KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    AC Milan

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty AC Milan

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:48

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Sulmuesi Shevchenko rikthehet te Milani

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:50

    Milani ka bėrė edhe goditjen e fundit nė merkaton e kėtij viti, duke marrė me formulėn e huazimit nga Celsi Andrij Shevcenkon. Sulmuesi ukrainas rikthehet pas 2 vjetėsh nė Londėr, ku ai zhgėnjeu shpresat e miliardierit Abramovic. 


    ITALI- Andrij Shevēenko do tė luajė me Milanin sezonin e ardhshėm. Pas njė takimi mes Silvio Berluskonit dhe Roman Abramoviē, tė enjten e kaluar nė Sardenjė, ėshtė rėnė dakord qė sulmuesi ukrainas, tė rikthehet nė klubin qė e bėri tė famshėm me firmulėn e huazimit. Edhe pse dukej njė opsion i harruar tashmė, Berluskoni ka mundur tė gjejė akordin pėr tė rikthyer nė San Siro njė prej futbollistėve qė kanė bėrė epokė me fanelėn kuqezi. Mosgrumbullimi pėr ndeshjen e tė dielės ndaj Portsmuthit, e ka bindur Shevēenkon se nuk ka vend nė skuadrėn e Skolarit. Detajet e kontratės pritet tė pėrfundojnė brenda kėsaj jave, ose nė fillim tė javės tjetėr. Shevēenko vetė ėshtė nė Ukrainė me kombėtaren dhe me rikthimin nė Londėr, do tė mbyllė pėrfundimisht tratativat. Ēelsi ndėrkohė do tė paguajė edhe njė pjesė tė rrogės sė lojtarit, qė pėrfiton 6.5 milionė euro nė sezon. Pas 7 viteve me Milanin, Shevēenko u transferua te Ēelsi nė verėn e vitit 2006, pėr shifrėn e 44 milionė eurove.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Kaka zotohet se do tё qėndrojё nё Milan

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:51

    Ylli brazilian i Milanit, Kaka, ka thёnё se nuk ka synim t’i bashkohet Chelseat dhe ka garantuar se e ardhmja e tij ёshtё me klubin italian.

    Braziliani sёrish u pėrfol pёr njё kalim rekord prej 80 milionё funtesh nё Stamford Bridge. Por mesfushori thotė se ai ёshtё i fokusuar nё fitimin e trofeve me Milanin, qё ka pёr synim skudeton dhe Kupёn UEFA gjatё kėtij sezoni.

    “Unё nё Chelsea? Do tё vazhdoj tё jem lojtar kuqezi. Dua ta ndihmoj Milanin tё fitojё trofetė nё tё cilat garon kёtё sezon. Klubi ka bёrё disa nėnshkrime tё shkėlqyeshme dhe Sheva do tё pėrshtatet me ekipin pa asnjė problem”, ka thёnё Kaka pёr Gazzetta dello Sport.

    “Gjithmonё kam thёnё se jam i lumtur nё Milan dhe sa kohё qё synimet e mia mbeten tё njėjta me tё Milanit, do tё jem kёtu. Deri tash ka qenё kėshtu. Synimi im ёshtё tё fitoj, edhe i Milani ёshtё i njėjti”, ka shuar Kaka.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty A do ta kthejė magjinė e tij Shevchenko

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:53

    1Kėtė tė shtunė (23 gusht), Andriy Shevchenko e ka kompletuar rikthimin e tij nė San Siro, pas dy sezoneve tė dėshtuara te skuadra e Chelseat. Analistėt italianė kanė dhėnė disa ide pėr dėshtimin e ukrainasit te londinezėt dhe pėr mundėsinė e rikthimit t tij nė formėn mė tė mirė te skuadra e cila e bėri tė 'madh'.

    Gjatė kohės sa qėndroi te Milan (1999-2006), Sheva shfaqi njė formė tė jashtėzakonshme duke shėnuar 173 gola, dhe duke fituar trofe tė mėdha me kuqezinjtė si edhe lėvdata personale. Gjatė kohės kur sulmuesi ukrainas ishte lojtar i Milanit, kuqezinjtė fituan njė Scudetto dhe Ligėn e Kampionėve. Ndėrkohė Sheva dy herė ishte golashėnuesi mė i mirė i Serie A, ndėrsa nė vitin 2004 e fitoi ēmimin prestigjioz “Ballon d’Or”.



    Edhe pse ishte 30-vjeēar (2006), shumica e ekspertėve pritnin qė Sheva tė vazhdojė me formėn e tij tė jashtėzakonshme edhe mė tutje, kėshtu qė Blutė e Londrės bėnė njė lėvizje duke e blerė sulmuesin pėr njė vlerė prej 45 milionė eurosh. Mirėpo nė Angli, Shevchenko ishte veēse hija e lojtarit qė kishte qenė te Milan, duke dėshtuar krejtėsisht gjatė kohės sė qėndrimit nė Stamford Bridge, me vetėm nėntė gola tė shėnuar pėr dy sezone. 

    Dėshtimi i sulmuesit ukrainas nė Angli mendohet se ishte pėr disa arsye. E para, historia ka treguar se lojtarėt nga Serie A nuk mund tė pėrshtaten nė Ligėn Premier pėr shkak tė mėnyrės shumė tė ndryshme tė lojės. E dyta, mosha 30-vjeēare nė kohėn kur iu bashkėngjit Bluve ishte diēka e cila nuk premtonte formė mė tė mirė, ndėrkohė qė shumica shkaktonin presion te sulmuesi duke pritur qė ai tė shfaqte atė qė kishte treguar te Milan. Po tė ishte transferuar Sheva nė Angli nga mosha 22-vjeēare, atėherė do tė sihte njė histori krejt tjetėr e sulmuesit tė spikatur. E treta, ishte fakti se ai nuk mund tė adaptohej me sistemin e lojės defensive tė Jose Mourinho. Te Milan ukrainasi ishte mėsuar me njė lojė tė bazuar nė teknikėn magjike tė mesfushorėve tė pėrsosur, Pirlo dhe Seedorf. Ai po ashtu nė sulm e kishte partner njeriun gol, sulmuesin e talentuar Pippo Inzaghi.



    Ndėrsa kėtė nuk e gjeti te Blutė, tė cilėt favorizonin muskujt nė raport me magjinė. Sistemi i Mourinhos (4-3-3) nuk ishte aspak i pėrshtatshėm pėr sulmuesin e Milanit, sidomos pėr faktin qė Didier Drogba ishte personi mė i qėlluar pėr tė luajtur si qendėrsulmues. Janė kėto disa nga arsyet tė cilat bėnė qė njeriu i cili konsiderohej si njėri nga sulmuesit mė tė mirė nė botė tė dėshtonte totalisht. 

    Pyetja ėshtė, nėse Shevchenko do ta rigjejė magjinė e dikurshme tani qė ėshtė kthyer te skuadra e cila e bėri tė famshėm. Nėse dikush tjetėr nuk beson nė kėtė, trajneri i kuqezinjve, Carlo Ancelotti, ėshtė i bindur se Sheva do tė kthehet nė formėn e tij mė tė mirė. “Mendoj se do tė na shėrbejė ngjashėm siē ka bėrė gjatė kohės sa ka qenė te ne”, kanė qenė fjalėt e Ancelottit.



    Kundėr ukrainasit ėshtė mosha, muajin tjetėr ai i mbush 32 vjet, po ashtu edhe problemet e vazhdueshme me lėndime kanė bėrė qė ekspertėt tė mendojnė se koha e tij ka kaluar. Sido qė tė jetė, Sheva ėshtė rikthyer nė njė Ligė me lojė mė tė ngadalshme tė bazuar mė shumė nė teknikė, si edhe ai po rikthehet nė njė familje ku tė gjithė e duan.

    Te Milan ai mund ta rikthejė vetėbesimin e humbur te Chelsea. Nė San Siro do ta mbėshtesin tė gjithė tifozėt, ndėrkohė qė do tė pranojė topa nga futbollistėt mė kreativė nė futbollin botėror, si Pirlo, Kaka, Ronaldinho dhe Seedorf, kėshtu qė nėse Sheva dėshton nė lojė me kėtė katėrshe, atėherė nuk duhet ta fajėsojė askėnd pėrveē vetes. Ėshtė plotėsisht e kuptueshme se nuk do ta shohim Shevchenkon e kohės sė tij tė artė, mirėpo njėkohėsisht nuk do ta shohim as Shevchenkon e dėshtuar tė Chelseat.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Ronaldinho nė prag tė rilindjes italiane?!

    Mesazh nga Leriona 28th August 2008, 01:55

    Kur Barcelona e mposhti klubin anglez Manchester United, nė garė pėr tė nėnshkruar me Ronaldinhon nga Paris Saint Germain nė vitin 2003, pėrjetoi njė rikthim tė menjėhershėm tė investimit.

    Braziliani shėnoi qė nė debutimin e tij kundėr Milanit, ekip tė cilit tash i bashkohet pėr 10 milionė euro mė pak.

    Nė sezonin e parė tė Ronaldinhos nė La Liga, Barcelona pėrfundoi e dyta nė tabelė, prapa Valencias, por njė vit mė vonė, me brazilianin fitues tė Kupės Botėrore, qė ishte nė njė formė tė shkėlqyeshme, dhe po ashtu i ndihmuar nga Deco, Samuel Eto'o dhe Ludovic Giuly, ekipi fitoi titullin e ligės pėr tė parėn herė qė nga viti 1999.

    Ronaldinho vazhdoi formėn e tij edhe nė sezonin e ardhshėm dhe i pėrkrahur nga Lionel Messi, dyshja ndihmuan Barcelonėn tė mbrojė titullin nė Spanjė. Pėr mė shumė, braziliani po ashtu fitoi titullin Lojtari Botėror i Vitit, nė vitet 2004 dhe 2005.

    Spanjollėt po ashtu u bėnė kampionė evropian pėr tė parėn herė qė nga viti 1992, e dyta herė nė historinė klubit. Megjithėse Ronaldinho ishte gjunjėzuar nė finalen, tė cilėn Barcelona e fitoi me rezultat 2-1 ndaj Arsenalit, ai u dėshmua nė rundet e mėhershme, duke shėnuar dy herė nė ēerekfinale kundėr Chelseat dhe duke asistuar pėr Giulyn pėr tė vetmin gol nė gjysmėfinale, kundėr Milanit.

    Qė atėherė, braziliani ka dėshtuar tė shkėlqejė nė mėnyrė ėt vazhdueshme. Ai ishte zhgėnjimi i Kupės Botėrore 2006, pjesė e ekipit brazilian qė herė nxehej, herė ftohej para se tė eliminohej nga Franca nė ēerekfinale.

    Nė nivel tė klubit, 28-vjeēari ka dėshtuar tė shkėlqejė, me arsyetimin e vazhdueshėm tė Rijkaard se Ronaldinho ishte i lėnduar.

    Kur Josep Guardiola zėvendėsoi Rijkaardin nė fund tė sezonit qė lamė prapa, kishte spekulime se Ronaldinho mund tė ristabilizohet nė Nou Camp. Por, ish-kapiteni i klubit shumė shpejt deklaroi se braziliani ishte nė shitje sė bashku me Eto'o dhe Deco.

    Ka shumė qė do tė presin me padurim tė shohin se si do tė gjendet Ronaldinho me trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti.

    Ish-trajnerėt e tij, ai i PSG, Luis Fernandez, dhe i Barcelonės, Frank Rijkaard, qė tė dy e kishin akuzuar brazilianin se po kalon mė shumė kohė nė klubet e natės se sa nė fushėn e stėrvitjeve.

    Nė nivel ndėrkombėtar, ai ende pritet tė rikuperohet nga paraqitja larg formės sė tij nė Gjermania 2006 dhe ka humbur pozitėn e tij tė yllit nė kombėtare, krahasuar me shokun e skuadrės tek Milani, Kaka.

    Ai po ashtu kishte vėnė nė pyetje formėn e tij fizike, me njė varg fotografish tė pahijshme tė publikuara nė vitet e fundit.

    Sidoqoftė, kalimi nė Itali i jep atij shans tė rindezė karrierėn e tij dhe nė moshėn 28-vjeēare ai do tė tentojė tė jetė bindės pėr sė paku edhe pesė vite nė top formė.

    Nė San Siro ai duhet tė mos ketė shumė probleme tė pėrshtatet, pasi qė aty do tė gjejė edhe shumė brazilianė tjerė krahas Kakas dhe Patos. Aty ėshtė edhe Dida, Emerson, ndėrsa mund tė pritet edhe njė rikthim i Ronaldos.

    Na e thoni mendimin tuaj! Cila mendoni se ishte arsyeja e rėnies sė tij? A do t’i rikthehet Ronaldinho formės sė tij tė dikurshme?
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Oddo premton rikthimin

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 02:23

    Mbrojtėsi i Milanit, Massimo Oddo, ėshtė betuar se do tė kthehet te skuadra e tij pas huazimit njėvjeēar te gjermanėt e Bayern Munich.

    “Po largohem pėrkohėsisht nga skuadra ku kam ėndėrruar tė luaj si fėmijė, dhe nga skuadra e cila mė ka mundėsuar tė fitoj trofe tė rėndėsishėm”. 

    “Ishte njė zgjidhje e vėshtirė, mirėpo kemi arritur njė marrėveshje me klubin dhe i falėnderoj drejtuesit pėr kėtė gjė. Do tė pėrballem me njė sfidė tė re dhe shpresoj tė pėrparoj mė shumė”. 

    “Bashkėlojatėrve tė mi iu uroj suksese tė mėdha deri sa tė kthehem. Po ashtu dėshiroj t’i falėnderoj tifozėt tė cilėt kanė qenė tė afėrt me mua dhe mė kanė mbėshtetur nė momente tė vėshtira”, ka thėnė ish-lojtari i Lazios pėr faqen zyrtare tė Milanit.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Ancelotti refuzon njė ofertė tė Shakhtar

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 13:06

    Ancelotti refuzon njė ofertė tė Shakhtar 
    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka refuzuar njė ofertė goxha tė mirė, pėr tė drejtuar klubin ukrainas, Shakhtar Donetsk.

    Sipas Sky Sport, Shakhtar Donetsk i ka ofruar trajnerit italian njė shumė prej 10 milionė eurosh nė sezon, pėr t’u bėrė trajner i kėtij klubi dhe pėr ta ngritur atė nė njė nivel mė tė lartė.

    Megjithatė, Ancelotti ka refuzuar ofertėn e pasur tė klubit ukrainas, duke dėshiruar tė vazhdojė me sukses punėn nė Milan, veēanėrisht tash qė nė ekip ka sjellė shumė pėrforcime tė reja dhe ėshtė ngritur sėrish nė njė ekip konkurrues pėr medalje
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Pirlo: Ky ėshtė njė Milan galaktik

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 16:11

    Andrea Pirlo mezi po pret ta fillojė sezonin e ri qė tė shohė kualitetin e lartė tė bashkėlojatarėve tė rinj te skuadra kuqezi.

    “Interi ėshtė njė skuadėr e fuqishme, mirėpo ndeshja pėr Superkupė tregoi se Roma mund t’u bėjė ballė. Dua tė pėrsėris se kėtė sezon ka shumė kualitet nė skuadrat e Serie A. Inter, Roma, Milan, Juventus dhe Fiorentina, tė gjithė do tė luftojnė pėr Scudetto”. 

    “Sa na takon neve, shumica thonė se po shndėrrohemi nė galaktikė, si Reali dikur. Mirėpo tė kesh kaq shumė kampionė nė skuadėr ėshtė diēka pozitive nga e cila mund tė ketė dobi skuadra”, ka thėnė fantazia e mesfushės.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milan humbet nė shtėpi

    Mesazh nga Leriona 1st September 2008, 01:50

    Milan humbet nė shtėpi
    Skuadra e Milanit pavarėsisht pėrforcimeve qė ka bėrė nė sezonin e ri, ka pėsuar humbje nė midis San Siros nga skuadra e porsainkuadruar nė Serie A, Bologna, me rezultat 1-2.

    Kuqezinjtė kanė udhėhequr lojėn gjatė gjithė ndeshjes, mirėpo pasimet e lojtarit mė tė mirė nė ndeshje, Ronaldinho, nuk u shfrytėzuan nga Inzaghi dhe Shevchenko, i cili u inkuadrua nė pjesėn e dytė. 

    Tė parėt nė epėrsi kaluan mysafirėt nga Bologna me anė tė Di Vaios (18’), ndėrsa pa pėrfunduar pjesa e parė (41’), mesfushori i Milanit, Ambrosini, barazoi rezultatin duke bėrė qė skuadrat tė shkojnė nė pushim me rezultat tė barabartė, 1-1. 

    Pjesa e dytė ishte sikurse e para, me raste tė shumta tė krijuara nga transferi i ri i Milanit, Ronaldinho, mirėpo sulmuesit kuqezi nuk arrinin tė shėnonin nė portėn kundėrshtare. Ndėrsa si gjithmonė nė futboll nėse nuk shėnon, pėson. Valiani nė minutėn 79 shėnoi golin e dytė nė ndeshje pėr bolonjezėt, dhe me kėto rezultat (2-1) pėrfundoi takimi me fitore tė mysafirėve.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Pipo Inzagi: Askush me sulmin si Milani

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 00:16

    Verė: periudhė ėndrrash, strategjish nė merkato, blerjesh tė mėdha (Ronaldinjo), rikthimesh tė papritura (Shevēenko), premtimesh, objektivash. Mė pas vjen kampionati: kohė golash, trepikėsh dhe fitoresh. E si gjithmonė, ėshtė momenti i Filipo Inzagit.

    Pipo kanė ardhur shumė yje, por tifozėt e Milanit presin gjithmonė golat tuaj. Duke filluar qė prej sė dielės…

    Ata (tifozėt) janė fantastikė. Duartrokitjet pas ndeshjes sė fundit tė kampionatit tė kaluar, pavarėsisht se nuk ishim kualifikuar pėr nė Ligėn e Kampioneve, ishin magjike: edhe sot na jep shumė forcė. Kėtė vit dėshirojmė tė bėjmė mė tė mirėn pėr tifozėt tanė dhe jam i bindur se do tė jemi rivalė tė denjė.

    A ndjeheni nėn presion pas deklaratave tė Galianit?

    Jo, ai tha gjėra tė vėrteta: ne kemi detyrėn tė luftojmė pėr titullin kampion deri nė javėn e fundit tė kampionatit.

    A ndjeheni tė favorizuar?

    Ashtu si Interi, Juventusi dhe Roma. Megjithatė, sulmin qė ka Milani nuk e ka askush tjetėr dhe pėr kėtė dėshiroj tė them dy fjalė.

    Ēfarė?

    Milani nuk do ta shohė si objektiv sekondar Kupėn UEFA: ėshtė trofeu i vetėm qė ky grup i mrekullueshėm nuk ka fituar. Pėr mua personalisht, njė tjetėr finale nė Stamboll do tė kishte kuptim tė veēantė, pasi nė atė ndeshje tė pafat tė vitit 2005, ndodhesha i dėmtuar nė tribunė. Kupa UEFA ėshtė njė aktivitet i rėndėsishėm dhe pėr ata qė ndonjėherė nuk do tė aktivizohen nė kampionat do tė shėrbejė si njė vitrinė e rėndėsishme nė Evropė. Kur e dėshiron njė Kupė, kjo skuadėr e fiton. Kėtė e tregon mė sė miri historia.

    Si jeni ndjerė kur patė Shevēenkon sėrish nė dhomat e zhveshjes?

    Ishte njė ndjesi e bukur, rikujtova tė gjitha momentet e bukura qė kemi kaluar bashkė. Andrij mė dėrgoi njė mesazh shumė tė bukur menjėherė pas dygolėshit tim nė finalen e Athinės. Sė bashku kemi bėrė gjėra tė mėdha dhe do tė bėjmė tė tjera.

    Ēfarė mendoni pėr repartin sulmues?

    Fakti qė aty ka shumė kampionė bėn qė tė jem i qetė. Vitin e kaluar, skuadra ishte e penalizuar prej ēdo dėmtimi, ndėrsa tashmė, edhe nėse je i sėmurė, mund tė jesh i qetė, pasi e di qė nė fushė do tė zbresė njė tjetėr yll. Shpresoj nė rikuperimin sa mė tė shpejtė tė Kaka, me tė cilin kam njė lidhje tė veēantė. Nė skuadrėn tonė ka shumė kampionė, por mendoj se ai dhe Pirlo janė tė pazėvendėsueshėm: e kam fjalėn pėr karakteristikat dhe mėnyrėn e lojės.

    Si duket Ronaldinjo, i parė nga afėr?

    Zbavitės, plot fantazi. Tani e kuptoj se pėrse nė fushė ėshtė aq i paparashikueshėm pėr kundėrshtarėt. A e patė si e pritėm ardhjen e tij? Nė kėtė klub yjet janė gjithmonė tė mirėpritur. Tė gjitha blerjet kanė qenė tė shkėlqyera: Zambrota, Flamini, Senderos dhe tė tjerėt. Tė gjithė tė fortė, tė gjithė tė dobishėm.

    Anēeloti do tė ketė shumė probleme…

    Jo, ne do ta ndihmojmė. Pikė sė pari do tė japim maksimumin nė stėrvitje, e mė pas do tė pranojmė pa polemika zgjedhjet e tij. Njė arsye mė shumė pėr tė ecur pėrpara nė Kupėn UEFA: tė gjithė lojtarėt do tė kenė rast tė tregojnė vlerat e tyre.

    100 gola me kuqezinjtė, a ua dha dhuratėn Berluskoni?

    Ende jo, por pėr mua ka rėndėsi vetėm mendimi. Pas dygolėshit tė Athinės, mė kishte thėnė se kur tė arrija 100 gola tė shėnuar me Milanin, do tė mė bėnte njė dhuratė dhe ende e mban mend kėtė premtim. Presidenti ėshtė special.

    Objektivi i Milanit ėshtė titulli. Po i juaji?

    Tė shėnoj pėr tė fituar kampionatin. Shpresoj gjithashtu qė tė arrij kuotėn e 300 golave tė realizuar si profesionist.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Galiani: Pesė skuadra ne luften per titull

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 00:18

    “Po fillon njė kampionat me pesė skuadra, Inter, Roma, Juve, Fiorentina e Milan, qė do tė luftojnė me armė tė barabarta pėr tė arritur te titulli kampion. Vlerat i njohim, nuk mund tė jap njė favorite, por njė luftė skuadrash, qė do tė duelojnė me njėra- tjetrėn deri nė ndeshjen e fundit pėr trofeun prestigjioz”. Kėtė e ka thėnė Adriano Galiani, administratori i Milanit, nė njė intervistė ekskluzive pėr emisionin radiofonik “Unico Grande Amore”. “Si drejtuesi i Milanit, mendoj se kemi bėrė pėrforcime tė mira nė merkaton e verės, nėnvizon Galiani, kemi kthyer entuziazmin nė skuadėr. Abonimet kanė kaluar shifrėn 40 mijė, tė dielėn presim rreth 70 mijė spektatorė. Nuk ka se si tė mos jem i kėnaqur. Por nuk bėhet fjalė qė Milani do tė lėrė pas dore Kupėn UEFA. Ėshtė e vėrtetė qė objektivi ynė i parė mbetet kampionati, por do tė tregojmė vlerat edhe nė Evropė”.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Ronaldinjo: Kete vit, titulli eshte i Milanit

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 00:21

    Pasi fitoi medaljen e bronzit nė Lojėrat e Pekinit, Ronaldinjo e ka kthyer vėmendjen te titulli kampion i Serisė A. Mesfushori brazilian, i afruar gjatė kėsaj vere te Milani, ka rifituar besimin pas grumbullimit me kombėtaren. Ai po pret me padurim qė tė luajė pėr skuadrėn e re dhe beson se nė maj 2009 do tė ngrejė trofeun mė tė rėndėsishėm nė Itali. Pas dėshtimit nė sezonin e kaluar, edhe nė fazėn pėrgatitore tė edicionit tė ri, Milani nuk ėshtė paraqitur si njė ekip i fortė, por ish-mesfushori i Barcelonės mendon se kuqezinjtė do tė shkėlqejnė. “Ndjehem gati dhe dėshiroj tė luaj kundėr Bolonjės”, tha Ronaldinjo pėr “Corriere Dello Sport”. “Edhe Pato ėshtė nė rregull, Milani do tė fitojė titullin kampion. Kjo skuadėr e ka potencialin qė ta realizojė kėtė objektiv. Kemi kontingjentin mė tė mirė pėr tė fituar dhe e ndjejmė se jemi favoritė. Gjithsesi, kėtė duhet ta tregojmė edhe nė fushėn e lojės”. Triumfi nė kampionat ėshtė edhe objektivi kryesor i Milanit nė kėtė sezon.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milani zhgenjen ne debutim, gjeniu Ronaldinjo nuk mjafton

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 00:22

    Duhej tė ishte dita e Ronaldinjos, por nė “San Siro” doli nė skenė Valiani. Milani zhgėnjen nė debutimin nė Serinė A, duke humbur 2-1 nė shtėpi me Bolonjėn, qė me njė lojė tė saktė neutralizonte sulmet e vendasve dhe ka ditur t‘i godasė kuqezinjtė nė momentin e duhur. Ronaldinjo i ka mahnitur tė gjithė tė pranishmit nė stadium, mbi tė gjitha nė pjesėn e dytė me driblime dhe asiste, qė nė mėnyrė tė pabesueshme nuk u shfrytėzuan nga shokėt e skuadrės. Edhe pse nė merkaton e verės ėshtė rinovuar nė kontingjent, skuadra e Anēelotit vazhdon tė ketė tė njėjtat probleme nė ēarjen e mbrojtjeve kundėrshtare. Pra, fantazisti brazilian nuk ka mjaftuar, Shevēenko nuk ishte nė lartėsinė e duhur (edhe pėr shkak tė emocioneve), Inzagi shpėrdoroi tė paktėn tri raste tė mira goli, ndėrsa Pato nuk ka shenjė nė kėtė sfidė. Pjesa e parė u mbyll nė barazim 1-1, ku Bolonja kaloi nė mėnyrė tė papritur nė avantazh, falė golit tė realizuar nga Marko Di Vaio vetėm pas 18 minutave lojė. Milanistėt “shkunden” dhe reagojnė menjėherė, por tentativat e shumta nuk arrijnė tė kalojnė portierin Antonioli. Barazimi vjen vetėm katėr minuta pėrpara pushimit mes pjesėve, kur njė harkim i Ronaldinjos devijohet nė rrjetė nga Ambrozini. Nė fraksionin e dytė tė lojės, kuqezinjtė shfaqen me ofensivė dhe tė gjitha aksionet e rrezikshme nisen nga kėmbėt e Ronaldinjos, qė dukej i papėrmbajtshėm nė krahun e majtė. Por, pasimet e tij nuk shfrytėzohen me radhė nga Inzagi, Sedorf e Shevēenko. Nė tė 78-ėn, pikėrisht nė momentin mė tė mirė tė Milanit, vjen edhe goli i avantazhit pėr miqtė: Valiani lėshon njė goditje tė jashtėzakonshme nga jashtė zonės, qė frenohet vetėm nga rrjeta. Start jo tė mirė tė kampionatit ka bėrė edhe Roma, qė nė fushėn e saj frenohet nga Napoli. Sfida nė stadiumin “Olimpik” pėrfundon nė barazim 1-1, ku Hamsik i pėrgjigjet golit tė Akuilanit. Verdhekuqtė nuk arritėn tė merrnin tri pikėt, pavarėsisht se napolitanėt luajtėn me 10 lojtarė qė prej minutės sė 54-rt, kur Santakroēe mori kartonin e dytė tė verdhė. Debutim i jashtėzakonshėm i Lacios qė fiton 4-1 nė fushėn e Kaljarit, ndėrkohė qė fitojnė edhe Atalanta, Kievo, Torino e Katania.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Berluskoni, i mahnitur me Ronaldinjon

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 22:53

    Pavarėsisht humbjes sė papritur 2-1 nė “San Siro” me Bolonjėn, Silvio Berluskoni vlerėson anėt pozitive tė asaj sfide. Plusi mė i madh ka qenė padyshim Ronaldinjo, me tė cilin presidenti i Milanit duket se ėshtė dashuruar qė nė debutim. Pėr “Mattino 5″, njėshi i kuqezinjve deklaroi: “Ashtu si tė gjithė besonim dhe shpresonim, dje (tė dielėn) nė ‘San Siro‘ pamė njė Ronaldinjo tė shkėlqyer. Ishte njė ndeshje e pafat pėr ne, por ajo konfirmoi se braziliani ėshtė njė kampion i jashtėzakonshėm. Jemi skuadra e vetme nė botė qė kemi nė kontingjent tre futbollistė qė kanė fituar ‘Topin e Artė‘: ai, Shevēenko dhe Kaka. Besoj se kėta tė tre, por edhe e gjithė skuadra, do tė dhurojė spektakėl jo vetėm pėr tifozėt milanistė, por edhe pėr tė gjithė ata njerėz qė e pėlqejnė futbollin e bukur”.

    Nė minutėn e 4-t tė pjesės sė dytė, braziliani i ka mahnitur tė gjithė tė pranishmit nė stadium pėr kualitetin e lartė teknik tė treguar me njė finte tė dyfishtė. Me kėpucėt e tij tė gomuara dhe me lėkurė dhie nė brendėsi (pėr ta mbajtur ngrohtė nga kėmbėt), “Gauēo” dhuroi spektakėl me driblime prej iluzionisti: pesė herė i nxori shokėt pėrpara portierit kundėrshtar (duke pėrfshirė kėtu edhe harkimin qė solli golin e Ambrozinit) dhe gjithmonė me buzėqeshje nė fytyrė. “Ishte mė i miri nė fushėn e lojės”, tha Anēeloti. “Fantastik, i jashtėzakonshėm. Ky Ronaldinjo nuk i ngjason aspak lojtarit tė dy viteve tė mėparshme”, pohoi Galiani. Pėr zėvendėspresidentin e Milanit kjo sfidė ishte edhe konfirmimi se nė ekip nuk u afrua vetėm njė lojtar-imazh, por edhe njė yll i vėrtetė i top-kėmbės. “Ėshtė rikthyer nė nivelet e tij. Ky ėshtė Dinjo i vėrtetė”, siguron Zambrota, qė me fantazistin ka luajtur dy vjet te Barcelona. Megjithatė, braziliani tenton tė qėndrojė modest. Pėrpara se tė nisej drejt grumbullimit me “seleēaon”, duke shkundur kokėn deklaroi: “Faleminderit pėr komplimentet, por nuk mund tė jem i kėnaqur kur skuadra nuk fiton”. Ata qė e shoqėruan pėr nė aeroport tregonin pėr njė lojtar tė zhgėnjyer nga rezultati, i cili ėshtė ambientuar me skuadrėn. “Kemi edhe shumė punė pėrpara dhe do tė punojmė, shpjegoi mė tej Ronaldinjo. Milani ka njė skuadėr tė madhe dhe njė trajner tė madh: kemi pėrpara tė gjithė kohėn e nevojshme pėr tė rikuperuar. Ndjehesha mirė, kryesisht nė pjesėn e dytė kur krijuam edhe shumė raste pėr shėnim, por pėr fat tė keq nuk ia arritėm”. Pėr 93 minuta, mesfushori bėri atė qė askush nuk e priste: dribloi, krosoi, gjuajti dhe dhuroi asiste.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Kaka rikthehet nė stėrvitje

    Mesazh nga Leriona 4th September 2008, 18:19

    Superylli brazilian, Kaka, dje ėshtė kthyer nė stėrvitjet me Milanin, qė tregon se ėshtė nė rrugė tė duhur pėr t’u shfaqur nė ndeshjen pėrballė Genoas.

    Ndeshja e javės sė dytė tė Serie A, ajo pėrballė Genoas, do tė jetė momenti kur Kaka do tė ketė edhe paraqitjen e parė kėtė sezon. Parashihet se problemet me gjurin tashmė janė e kaluar, por edhe mė tej dyshohet rreth asaj, nėse ai do tė duhej tė futej nė operacion.

    Kaka edhe pas operacionit i pati tė njėjtat probleme si mė parė, dhe pasi qė u aktivizua 90 minuta gjatė Trofeut Tim, ai sėrish u ankua pėr dhimbje nė gju.

    Por, pas njė periudhe tė caktuar pushimi, ai sėrish ėshtė i gatshėm pėr t’u paraqitur nė fushė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Seria A, thellohet kriza te Milani

    Mesazh nga Leriona 15th September 2008, 19:05

    Genoa ka mundur 2-0 Milanin, duke konfirmuar krizen qe po kalon skuadra e Anxhelotit kete fillim sezoni. Tre fituesit e topit te arte, Ronaldihno, Kaka dhe Shevcenko nuk kane bere asgje per t’i dhene skuadres se tyre fitoren e pare pas 2 javesh ne Serie A. 


    Vendimtar ne ndeshjen e luajtuar ne “Luigi Ferraris” ishin golat e Sculli ne minuten e 29-te dhe ai i Milito 1 minute para perfundimit te ndeshjes. 

    Nderkohe pas 5 vjetesh Lazio arrin te ngjitet ne krye te kampionatit italian, pas fitores 2-0 me Sampdorian. Per te mundur nje Sampdoria te rrezikshme ne pjesen e pare dhe te lodhur ne te dyten kane menduar Zarate me golin e tij ne minuten e 7-te dhe Pandev ne te 72-ten. 

    Sulmuesit e Sampdorias, Cassano, Sammarco e Padalino nuk kane qene te qarte para portes se Lazio-s, nderkohe qe rasti i vetem i tyre ishte shtylla e Bottinelli. Ne krye se bashku me Lazion eshte ngjitur edhe Atalanta qe ka mundur ne transferte 0-1 Bolognen. Goli i tre pikeve u shenua ne minuten e 7-te nga Zarate.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Ancelotti: Gjetėm zgjidhje

    Mesazh nga Leriona 15th September 2008, 20:46

    Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se takimi me udhėheqėsit e klubit, qė u zhvillua sot pas krizės sė klubit, veēanėrisht pas humbjes nga Genoa, ka kaluar mirė.

    Adriano Galliani, sot ka ftuar trajnerin dhe pėrgjegjėsin pėr pėrgatitjet fizike, Daniele Toniacini, qė tė kuptojė se kur ekipi do tė luajė mirė dhe kur do tė fillojė tė fitojė, pas dy humbjeve nė Serie A.

    “Gjithēka ėshtė nė rregull. U takuam me drejtuesit qė tė gjejmė zgjidhjen mė tė mirė pėr dalje nga kriza. Gjetėm zgjidhje”, ka thėnė Ancelotti, duke refuzuar tė komentojė mė shumė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milan-Udineze, shkembim Pato-Inler

    Mesazh nga Leriona 18th September 2008, 23:09

    Kuqezinjte dhe bardhezinjte kane menduar nderrimin koke me koke pasi Pato nuk po gjen me vend ne sulmin e Milanit, ndersa Ancelotti ka nevoje per nje mesfushor. 


    Milan dhe Udineze do bejne nje shkembim lojtaresh ne muajin janar. Me demtimin e Andrea Pirlos, i cili do qendoje jashte fushave per disa muaj, kuqezinjte jane vene ne kerkim te nje mesfushori. 

    Varianti me i mundshem eshte lojtari zvicerian i Udinezes, Gokhan Inler, i cili mund te kembehet me talentin brazilian Pato ne mes te sezonit. Nje faktor qe do ndikoje shume ne arritjen ose jo te marreveshjes do te jete edhe ecuria e Milanit deri ne muajin janar. 

    Nga ana tjeter, braziliani Pato nuk po gjen hapqesira ne sulmin e tejmbushur te Milanit dhe huazimi do te ishte nje hap mjaft i rendesishem ne karrieren e tij, pasi ne “Friuli” ai do kete mundesine te aktivzohet si titullar. 

    Per sa i perket helvetit Inler, ai shihet si nje lojtar me vlera per te zene nje vend ne mesfushen kuqezi, duke u bashkuar me lojtare si, Ambrosini, Gattuso, Pirlo e Flamini. 
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milani, nė versionin “Big Brother”

    Mesazh nga Leriona 19th September 2008, 11:35

    Milani po pėrdor teknika tė “Big Brother” pėr tė monitoruar aktivitetin e futbollistėve gjatė seancave stėrvitore. 

    Milani po pėrdor teknika tė “Big Brother” pėr tė monitoruar aktivitetin e futbollistėve gjatė seancave stėrvitore. 

    Lajmi publikohet nė tė pėrditshmen “Corriere Dello Sport”, ku thuhej se drejtuesit e klubit synojnė qė tė marrin masa pėr fillimin aspak tė mirė tė sezonit. 

    Zevendespresidenti Galiani ka kėrkuar shpjegime pėr formėn e dobėt tė skuadrės dhe Karlo Anceloti po ia siguron ato, tė grumbulluara tė gjitha nė njė “Dvd”.

    Klubi ka vendosur kamera rreth fushave stėrvitore nė Milanelo, pėr tė vėzhguar se sa tė pėrqendruar janė futbollistėt nė stėrvitje. 

    Trajneri do t’i vėzhgojė dhe do tė shohė se cili lojtar nuk po punon me seriozitet. 
     
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Pato: Jam i lumtur t’i dėgjoj kėshillat e Shevchenkos

    Mesazh nga Leriona 19th September 2008, 11:49

    Ylli i ri brazilian, Alexadre Pato, ėshtė i kėnaqur qė mund t’i dėgjojė kėshillat e sulmuesit ukrainas Andriy Shevchenko.

    “Jam i kėnaqur qė shėnova gol, por po ashtu qė edhe qė ekipi fitoi. Jam i lumtur qė luaj pėr njė ekip tė madh si Milani. Ditėt e fundit kemi punuar mirė nė stėrvitje. E dimė se duhet tė luajmė mirė edhe kundėr Lazios”, ka thėnė Pato pas ndeshjes sė mbrėmshme kundėr Zurichut.

    “Kam mirėkuptim pėr tė gjithė bashkėlojtarėt e mi, pėr shembull Shevchenko mė tregon se ēfarė duhet tė bėj nė fushė, dhe jam i lumtur qė mund t’i dėgjoj kėshillat e nė kampioni kaq tė madh”, ka shtuar braziliani.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Trofeu Taēi Oil, synohet tė kthehet ne tradite

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:26

    Organizatorėt e miqėsores sė 14 tetorit ndėrmjet Milanit dhe Tiranės synojnė qė ta shndėrrojnė trofeun “Taēi Oil” nė njė traditė tė pėrvitshme. 

    Rezart Taēi, personi qė do tė mundėsojė ardhjen e Milanit nė Tiranė, pohoi se kjo ėshtė njė ide, ku klubi kuqezi mbetet pjesėmarrėsi kryesor, por ku nuk pėrjashtohet edhe prezenca e skuadrave tė tjera tė Serisė A. 

    “Mund tė konfirmoj se Milani do tė mbėrrijė nė Tiranė mė datėn 14 tetor. Pas mė shumė se njė muaj negociatash, mė nė fund marrėveshja pėr tė mundėsuar kėtė ndeshje u nėnshkrua”, tha Taēi nė konferencėn pėr shtyp, tė organizuar sė bashku me presidentin e Tiranės, Refik Halili.

    “Mendoj qė ardhja e Milanit do tė ndikojė pozitivisht pėr sportin shqiptar, por edhe mė tej. Shpreh kėnaqėsinė time qė Milani do tė luajė kundėr ekipit tė Tiranės dhe pėr kėtė doja tė falėnderoja kėtė skuadėr dhe presidentin Halili. 

    Ndėrsa futbollistėve do t’i kėrkoja njė ndeshje dinjitoze. Trofeun shpresojmė ta kthejmė nė njė traditė. Edhe nė bisedėn me presidentin Halili, ideja ėshtė qė ta kthejmė nė njė aktivitet tė pėrvitshėm. 

    Me Milanin, mbase edhe me ndonjė skuadėr tjetėr tė Serisė A, por Milani ėshtė gjithmonė nė krye”. Mė tej, ai pohoi disa prej yjeve qė do tė luajnė nė “Qemal Stafa”: “Do tė kemi pjesėmarrjen e zv/presidentit Galiani, trajnerit Anēeloti, kapitenit Maldini dhe shumė futbollistėve tė mėdhenj qė luajnė me kuqezinjtė. 

    Nga drejtuesit e Milanit u konfirmuan Kaka, Shevēenko, Ambrozini, Pirlo, Pato, Sedorf e Maldini. Mė datėn 6 tetor do tė kemi edhe listėn e plotė tė skuadrės qė do tė vijė nė Tiranė. 

    Por, nė bashkėbisedimet qė kam pasur me krerėt milanistė jemi me fat, pasi nė atė periudhė nuk do tė ketė grumbullime pėr lojtarėt e kėtij klubi. Besoj vetėm njė ose dy prej tyre do tė jenė me kombėtaret respektive”.

    Nga ana e tij, drejtuesi i klubit bardheblu, tha se Tirana ishte zgjedhja e duhur pėr kėtė ndeshje. 

    “Dua tė falėnderoj presidentin e ‘Taēi Oil’ qė mundėsoi ardhjen e kėtij ekipi, i cili dihet qė ėshtė njė prej mė tė mėdhenjve tė kontinentit dhe pėr zgjedhjen e Tiranės si kundėrshtar nė kėtė ndeshje. Mendoj se zgjedhja ishte e mirė. Do tė bashkėpunojmė dhe si klub do tė bėjmė gjithēka qė do tė na caktohet, pėr tė pasur njė paraqitje sa mė dinjitoze nė kėtė ndeshje tė rrallė, por qė shpresojmė tė pėrsėritet edhe nė tė ardhmen”, tha Halili.

    “Trofeu i kėsaj miqėsoreje ka rėndėsinė e saj, por kuptohet se Milani ėshtė njė ekip shumė i madh dhe pėr ne ėshtė fat qė luajmė me ta. Do mundohemi tė jemi sa mė dinjitozė, pasi nėse do tė thosha se aty do tė shohim se cila ėshtė Tirana e vėrtetė mund tė ishte e pavend”.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milan-Lacio, “veteranet” perballe te rinjve

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:28

    Kuqezinjte kane si alternative te vetme fitoren, ndersa bardhekalterit udhetojne ne "San Siro" edhe per nje barazim. 


    Java e trete e Serie A do ta perqendroje vemendjen ne ndeshjen me te forte, ate mes Milanit dhe Lacios. Ndryshe nga sa parashikohej ne fillim te sezonit, skuadrat ndodhen ne vende te ndryshme, Lacio e para si udhehqese e renditjes me 6 pike dhe me nje golavarazh 6-1, ndersa Milan ne vendin e fundit me golavarazhin 1-4. 

    Organikat e dy skuadrave flasin ndryshe, por ajo cfare kane dhene ne fushe bardhekalterit kane qene gola dhe spektakel, ndersa Milani i Ancelotti-t vetem zhgenjim. Ndeshja e se dieles ne darken e “San Siro” njeh vetem nje shenje per kuqezenjte dhe ajo eshte fitorja, ndersa kryeqytetasit e Delio Rossi-t udhetojne me kembe ne toke, duke deklaruar se do jene te kenaqur edhe me nje barazim. 

    Nje tjeter ndeshje brenda ndeshjes do te jete edhe ajo mes lojtareve me te vjeter te Serie A dhe formacionit me te ri. Po keshtu, nje tjeter sfide eshte edhe ajo mes emrave te luksit, Ronaldinho, Shevchenko, Pato, Kaka, perballe modesteve Zarate dhe Pandev. 

    Takim tjeter qe nuk duhet humbur eshte Fiorentina-Roma, dy skuadra qe vijne nga ndeshjet europiane me shije te ndryshme.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Milan, Andrea Pirlo jashte per 2 muaj

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:29

    Pirlo do mungoje per rreth 2 muaj pasi pesoi nje terheqje muskulare gjate stervitjes me grupin kuqezi para pak ditesh. 


    Lajme te keqija per trajnerin e Milanit, Carlo Ancelotti. Tekniku kuqezi nuk do kete ne dispozicion per rreth 2 muaj mesfushorin Andrea Pirlo, nje prej lojtareve me te rendesishem te skuadres. 

    Regjisori i kombetares italiane u demtua para pak ditesh ne stervitje, duke pesuar terheqje muskulare te shkalles se dyte ne kofshen e djathte. Lajmin e ben te ditur faqja ne internet e skuadres me qender ne rrugen “Turati”. 

    Mungesa e Pirlo-s vjen ne nje moment mjaft delikat per Milanin. Ndeshjet e radhes per kuqezinjte qe kane 0 pike ne renditje, jane ato kunder Lacios, Rexhines, Interit dhe Kaljarit. 

    Nderkohe, i gatshem eshte Genaro Gattuso, i cili ne ndeshjen ndaj Zyrihut qendroi ne stol, por kunder Lacios ai do ta nise takimin qe nga minuta e pare.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Kaka: Ronaldo e meriton Topin e Artė

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:51

    Superylli i Milanit, Kaka, pranon se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojė Topin e Artė, ndėrsa thotė se ėshtė edhe adhurues i Jose Mourinhos.

    “Nėse jam unė ai qė duhet tė vendosi pėr Topin e Artė, pa u menduar do t’ia jepja Cristiano Ronaldos. Mendoj se ai e meriton kėtė shpėrblim mė shumė se ēdokush tjetėr”, ka thėnė Kaka.

    Braziliani, po ashtu ka thėnė se ėshtė tifoz i trajnerit tė ri tė Interit, Jose Mourinho.

    “Transferi mė i mirė? Mendoj se ėshtė Ronaldinho. Mund tė them se shumė mė pėlqen edhe Mourinho. Veēanėrisht komentet e tij, tė cilat gjithmonė janė nė faqet kryesore. Ata nuk janė fyese, vetėm se janė qesharake”, ka shtuar Lojtari mė i Mirė nė Botė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    AC Milan Empty Shevchenko beson nё rikthim tё formės

    Mesazh nga Leriona 20th September 2008, 18:56

    Sulmuesi i Milanit, Andriy Shevchenko, beson se ai ngadalė po rikthehet nё formёn e vjetёr tё tij, pas paraqitjes sё mirё kundėr Zurichut nё Kupёn UEFA.

    Ukrainasi, pas njё dėshtimi nё Chelsea, u rikthye nё Milan kёtё verё, ku kaloi shtatё vite tё shkėlqyeshme nё periudhėn 1999-2006. 

    “Ishte ndeshja e parё qё u ndjeva mirё pas njё kohe tё gjatё. Ndjehem sikur jam nё drejtimin e duhur, por jam i vetёdijshёm se kam shumё punё pёr tё bёrё”, ka thёnё Shevchenko, duke komenduar fitoren e fundit.

    Ndeshjen e ardhshme Milani do ta zhvillojё nesėr kundėr liderit tё tabelės sё Serie A, Lazio.

    “Tash ёshtё e rёndёsishme tё fitojmė kundėr Lazios tё dielėn, qё tё mos mbesim shumё prapa nё kampionat. Do tё jetё njё ndeshje e vėshtirё, por ne do tё pėrpiqemi tё nxjerrim rezultat pozitiv”, ka shtuar ukrainasi.

    Sponsored content


    AC Milan Empty Re: AC Milan

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 9th May 2024, 21:50