile, tė mos nėnēmohet dhe tė pranohet ashtu siē ėshtė. Kjo mund tė hetohet edhe nė njė hadith tjetėr:
    “Gruaja ėshtė si briu, nėse dėshiron ta drejtosh, ai thyhet, e nėse dėshiron tė jetosh nė lumturi, duhet tė pajtohesh me shėrbimet e saj.”
    Kur flitet pėr “drurin e ndaluar” nė Xhennet, nė Kur’anin Famėlartė rrėfimi u takon dy personave. Djalli, edhe Ademit edhe Havės u fali luhatje (dyshim), i bėri tė jenė tė ndryshueshėm dhe i detyroi tė shėrbehen nga “Druri i ndaluar”. Madje edhe nė suren “Ta-ha” (ajetet 116-122) ėshtė treguar se Ademi ishte bashkėbisedues i vėrtetė i Zotit dhe person me pėrgjegjėsi, meqė pranoi urdhėrin e All-llahut madje edhe ndalesat. Ai ka mundur ta detyrojė Havėn pėr njė sjellje tjetėr.
    S’ėshtė gjarpėri ai qė i bėri tė dyshojnė Ademi dhe Hava. Ai qė i shtyu ishte shejtani. Fahreddin Raziu, nė tefsirin e vet e mohon rrėfimin pėr gjarpėrin.
    Feja Islame gabimin e prindėrve tė parė e shikon me njė tolerancė tė madhe. S’ėshtė ky ndonjė gjunah (mėkat) qė nuk falet, s’ėshtė kjo ndonjė njollė pėr njerėzinė. S’ėshtė ajo siē ėshtė filozofuar nė krishterizėm dhe siē ėshtė shpjeguar nė Bibėl. Ėshtė e vėrtetė se Ademi ka gabuar, por kėrkoi falje.
    “Ai ia fali (gabimin). Ai ėshtė Mėshirues dhe Pranues i pendimit.”

    Lidhur me gabimin e njeriut tė parė, muslimanėt kanė mendim krejt tjetėr nga mendimi pesimist i tė krishterėve. Largimi i Ademit a.s. nga Xhenneti dhe zbritja e tij nė botė me urdhėr tė All-llahut xh.sh. ėshtė njė bėmirėsi. Me kėtė bota nuk u mallkua, por iu mundėsua qė tė banohet. U bė skenė e civilizimeve tė shumta. Sa tė dėrguar i ka bartė nė kurriz dhe i ka ruajtur. I Dėrguari a.s. thotė kėshtu:
    “Dita mė fatlume nė tė cilėn lind dielli ėshtė dita e xhumasė, ėshtė kjo dita kur u krijua Ademi. Atė ditė u vendos nė Xhennet dhe pikėrisht atė ditė u pėrjashtua nga ai. Edhe Dita e Gjykimit do tė ndodhė ditėn e xhuma.”
    :
    Qėllimi i kėtyre tė thėnave nuk ishte ta arsyetojė mėkatin, por ta lavdėrojė pendimin, e me tė edhe kthimin kah Krijuesi.
    Feja Islame me asgjė nuk e fajėson gruan e parė, nėnėn tonė Havėn. Gabimin e prindėrve tė parė nuk pranon se pėrcillet mbi fėmijėt e tyre dhe gjeneratat qė pasojnė. Nė Kur’an rreth kėsaj thuhet:
    “Ishin ata njė popull besimtar. Erdhėn e shkuan. Tėrė atė qė fituan ėshtė e tyre, ndėrsa e juaja ėshtė ajo qė ėshtė e juaja. Ju nuk do tė pėrgjigjeni pėr veprat e tyre.”
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:23

    Barazia femėr - mashkull,
    Deri nė lindjen e Islamit, respektivisht deri nė shekullin e VII gruaja askund nė botė s’kishte kurrėfarė tė drejtash. Pyetja, se ėshtė gruaja qenie njerėzore ose nuk ėshtė ishte temė diskutimi qė i nxiti ligjėdhėnėsit dhe mendimtarėt.
    Ndėrsa, nė anėn tjetėr, feja Islame i erdhi nė ndihmė gruas sė shkelur. Tė gjithė njerėzit, pa marrė parasysh gjininė e racėn, nė momentin e lindjes janė tė njėjtė:
    “O ju njerėz, vėrtetė Ne ju krijuam juve prej njė mashkulli dhe njė femre, ju bėmė popuj e fise qė tė njiheni ndėrmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu mė i ndershmi ndėr ju ėshtė ai qė mė tepėr ėshtė ruajtur ( nga tė kėqijat), e All-llahu ėshtė shumė i dijshėm dhe hollėsisht i njohur pėr ēdo gjė. “O ju njerėz! Kini frikė Zotin qė ju ka krijuar prej njė veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palėn (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė burra e gra. Dhe kini frikė All-llahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni, ruajeni farefisin (akraballėkun), se All-llahu ėshtė mbikqyrės mbi ju”.
    Nė Islam gruaja zė vend tė jashtėzakonshėm. Pejgamberi a.s. kur solli besimin e vėrtetė dhe kur e shpalli atė, sė pari i besoi njė grua.
    “All-llahu me Hatixhen nuk mė dha grua mė tė vyeshme. Kur askush prej njerėzve nuk mė besonte, ajo mė besoi. Kur njerėzit iknin prej meje, ajo mė ndihmoi me pasuri. Dhe Zoti mua mė fali fėmijė, jo me gratė tjera por me tė.”
    Gruaja, nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe shehidja e parė e Islamit. Nėna e Amarit, Sumejja, qe martirja e parė e Islamit, u bė sakrificė e maltretimeve mė tė mėdha. Vetė kurejshėt ate, tė shoqin e saj Jasirin dhe tė birin, Amarin, i veshėn me rroba tė hekurta dhe nė rėrė pėrvėluese i lėshuan tė pėrcėllohen nė diell. Kur i pa i Dėrguari i All-llahut u tha: “Keni durim, familja e Jasirit! Vendi i juaj nė ardhmėri ėshtė Xhenneti.” Dhe nė fund, Sumejja plakė lėshoi shpirtin nėn shtizat e Ebu Xhehlit. Ishte kjo shehidja (dėshmorja) e parė e Islamit.
    Sa shembuj tė mirė tregon dhe Pejgamberi a.s. kur flet pėr dashurinė, mėshirėn dhe respektin ndaj gruas. Ai thotė:
    “Mua mė ėshtė falė tė mė pėlqejė ēdo gjė e pastėr dhe e bukur nė botė siē janė edhe gratė. Ndėrsa momenti mė i lumtur i imi ėshtė kur lidhem nė namaz.”
    Derisa bota krishtere shekuj me radhė e llogariste gruan si njė ndytėsirė dhe nuk e lejonte tė hyjė nėpėr tempuj, njė grua ia tregoi rrugėn e drejtė ‘Umerit r.a., rrėfimin e tė cilit e treguam pak mė lartė. Halifi i dytė ‘Umeri r.a. njė ditė, nė Medine, nė minberin e tė Dėrguarit tė Zotit hipi dhe mbajti hutbe para tė pranishmėve. Nė hutbe ‘Umeri r.a. tė pranishmėve u tha dicka ne kundershtim me urdherat e Islamit .Njė zonjė shtatėgjatė u veēua nga xhemati dhe iu drejtua ‘Umerit r.a.:
    “O ‘Umer, nuk ke tė drejtė kur thua ashtu”. Kėshtu i tha dhe si argumente ia tregoi ajetet e Kur’anit Famėlartė (en-Nisa 20, 21). Halifi u ēudit duke shqiptuar “All-llah,
    All-llah, njė grua diskuton me ‘Umerin dhe atij ia mbyll gojėn”

    Zakonet e gabuara dhe bestytnitė eliminohen.

    All-llahu rreptėsisht ndalon vrasjen e fėmijėve tė gjinisė femėrore:
    “Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj duke iu frikėsuar varfėrisė, se ne ua sigurojmė furnizimin e tyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh.”
    Ai gjithashtu kritikon rreptė babanė i cili ndjen turp nga robėrimi i saj (vajzės) nė luftė, ose nga ajo se femra do t’i bėhet dikujt grua:
    “Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me (lindjen) vajzė, fytyra e tij nxihet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej njerėzve pėr shkak tė asaj sė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela, e jo dhuratė prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė atė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre”.
    Kur pėrshkruhet frika e Ditės sė Gjykimit, nė Kur’an thuhet:
    “Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla, pėr ēfarė mėkati janė mbytur...”
    Nė realitet edhe vajzėn edhe djalin njeriut ia falė Zoti. Robi i All-llahut kėtu nuk ka kurrėfarė roli. Veprat e Krijuesit nuk mund tė jenė tė turpshme e tė kėqia:
    “Vetėm i All-llahut ėshtė pushteti nė qiej e nė tokė. Ai krijon ēka tė dojė; ai i falė femra atij qė do, e i falė vetėm meshkuj atij qė do. Ose u falė ēifte, meshkuj e femra, por atė qė do, e lė pa fėmijė (steril); ai ėshtė i Dijshimi e i Fuqishmi.”
    Pejgamberi a.s. thotė:
    “Ai qė ushqen dy vasha deri sa tė arrijnė nė moshėn e pubertetit, nė Ditėn e Gjykimit do tė jemi sė bashku kėshtu (dhe i bashkoi gishtin tregues dhe tė mesėm).”
    Idhujtarėt e Mekkės mendonin se melekėt janė bijat e Zotit. Deri sa ata mendonin se vajzat janė krijesa tė thjeshta, bijnė nė kundėrthėnie tė palogjikshme duke i krahasuar engjėjt me Zotin. Pėrgjigje u dha Zoti nė Kur’an:
    “E Ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarėt): A tė Zotit tėnd janė vajzat, kurse tė tyre djemtė? Apo ne i krijuam melekėt femra, e ata ishin dėshmitarė (kur thonė se melekėt janė femra)?! Vini re se si ata janė gėnjeshtarė (kur thonė se engjėjt janė bijat e Zotit)”. A thua vajzat ai i ka bėrė mė tė zgjedhura se djemtė?”
    Idhujtarėt me njė shikim tė sėmurė meshkujt i konsiderojnė tė vetėt ndėrsa femrat tė Zotit. Njė krahasim i kėtillė nė Kur’an quhet “ndarje e padrejtė”

    Barazia shpirtėrore

    Sipas Islamit besimi nė Zotin (imani), fitimi i shpėrblimit dhe i dėnimit, (konform respektimit) tė urdhėrave dhe ndalesave tė Zotit xh.sh. lidhur me botėn dhe ahiretin (bota e amshimit), hyrja nė Xhennet ose Xhehennem, nė tė gjitha kėto midis gruas dhe burrit nuk ka asnjė dallim. All-llahu i ėshtė drejtuar edhe Ademit a.s. edhe Havės nė tė njėjtėn mėnyrė. Ashtu si hėngrėn bashkarisht fruta nga pema e ndaluar, ashtu edhe u penduan bashkarisht.
    Gruaja dhe burri, i varfėri dhe i pasuri, i ziu ose i bardhi, pa kurrfarė pėrjashtimi nė qiej e nė tokė, Ditėn e Gjykimit do tė dalin para All-llahut xh.sh. veē e veē, si njė rob dhe nuk do tė ketė asnjė dallim.
    Zoti premton se kush beson dhe bėn vepra tė mira qoftė mashkull ose femėr, do tė kalojnė jetė shumė tė mirė. E, duke hyrė nė Xhennet, do tė jetojnė nė lumturi tė amshueshme.
    Gruaja e kurorėzuar, po s’pati filluar tė besojė, burri i saj edhe po tė jetė i mirė, edhe po tė jetė pejgamber i Zotit, s’do tė ketė kurrėfarė dobie. Shembull pėr kėtė janė Nuhu dhe Luti a.s. tė cilėt ishin dy besimtarė tė mirė tė Zotit e nė tė njėjtėn kohė ishin edhe pejgamberė, ndėrsa gratė e tyre i tradhėtuan ata. Nėse gruaja beson e burri nuk beson, atėherė vepra e keqe e burrit nuk do ta dėmtojė gruan; ai do tė shkojė nė Xhehennem ndėrsa ajo nė Xhennet. Shembulli ėshtė gruaja e faraonit nė kohėn e Musait a.s., e cila si pėrgjigje tė sjelljes zemrake tė faraonit kur u tha egjiptasve: “Unė jam zoti mė i madh” ajo i besoi Musait a.s. dhe luti Zotin: “Zoti im, mė bėn njė vend pranė mėshirės sate nė Xhennet dhe mė shpėto nga faraoni dhe brutaliteti i tij nga populli mizor!”
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:23

    Mendimet e disa dijetarėve tė Perėndimit lidhur me tė drejtat e gruas nė Islam
    Stanley Lane-Poole thotė se:
    “Atė qė ka bėrė Muhammedi pėr ēėshtjen e ndryshimeve relevante nė favor tė gruas, nuk e ka bėrė asnjė ligjdhėnės.”
    Ndėrsa Will Durant, sa i pėrket gruas, shkruan:
    “Muhammedi i dha fund vrasjes sė fėmijėve tė gjinisė femėrore tek arabėt. Nė punėt ekonomike dhe juridike, gruan e solli nė pozitė tė barabartė me mashkullin. Gruaja mund tė mirret me ēdo profesion ligjor. Mund tė disponojė me fitimin e vet, mund tė trashėgojė pasuri dhe me pronėsinė e vet mund tė udhėheqė si tė dojė ajo personalisht. Muhammedi a.s. gjithashtu e ndėrpreu edhe zakonin tek arabėt qė siguronte trashėgiminė e grave prej tė jatit nė tė birin. Grave u pranohet gjysma e tė drejtės trashėgimore tė burrit.”
    Pėr barabarėsinė midis gruas dhe burrit, profesori nga instituti islamik, Jascques C. Risler thotė:
    “Nė proēeset juridike gruaja ėshtė ngritur nė status tė barabartė me burrin. Prej atėherė gruaja filloi t’i gėzojė tė drejtat pėr trashėgimi, tė lė trashėgimi, dhe tė punojė ndonjė punė ligjore.”
    Gaudefroy-Demombynes mendimin e vet e paraqet duke konstatuar se tė drejtat e gruas nė jurisprudencėn islame janė nė nivelin mė tė lartė se sa nė ligjet evropiane:
    “Ligjet e Kur’anit janė nė shkallėn mė tė lartė nė favor tė gruas dhe sigurojnė, sė paku teoretikisht, pozitė mė tė mirė nga ajo qė gruas i sigurojnė ligjet evropiane. Gruaja islame ka tė drejta pėr kapital tė veēantė nė transakcionet financiare. Ajo deri nė fund tė jetės disponon me pasurinė qė e ka fituar si dhuratė ose me trashėgimi, apo me mallin e fituar me djersėn e vet personale. Edhe pse nė realitet realizimi i kėtyre tė drejtave ėshtė i vėshtirė, asaj i janė siguruar varėsisht nga pozita e saj, ushqimi, strehimi dhe kujdesi pėr tė.”
    Filozofi frėng, Voltaire, thotė:
    “Vėllait tim turk, do t’ia thoja kėtė: Feja jote mė duket se meriton respekt. I falesh vetėm njė Zoti. Je i obliguar qė njė herė nė vjet pjesėn e 40 tė fitimit ta japėsh si zeqat dhe, nė ditėn e Bajramit tė pajtohesh me armiqtė e tu. Priftėrinjtė tanė ndoshta mė mijėra herė ju akuzojnė para botės se ndoshta e keni aprovuar atė besim, vetėm pėr shkak se ajo i ka pranuar kėnaqėsitė. Kėta tė mjerė e kanė gėnjyer tėrė botėn. Feja e jote ėshtė fe mjaft bujare.”
    I njėjti filozof pėr martesėn me mė shumė se njė grua thotė:
    “Problem i vėrtetė i priftėrve tanė ishte me turqėt muslimanė. Duke mos mundur qė me ndonjė mėnyrė tjetėr t’u kundėrvihen pushtuesve tė Stambollit, ata filluan tė shkruajnė me qindra letra kundėr tyre. Shkrimtarėt tanė qė nė numėr ishin mė shumė se jeniēerėt, u munduan qė t’i pėrvetėsojnė gratė. Gjoja Muhammedi nuk e llogaritte gruan si qenie intelegjente. Gjoja nė ligjet e Kur’anit tė gjitha gratė janė robėresha. Se nuk paskan kurrfarė tė drejta ndaj s’kanė vend as nė Xhennet.
    Tė gjitha kėtyre gėnjeshtrave, nė fillim u besohej. Por, mjafton tė lexohet sureja e III dhe e IV e Kur’anit dhe tė zhveshen kėto gėnjeshtra.
    Duket se pozita e gruas nuk ėshtė e keqe siē tregohej. Gjithsesi se si tė krishterė nuk do ta argumentojnė se secila fjalė e Kur’anit ėshtė e vėrtetė. Por, s’do tė themi asnjė fjalė kundėr doktrinės qė e shtroi Islami pėr Zotin e vetėm, All-llahun. Qė tė pushtojė tėrė Lindjen, mė tepėr se shpata, shėrbyen kėto fjalė tė 122 sureve:
    “Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė. All-llahut i mbėshtetet gjithēka. Nuk ka lindur e as ėshtė lindur. Atij asgjė nuk i gjason.”
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:24

    Tė drejtat e bashkėshortes
    Kur e kanė pyetur se ēfarė tė drejta ka gruaja ndaj burrit, i Dėrguari a.s. ėshtė pėrgjegjur kėshtu:
    “Kur tė hash vetė, do ta ushqesh edhe atė, kur tė vishesh vetė, do ta veshish edhe atė. Mos ia pėrkujto qėllimisht tė mirat qė ia ke bėrė. Mos e quaj atė dhe punėt e saja tė shėmtuara, kur t’i hidhėrohesh, tė mos e lėsh nė vetmi, por brenda nė shtėpi (njė kohė tė caktuar mund t’i rrish larg).”
    Nė njė hadith tjetėr thuhet kėshtu:
    “U jepni atyre nga ajo qė hani, veshni ato sikur qė visheni vetė, mos i rrahni, mos i quani tė shėmtuara, mos pėrdorni fjalė tė kėqia.”
    1) Nevojat materiale dhe shpenzimet kryesore tė gruas janė nė pėrgjegjėsi tė burrit. Kjo ndryshon varėsisht nga gjendja materiale e burrit. Ē’ėshtė me rėndėsi, kjo duhet tė realizohet sipas nivelit tė burrit. Siē u theksua mė sipėr, nga aspekti juridik gruaja nuk ėshtė e obliguar tė punojė as nė shtėpi. Por, s’ka kurrėfarė dyshimi se puna nė shtėpi ėshtė e vlefshme nga aspekti i dashurisė, intimitetit dhe ndieshmėrisė (senzibilitetit), nėse mund tė kryhet. Por, sipas mendimit tė Imam Malikut dhe disa tė tjerėve nga as’habėt dhe tabbiinėt, nėse burri ėshtė i varfėr gruaja duhet tė punojė. Nėse burri ėshtė koprrac dhe nuk e shpenzon atė qė ėshtė faktike dhe e zakonshme, gruaja ka tė drejtė qė pėr vete dhe pėr fėmijėn e saj, tė shpenzojė atė pa e lajmėruar (informuar) burrin. Pejgamberi a.s. e ka lejuar kėtė gjė.
    2) Tė mos degradohet (nėnēmohet) gruaja. Kjo don tė thotė se as ajo dhe as punėt e saja tė mos quhet tė shėmtuara. Tė mos shprehet (nga ana e burrit) mospėlqimi. Siē dihet, ofendimi mė i madh ndaj gruas ėshtė kur atė do ta quash e shėmtuar. Gruaja ėshtė e dhėnė vazhdimisht me shpirt qė burrit t’ia tregojė bukurinė dhe prezencėn e saj. Ėshtė sjellje xhentile qė asaj t’i thuhet se ėshtė e bukur.
    Veē kėsaj qė u tha mė sipėr, nė hadithe ekzistojnė kėshilla qė burri tė mos i hidhėrohet gruas, tė mos braktiset ajo. Mirėsjellja me gruan ėshtė shpallur edhe nė Kur’an:
    “Ēoni jetė tė mirė me to. Nėse i urreni ato, bėni durim, se ndodh qė All-llahu tė falė shumė tė mira nė njė send qė ju e urreni.”
    Pėr kėtė ēėshtje flasin shumė hadithe tė Pejgamberit a.s.:
    “Nė lidhje me gratė, njėri tjetrin ta kėshilloni me mirėsi...”
    “Njė besimtar njė besimtares tė mos i hidhėrohet kur ėshtė i nevrikosur. Nėse nuk i pėlqen ndonjė veti e saj, ndoshta do tė jetė i kėnaqur me vetitė tjera.”
    Me tė vėrtetė nuk ėshtė e thėnė tė na pėlqejė ēdo veti dhe ēdo punė e ndonjė njeriu. Por, njė njeri i sinqertė, me siguri do tė gjejė shumė veti qė do t’i pėlqejnė tek tė tjerėt, e sidomos tek gruaja. Me ato ai duhet tė kėnaqet dhe tė jetė i lumtur. Njė hadith tjetėr i tė Dėrguarit a.s. thotė:
    “Besimtarė, mė tė pjekur nė iman janė ata qė kanė moral mė tė lartė. Nga ju, mė i vlefshmi ėshtė ai, qė ndaj grave sillet mė mirė dhe ėshtė mė xhentil.”
    Tė pėrsėrisim se ėshtė e ndaluar tė hidhėrohesh me gruan, tė mos i flasish asaj .Gruaja dėshiron qė burri tė interesohet pėr tė... Ndjen nevojė shpirtėrore qė vazhdimisht tė pranohet prezenca dhe vlera e saj nga ana e burrit. Nėse nuk mund tė gjejė njė interesim tė kėtillė nga ana e bashkėshortit, ajo do tė jetė e brengosur. Ėshtė vėrtetuar me anketa se njėri ndėr shkaqet mė tė rėndėsishme pėr kėrkesėn e kėnaqėsisė shpirtėrore e seksuale, ėshtė pikėrisht njė gjendje, siē u theksua mė lartė.
    3) Argėtimi nė shtėpi me bashkėshorten ose vėzhgimi i pėrbashkėt i ndonjė ngjarjeje argėtuese, ėshtė njėra nga tė drejtat e gruas ndaj burrit. Nėna jonė, Aisheja bėnte gara nė vrapim me tė Dėrguarin a.s.; ndonjėherė ajo e tejkalonte tė Dėrguarin e Zotit, ndonjėherė e tejkalonte ai. Nė Mesxhidin e Medines (njė xhami e vogėl) ushtarė nga Abisinia ushtronin lojra ushtarake me shtizat e tyre. Pejgamberi a.s. dhe Aisheja i vėzhgonin nga porta e tyre. I Dėrguari a.s. e mbuloi me shaminė e tij Aishen dhe kėshtu, deri sa nuk u mėrzit ajo, vazhduan t’i pėrcjellin ushtarėt. Rrėfehen fjalėt e Ibėn ‘Abbasit:
    “Si unė qė dėshiroj qė bashkėshortja ime tė rregullohet pėr mua, ashtu mė pėlqen edhe rregullimi im pėr tė. Meqė All-llahu ka urdhėruar:
    “Si kanė tė drejtė burrat ndaj grave, ashtu edhe ato kanė tė drejtė ndaj burrave.”
    I Dėrguari a.s. nė njė hadith thotė:
    “Tė gjitha lojrat qė i bėjnė njerėzit janė tė kota. Pėrjashtim bėn hedhja e shigjetės me hark, ushtrimi me kalė dhe tė luajturit me gruan. Janė kėto reale dhe tė drejta.”
    4) Tė mos rrihet gruaja, duke i pasur parasysh gratė, Pejgamberi a.s. thotė:
    “Mos i rrihni robėreshat e Zotit.”
    Erdhi ‘Umeri r.a. dhe u ankua se gratė kanė filluar tė rebelojnė kundėr burrave tė tyre. Pas kėsaj, i Dėrguari i All-llahut lejoi qė gratė tė rrihen. Kėsaj radhe u shtua numri i grave qė erdhėn tek gratė e Pejgamberit a.s. tė cilat u ankuan nga burrat e tyre. Nė fund Pejgamberi a.s. tha:
    “Shumė gra po vijnė tek familja ime e po ankohen nga burrat. Ata qė i rrahin gratė e veta, s’ka dyshim se nuk janė tė hajrit.”
    Nė Islam, kreu i familjes ėshtė burri. A mundet qė kreu i familjes ta rrahė gruan pėr t’a kthyer disciplinėn, me kusht qė ajo rrahje tė mos jetė shumė e dhembshme? Nėse gruaja ėshtė rebele ose, nėse ka rebeluar kundėr burrit dhe, nėse ka filluar qė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ta shkatėrrojė bashkėsinė familjare, burri mund ta rrahe atė por jo ta tejkaloje kufirin. Jashtė kėtyre arsyeve, burri nuk ka tė drejtė ta rrahė tė shoqen. Pejgamberi a.s. thotė:
    “Asnjė nga ju s’duhet ta rrahė gruan si rrihet robėresha. Ndoshta nė fund tė jetės do tė kthehet dhe do tė bėjė marrėdhėnie me tė.”
    5) Nuk duhet bėrė gruan lėndė shpirtėkeqėsie duke e kontrolluar atė befasisht. S’duhet bėrė kontrollime sekrete.
    Vetėm nėse disponon me argumente tė forta dyshimi, mund ta bėjė atė. Nė njė hadith thuhet: Nėse dikush ėshtė larg familjes, mos tė kthehet pa u lajmėruar mė parė.
    Burri nuk duhet aty pėr aty t’u besojė thashethėnave lidhur me gruan e tij dhe s’duhet tė japė gjykime tė ngutshme. Njėri ndėr mėkatet mė tė mėdha ėshtė, tė ndėrmjetėsuarit nė keqėsimin e marėdhėnieve mes gruas dhe burrit. Pejgamberi a.s. thotė:
    “Ai qė spiunon gruan tek burri i saj dhe atė e prezenton si femėr tė keqe, nuk ėshtė prej nesh (musliman).”
    Njėra ndėr arsyet pėrse nuk ėshtė e preferuar qė burri befas tė hyjė nė shtėpi ose nė ndonjė rast tjetėr, ėshtė pamundėsia e pėrgatitjes sė gruas tė dalė para burrit tė vet, e jo diē tjetėr e papėlqyer.
    6) Nuk ėshtė e lejuar qė bashkėshortėt t’i zbulojnė sekretet lidhur me marėdhėniet seksuale dhe me ēėshtjet tjera.Apo ti bejne mardheniet e tyre teme bisedash apo dikutimesh me shoke e shoqe kafenefe apo tregjeve. Njė sjellje e kėtillė, mund ta prishė ndjenjėn e turpit te gruaja dhe t’ia dobėsojė emocionet, ndaj ėshtė jomorale. Kėtė gjė i Dėrguari i All-llahut e shpjegon kėshtu:
    “Ditėn e Gjykimit, para All-llahut, nė vendin mė tė keq do tė gjenden edhe ata qė zbulojnė sekretin e gruas sė vet pas mardhėnieve me tė.”
    Normalisht, edhe gruaja duhet tė respektojė kėtė parim nė tė njėjtėn mėnyrė
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:24

    Moskuptimi midis bashkėshortėve'

    Pa marrė parasysh sa mendojmė nė mėnyrė optimiste, ekziston njė realitet qė s’mund tė mohohet, se nė jetėn bashkėshortore midis bashkėshortėve ka mosmarrėveshje. Evitimit tė njė sėmundjeje tė kėtillė, nė Kur’an, i kushtohet kujdes. Shkohet nga ajo qė kjo sėmundje tė evitohet nga ana e vetė bashkėshortėve. Nėse nuk ka sukses, atėherė problemi hidhet qė tė gjykojnė dy familjet. Kur as kjo nuk ndihmon, zgjidhja e fundit ėshtė shkurorėzimi.
    Nėse mosmarrveshja del nga ana e gruas; ajo u shmanget obligimeve tė gruas, s’e dėgjon burrin e vet nė tė drejtat (kėrkesat) e tij tė pamohueshme dhe legale, i takon njė procedurė nė tri kategori.
    a) Kėshillimi- do t’i jipen kėshilla qė ndikojnė nė tė dhe do tė thirret ajo tė jetė e dėgjueshme. Do t’i flitet pėr punėt e mira tė burrit dhe dashurinė e tij ndaj saj. Sipas situatės mund tė pėrdoret ndonjė mėnyrė mė e ashpėr e mund t’i thuhen fjalė me tė cilat i tėrhiqet vėrejtja. Mėnyra e kėshillimit varet nga botėkuptimi i saj. Por, me siguri ky do tė jetė njė instrument i mirė.
    b) Nėse nga kėshillimi nuk ka sukses, etapa e dytė ėshtė izolimi - tė ngelė vetė nė krevat. Begatia mė e madhe e gruas ėshtė feminizmi. Ėshtė dėnim i madh pėr tė bojkotimi nga ana e burrit. Ajo nuk mund tė qėndrojė kėsaj mase disciplinore. Por, zgjatja e kėsaj mase ėshtė e rrezikshme.
    c) Nėse edhe kjo masė nuk jep asnjė rezultat, burri mund ta aplikojė edhe rrahjen e gruas nga pak. E kjo masė ėshtė qortim i gruas nga ana e burrit, meqė ai ėshtė kreu i familjes. Por, me kėtė nuk duhet tepruar, respektivisht nuk duhet shkuar deri nė sakatimin dhe shkaktimin e dhembjeve tė mėdha, pasi ai as qė ka kaq tė drejtė. Po i tejkaloi kufinjtė, do tė ketė kundėrmasa. Erdhi njė as’hab tek i Dėrguari a.s. dhe u ankua nga gjuha e ndytė e gruas: E Pejgamberi a.s. tha:
    -Shkurorėzohu. - as’habi tha:
    -Atė e kam shoqe tė jetės dhe me tė kam edhe fėmijė. -atėherė Pejgamberi a.s. i tha:
    -Urdhėroje atė tė sillet mirė, kėshilloje. Nėse ka mirėkuptim, do ta realizojė urdhėrin tėnd. Atėherė mos e rrih (siē rrihet robėresha)”
    Nė njė hadith tjetėr thuhet:
    “Askush nga ju tė mos e rreh gruan siē rrihen robėreshat, ndoshta nė fund tė ditės do tė keni edhe marrėdhėnie.”
    Nė njė atmosferė tė tendosur, nėse burri tregon durim nė marrėdhėniet me gruan, do tė pajtohen. Qė ta qetėsojė burrin gruaja disponon me aftėsi tė ndryshme. Kėtė mė sė miri e din vetė ajo. Dhe kėshtu do t’u konvenojė. Nė krahasim me natyrėn mė tė vrazhdė tė burrit, gruaja ka natyrė tė butė dhe tė qetė. Gruaja nė karakterin e vet disponon me fuqi qė ta zbusė e ta qetėsojė burrin, qė me tė tė jetojė nė lumturi e paqė.
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:25

    Shkurorėzimi si zgjidhje e fundit

    Konflikti ndonjėherė s’mund tė mėnjanohet edhe pse bėhen pėrpjekje me qėllime tė mira. Nė kėtė rast shtėpia dhe familja shndėrrohen nė ferr tė vėrtetė. Njė brengė e kėtillė t’i shkaktohet qenies njerėzore nuk pėrkon me mėshirėn. Nė Kur’an, pas theksimit tė masave dhe metodave pėr pajtimin e bashkėshortėve, emrimit tė arbitėrve, mė pastaj, dhe punės sė tyre, thuhet:
    “Por, nėse ndahen prej njėri tjetrit, All-llahu begaton me mirėsinė e Tij secilin prej tyre. All-llahu ėshtė Bujar i Madh, i Plotėdijshėm”.
    Nė sistemet juridike tė civilizimeve tė vjetra ka ekzistuar shkurorėzimi dhe kjo e drejtė mė sė shpeshti i takonte vetėm burrit. Nė krishterizėm, kisha katolike duke e pranuar parimin se “bashkėshortėt janė njė trup e jo dy dhe se, atė qė e ka bashkuar Zoti nuk duhet ta ndajė njeriu”, me shekuj e kanė ndaluar shkurorėzimin. Por, siē thekson juristi i madh gjerman, Kohler nė veprėn e tij “Filozofia juridike”, “me tė vėrtetė kurora qė s’ka shans tė ruhet nuk do tė ngelė vetėm si njė burim i mundimit dhe torturės, por do ta pengojė zhvillimin shpirtėror tė njeriut dhe aftėsitė e tij tė mėdha do t’i zbresė nė zero.”
    Nė njė gjendje tė kėtillė, siē e pėrshkruam, nuk mund tė ketė asnjė mirėkuptim moral e social qė do ta bind ose ta detyrojė njėrin pėr vazhdimin e kurorės. Qė kjo tė pėrfundojė sa mė shpejtė, ėshtė domsdoshmėri sociale e kulturore. Por, njė pikėpamje e kėtillė e kishės katolike, nga ēdo aspekt, ėshtė problematike.
    Kėshtu dalėngadalė populli u mundua tė shpėtojė nga njė rend i kėtillė i kishės katolike qė nuk i pėrgjigjet nevojės sė popullit dhe realitetit social. Kisha katolike qe e detyruar tė bėjė lėshime nė gjykimet e veta, varėsisht me dėshirat qė mbretėronin asaj kohe. Kėto rregulla qė kisha i quante “gjendje ku kurora nuk ka vlerė - validitet” nuk ndryshonin shumė nga gjyqet pėr shkurorėzim. Nė realitet, lidhur me kėto ēėshtje mė parė e solli reformėn kisha protestante dhe, me arsye tė caktuar e aprovoi shkurorėzimin.
    Ndalimi i shkurorėzimit ėshtė edhe njė rezik qė shkakton pasoja tė zvogėlohen kurorėzimet. Kur njeriu e din se nuk do tė ketė mundėsi tė shkurorėzohet, do t’i mbyllen dyert kah ka hyrė, si do tė dėshirojė tė hyjė nėpėr to. Zvogėlimi i kurorėzimeve do tė shpie kah zgjerimi i prostitucionit, kah shkatėrrimi i familjeve dhe vrasjet. Nė fund, tė gjitha kėto, pėrsėri e dėmotjnė gruan.
    Gjykimi rreth shkurorėzimit
    Nė tė drejtėn islame, shkurorėzimi ėshtė zgjidhja e fundit, kur mė nuk ekzistojnė mundėsi pėr vazhdimin e jetės familjare. Nė Kur’an ndalohet shkurorėzimi i pashkas me kėto fjalė:
    “...e nėse ju respektojnė, atėherė mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu ėshtė mė i Larti, mė i Madhi.”
    Pejgamberi a.s. thotė:
    “Martohuni por mos u shkurorėzoni, meqė All-llahu nuk i don ata tė cilat varen nga kėnaqėsia e tyre (pasioni).”
    E njė hadith tjetėr thekson:
    “Pėr All-llahun gjėja mė e urrejtur, por e lejuar ėshtė shkurorėzimi.” Juristėt u dakorduan se shkurorėzimi pa asnjė shkas nuk mund tė jetė i drejtė.
    Sipas hanefijve, esenca e shkurorėzimit ėshtė haram. Meqė pėr shkurorėzimin u thanė shumė hadithe, ky nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe shkatėrrimi i bashkėsisė familjare qė ėshtė gurthemeli i shoqėrisė, ėshtė edhe shqelmim i nimetit tė kurorės. Ndaj, shkurorėzimi i panevojshėm ėshtė haram.
    Lidhur me shpjegimin e shkurorėzimit, nė hadith thuhet:
    “Gjėja e lejuar, por mė e urrejtur tek All-llahu ėshtė shkurorėzimi.”
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:25

    Trashėgimia dhe gruaja para Islamit
    Tek egjiptasit e vjetėr edhe vajzat edhe djemtė barabartė i trashėgonin etėrit e tyre. E djalit mė tė madh i takonte pak mė shumė. Sipas ligjeve tė Hamurabit, pasuria e babait ndahej midis djemve ndėrsa vajzat nuk mund tė trashėgonin gjė. Nė tė drejtėn kineze, nga fillimi, vajzat nuk mund tė trashėgonin. Mė pastaj u bė njė ndryshim me tė cilin vajzave u pranohej kjo e drejtė, po s’kishte trashėgimtarė nga meshkujt. Trashėgimia nuk bartej nė prindėt e tė ndjerit. Tek japonezėt, djemt e trashėgonin nga njė e vajzat nga gjysmė pjese. Nė tė drejtėn e vjetėr brahmane, djemtė merrnin pjesė tė barabarta tė trashėgimisė, por djali i madh merrte diē mė tepėr. Vajzat nuk kishin tė drejtė trashėgimie. Nė tė drejtėn e vjetėr iraniane, djemtė dhe vajzat e pamartuara pa testament trashėgonin pjesė tė barabarta.
    Pėr vajzat e martuara, paja qė e merrnin nga babai, llogaritej njė pjesė e trashėgimisė.Nė tė drejtėn romake, nėpėrmjet tė testamentit pasuria ndahej midis trashėgimtarėve legal. Vajzat dhe djemtė merrnin pjesė tė barabarta. E drejta e trashėgimisė hebreje, vajzat totalisht i shmangte nga trashėgimia. Por, sipas gjykimeve tė Dhiatės sė Vjetėr:
    “Nėse dikush vdes dhe pas vetes lė njė djalė, vajzat nuk mund tė jenė trashėgimtare. Por, nėse nuk lė djalė pas, atėherė trashėgimia hidhet nė vajzat.
    Por, vajza qė merr trashėgim nga i ati, s’mund tė martohet me njerėz tė tjerė veē atyre nga farefisi, meqė nuk lejohet qė trashėgimia nga njė fis tė kalojė nė tjetėr. Ēdo fis duhet tė mbajė trashėgiminė e paraardhėsve tė tyre (gjyshėrve, stėrgjyshėrve etj.)”
    Para Islamit, tek arabėt, ata qė nuk ishin tė aftė tė bartin armėn, fėmijėt e vegjėl dhe gratė qė s’ishin nė gjendje ta mbrojnė vendin, nuk mund tė ishin trashėgimtarė. Pronėsia e tė ndjerit duhej tė trashėgohej nga mashkulli (burri) mė i afėrt, qė mundej tė luftojė.
    M1xer.f1tox
    M1xer.f1tox
    Pre Pro
    Pre Pro


    Male
    Numri i postimeve : 513
    Age : 33
    Vendbanimi : Prizren
    Points : 1934
    Registration date : 27/02/2008

    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga M1xer.f1tox 5th March 2008, 09:26

    Gruaja nė ushtrinė islame
    Nga koha e Pejgamberit a.s. e deri nė ditėt tona, gruaja islame, i ka rritur luftėtarėt mė tė guximshėm dhe trimat mė tė drejtė pėr ushtrinė, dhe, kohėpaskohe edhe vetė ėshtė pjesėmarrėse nė luftė. Nė kohėn e Pejgamberit a.s. gratė dhanė shehidin e parė pėr Islam. Nė periudhėn e “vėshtirė tė Mekkės”, gruaja bashkė me tė shoqin u pėrballoi tė gjitha mundimeve. Emigroi nė shtetet e huaja. U pikėllua nga dhembja e madhe e krijuar nga skenat e vdekjes sė burrave gjatė rrethimit tė muslimanėve dhe nga periudha e urisė. Nė bisedat e fshehta politike dhe fetare qė nė fund tė periudhės sė Mekes i bėnė qytetarėt e Medines dhe i Dėrguari a.s. morėn pjesė edhe gratė.
    Ajo mori pjesė nė Hixhretin pėr nė Medine dhe mbrojti Islamin gjatė tėrė jetės. Gruaja mori pjesė nė shumė ekspedita tė armatės islame dhe nė transportimin dhe shėrimin e heronjėve, nė bartjen e shehidėve, nė hapjen e varrezave, nė pėrgatitjen e ushqimit, nė sjelljen e ujit, nė ruajtjen e rezervave ushqimore dhe shumė aktivitete tjera. Veē kėsaj, ajo vetė personalisht pėrdori shpatėn dhe shtizėn. Vrau armiq dhe vetė u bė heroinė dhe shehide.
    Ummi Umare nga ensarėt mori pjesė nė betejėn e Uhudit. Gjatė njė luftimi, nė radhėt e ushtrisė islame, midis dhjetė vetėve qė gjendeshin pranė tė Dėrguarit a.s. ishte edhe kjo, burri i saj dhe tė dy bijtė. Kjo, me shpatė nė dorė luftoi pranė tė Dėrguarit a.s. Nė kėtė rast vrau njė kalorės tė armikut dhe u plagos edhe vetė, madje nė disa vende. Pejgamberi a.s. thotė:
    “Ditėn e betejės nė Uhud, nė ēdo shikim majtas e djathtas, e shikoja Ummi Umaren si luftonte pranė meje.”
    Ummi Umare mori pjesė nė disa beteja. Kur kuptoi se Pejgamberi i rrejshėm, Musejleme ia vrau djalin, Halidin, ajo u betua se do tė luftojė kundėr tij dhe mori pjesė nė betejėn kundėr murtedėve (renegatėve) nė Jemame nėn komandėn e Halid b. el-Velidit. Nė kėtė luftė ia prenė dorėn dhe kishte marrė dymbėdhjetė plagė. Musejleme u vra nė kėtė luftė dhe kėshtu fjala e Ummi Umares erdhi nė vend. Nė historinė islame ka shumė raste tė ngjashėm me kėtė tė Ummi Umares.
    Nuk ėshtė lėndė e kėsaj vepre tė flitet pėr kėtė gjė. Pėr gratė muxhahide tė kohės sė Asri-Saadetit, hadithe transmetuan kėta muhaddithė: Buhari, Muslim, Ebu Davud, Tirmidhi, Ibėn Maxhe, Ebu Nuajm, Abdurrezak dhe Taberani.
    Veprat e grave muxhahide nė ushtrinė islame nė periudhėn e mėvonshme gjinden nė faqe tė arta tė historisė. Ende janė tė freskėta kujtimet pėr heroizmin e muxhahideve nė luftėrat ēlirimtare si p.sh. gratė algjeriane

    Vijon...!

    Sponsored content


    Islami dhe te drejtat e gruas Empty Re: Islami dhe te drejtat e gruas

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 16th May 2024, 19:07