KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Homeri

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Homeri Empty Homeri

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:56

    Letėrsia klasike greke fillon me dy poemat e mėdha epike, me "Iliadėn" dhe "Odisenė" qė bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse pėr tė nuk dinte pothuaj asgjė. Pėr shumė qytete greke ėshtė thėnė se janė vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veēoritė gjuhėsore tė poemave, shkenca ka pranuar si mė tė mundshėm Smirnėn, qytet kolonial grek nė Azinė e Vogėl (Izmiri i sotėm nė Turqi).
    Pėr Homerin mendohet tė ketė jetuar aty nga shekuli IX para erės sė re. Babai i histografisė greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotė se Hesiodi ka njė mendim tjetėr qė sjell Homerin nė shekullin VIII para erės sė re. Nė kėngėn VI tė "Iliadės" poeti flet pėr rrėmbimin e Helenės nga Paridi. Nė kėngėn V ku tregohen bėmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku njė shkėmb tė madh hata, dy burra qė jetojnė sot prej vendit s'mund ta luajnė". Kjo dhe tė tjera tregojnė se Homeri flet pėr kohė dhe ngjarje tė hershme, tė kėnduara para tij, nga aedė dhe rapsodė, emrat historike tė tė cilėve kanė humbur nė mjegullat e kohėve dhe shpesh janė veshur me petkun e fantazisė dhe tė legjendės me kėngėt e tij magjepse kafshėt e egra, ujėrat i bėnte tė ndalonin rrjedhėn e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Nė gurrėn e pasur tė kėngėve tė lashta tė krijuara nė shekuj, njomi buzėt e saj muza e poetit, qė me "Iliadėn" dhe "Odisenė" i ngriti pėrmendore jo vetėm heroizmit, por edhe bukurisė sė artit popullor, qė humbi nė errėsirėn e shekujve dhe u ringjall nė kėto dy poema. 
    Nuk ka asnjė dyshim se pėrpara Homerit ka gjalluar njė letėrsi e pasur gojore, me kėngė e himne tė ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bėmave tė tyre. Pėr kėtė flasin dy poemat e mėdha, vlerat e larta artistike tė tė cilave dėshmojnė qartė se ato janė jo fillimi, por mbarimi i pėrkryer i njė proēesi tė gjatė letrar, Pėrpunimin pėrfundimtar tė "Iliadės" dhe "Odisesė" nė gjendjen qė i njohim sot, shumica e studiuesve e ēojnė nė shekujt VIII-VII. Pėr Homerin ka mendime tė ndryshme si: 
    I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
    Njė nga autorėt e mundshėm midis shumė tė tjerėve qė kanė vėnė dorė mbi to;
    Njeri qė nuk ka ekzistuar, por qė ky emėr ka mbetur simbol i poezisė epike etj. etj.
    Tė gjitha kėto kanė krijuar atė qė quhet ēėshtje homerike qė nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri nė ditėt tona. 
    Homeri i ngjan njė mali tė lartė, maja e tė cilit vazhdon tė jetė e mbushur me mjerull. Vendi ku janė krijuar poemat homerike ėshtė Joma; gjuha e tyre ėshtė dialekti jonian i 
    pėrzier me elemente tė dialektit eolian dhe mė pak tė dialekteve tė tjerė.
    Nė "Iliadėn" dhe nė "Odisenė", pėrveē shtresimeve gjuhėsore ka edhe shtresime kohore, 
    qė fillojnė nga periudha para qytetėrimit tė Mikenės dhe mbarojnė afėrsisht nė shekullin IX para erės sė re. Kjo i ka shtyrė shumė studiues tė mendojnė se nė tekstin e poemave janė futur njė numėr i madh shtojcash nga rapsodė tė veēantė, qė kanė dashur tu pėrshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtėrore tė dėgjuesėve tė tyre. Ka shumė tė ngjarė qė rapsoditė ose kėngėt qė kanė pasur nė themel tė tyre ciklin Trojan tė gojėdhėnave popullore tė pėrpunuara nga shumė breza rapsodėsh, tė kenė shėrbyer si bazė pėr hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Homeri Empty Analiza e vepres ILIADA

    Mesazh nga Leriona 29th August 2008, 00:57

    Analize-Subjekti i dy poemave homerike "Iliada" dhe "Odisea" ėshtė nxjerrė nga cikli i legjendave heroike mbi luftėn e Trojės, ndėrmjet grekėve dhe trojanėve. Sipas gojėdhėnės, princi Trojan Paridi rrėmben gruan e mbretit tė Spartės, Menelau, Helenėn e bukur (1). Pėr tu hakmarrė dhe pėr tė larė kėtė dhunė qė iu bė njėrit prej mbretėrve tė saj, u ngrit nė kėmbė tėrė Greqia. Menelau dhe vėllai i tij Agamemnoni, mbret i Mikenės, mblodhen njė ushtri tė madhe nėn komandėn e pėrgjithshme tė Agamemenonit. Pėr dhjetė vjet rresht qėndroi e nuk u dha Troja e rrethuar nga armiqtė. Vetėm me anėn e dredhisė, tė fshehur nė kalin e drunjtė, luftėtarėt grekė mundėn mė nė fund tė futeshin nė qytet. Troja u dogj e u rrėnua nga themelet, kurse Helena iu kthye tė shoqit. 
    Kėto ngjarje nuk pėrmenden nė "Iliadė" jepen skena tė veēanta vetėm Brenda 51 ditėve tė fundit tė luftės sė gjatė dhjetėvjeēare rreth mureve tė Trojės. Nė qendėr tė poemės ėshtė zemėrimi i Akilit, qė ėshtė tėrhequr nga lufta dhe qėndron i veēuar nė shtatoren e tij, sepse Agamemnoni i ka rrėmbyer atij skllaven e bukur Brisedė qė heroi e donte aq shumė. Kjo poemė e gjatė prej 15696 vargjesh, qė nė dy vargjet e para na fut menjėherė nė temė:
    Kėndo, hyjneshė, mėrinė e Akil Pelidit
    Qė shumė hidhrime e hobe akejve u solli…

    Momenti i zemėrimit ėshtė fillimi qė end pėlhurėn e gjerė tė luftimeve tė ashpra ndėrmjet akejve dhe trojanėve dhe qė pėrcakton fatin e tyre. Zeusi i thotė Tetidės, se trojanėt do tė fillojnė sa kohė qė Akili, biri i saj do tė qėndrojė i tėrhequr nga fusha e luftės. Trojanet, tė udhėhequr nga kryetrimi i tyre Hektori, zmbrapsin njėri pas tjetrit sulmet e akejve, tė cilėt gati sa si hedhin nė det dhe su vėnė zjarrin anijeve tė tyre. Por sukseset e trojanėve nė luftė nuk janė kaq tė lehta. Nė kėngėt e tjera tė "Iliadės" tregohen heroizmat e prijėsave akej si Diomedi, Ajaks Telamoni, Menelau, Odiseu etj. Gjithėsesi kjo nuk e ndryshon rrjedhėn e luftimeve. 
    Akili, i shqetėsuar nga epėrsia e trojanėve nė fushėn e luftės, pranon qė miku i tij Patrokili tė njgeshė armėt e tij dhe tė dalė t'u presė hovin trojanėve. Por s'shkon shumė dhe vritet nga Hektori. Akili pikėllohet nga humbja e mikut tė tij mė tė dashur dhe si njė re e zezė lėshohet dhe bėn kėrdinė nė njėsitė trojane. Ata qė i shpėtojnė dorės sė tij gjakatare, mbyllen Brenda mureve tė kalasė. Vetėm Hektori mbetet tani pėrballė Akilit. 
    Njerėz e perėndi janė ngritur peshė e shikojnė teatrin e dylutimit qė pėrfundon mė nė fund me vrasjen e Hektorit. Por ende Akili s'e ka shuar etjen e hakmarrjes, prandaj trupin e Hektorit tė vrarė e lidh pas qerres sė tij dhe e heq zvarrė egėrsisht nėpėr pluhur e baltė. Duke u shkaktuar kėshtu njė pikėllim tė thellė prindėrve dhe luftėtarėve trojane.
    Pas tėrė kėtyre ngjarjeve plot mizori e gjak, njė notė thellėsisht njerėzore do tė pėrshkorjė tani kėngėn e XXIV, qė i jep fund "Iliadės". Mbreti plak i Trojės, Pirami, vjen nė shtatoren e Akilit dhe i lutet ti kthejė trupin e tė birit. Akili preket nga lutjet e thekshme tė plakut fatkeq, qė qėndron i gjunjėzuar nė kėmbėt e tij. E merr pėrdore, e ngre, dhe tė dy sė bashku qajnė pėr fatkeqėsinė qė iu bien njerėzve mbi krye nga zotat e pamėshirshėm.
    Luftėn e pėrgjakshme qė bėnė grekėt pėr tė plackitur Trojėn aty nga fundi i shek. XII, fantasia e poetit e ka shndėrruar nė njė luftė pėr tu hakmarrė e pėr tė vėnė nė vend nderin e tyre tė cėnuar nga Paridi qė rrėmbeu Helenėn. U krijua kėshtu njė dramė epike, e thurrur nė vargje, qė ėshtė dramė e fuqishme njerėzore, plot pasione; dashuri dhe urrejtje, gėzime e hidhėrime, humbje e fitore.
    Te Homeri cdo gjė kthehet nė poezi, edhe kur ai u kėndon luftimeve tė pėrgjakshme, edhe kur i kėndon ndarjes sė dhimbshme tė Hektorit nga e shoqja dhe i biri, kur vajton heronjtė e rėnė nė luftė ose kur pėrshkruan agimin me gishta trėndafili, natyrėn e bukur ku poeti sheh madhėshtinė e mistershme tė gjithėsisė. Nuk ėshtė mė Zeusi zot i saj, por poeti, vėshtrimit tė tė cilit nuk i shpėton asgjė, as hyjnitė nė qiell, as njerėzit nė tokė.
    Homeri ėshtė poeti mė i madh dhe i pari qė thurri njė tragjedi, - ka thėnė filozofi i lashtė grek Platoni.
    Poemat homerike janė ndėrtuar me mjeshtėri tė rrallė nga pikėpamja e thurrjes sė ngjarjeve. Kompozicioni nė "Iliadė" ėshtė i thjeshtė. Filli i tregimit ecėn pėrpara dhe drejt. Ku mė i shpejtė dhe ku mė i ngadalėsuar nga episode tė dorės sė dytė, qė lidhen me episodin kryesor, me mėrinė e Akilit. Kjo veēori e shtjellimit tė ngjarjeve, qė nė stilistikė quhet vonesė, ėshtė karakteristikė e mėnyrės epike tė tė treguarit.
    "Iliada" ėshtė mė e thjeshtė, ka me pak vonsa ose digresione se sa "Odisea". Kompozicioni i secilės poemė kushtėzohet nga pėrmbajtja e saj. "Odisea" ka njė thurrje mė interesante e mė tė koklavitur. Kėtu veprimi fillon nga mesi, kurse pėr ngjarjet e mėparėshme njihemi nga tregimi i vetė Odiseut te mbreti Alkino i Feakėve.
    Por talenti i madh i poetit duket, sidomos nė krijimin e karaktereve, tė cilėt janė sa tė shumtė, aq edhe tė ndyrshėm nga njėri-tjetri.
    Karakteret e personazheve qė dalin mė nė pah nė "Iliadė", janė tė fuqishėm e si tė derdhur nė Bronx. Mbi tė gjithė heronjtė, ngrihet si njė piramidė e lartė dhe shquhet nga tė tjerėt pėr guxim dhe heroizėm, Akili. Edhe pse vdekja i qėndron vazhdimisht mbi krye ai nuk tutet, por lėshohet me vėrtik si njė shqiponjė dhe e mbyt nė gjak fushėn e pėrleshjes. Akili ėshtė ideali i epokės homerike.
    Ky hero. Kaq i rreptė dhe gjakatar nė luftė ka njė zemėr tė ndjeshme e bujare. Ai qan si fėmjė kur shikon nė kėmbėt e tij plakun Priam qė i lutet ti kthejė trupin e tė birit.
    Midis luftėtarėve trojanė, Hektori ėshtė heroi qė i pėrgjigjet mė tepėr Akilit pėr nga guximi e trimėria. Ai u prin trojanėve dhe hidhet aty ku rreziku ėshtė mė i madh, i frymėzuar nga dashuria e pakufishme pėr atdheun. Si figurØr letrare, Hektori ėshtė mė i plotė se Akili, ėshtė personazhi me simpatik e mė i dashur i "Iliadės". Nė ndryshim nga Akili, Hektori ėshtė treguar nė rrethana tė ndryshme, nė tė cilat ai zbulon virtytet e tij tė larta. Ai ėshtė jo vetėm trimi mė i ēartur ndėrmjet tė gjithė luftėtarėve trojanė, por edhe i matur, i pėrmbajtur e tepėr njerėzor; baba i dhembshur dhe bashkėshort besnik e i dashur, mik i ēiltėr pėr shokėt e fort i ndjeshėm ndaj halleve dhe fatkeqėsive tė tė tjerėve, Nė vajtimet e saj mbi trupin e heroit tė vrarė nga dora mizore e Akilit, Helena shpreh ndjenjat mė tė bukura pėr tė, dhe disa nga tiparet e tij si urtėsinė e maturinė. Pėrkundrazi kur ndonjėri nga kunetėrit, ose kunatat << … o e nderuara vjehėrr/ mua mė pėrbuztė ndėr kėto saraje/ … ti urtė e butė njerzishėm i qortoje…>>
    Mbreti i Argosit dhe i Mikenės, Agamemnoni ėshtė tipi i sundimtarit kryeneē dhe despot, por edhe trim, si Menelau, Diomendi, Ajaksi e shumė luftėtarė tė tjerė akej…
    Paridi shkaktari i luftės sė Trojės, ėshtė njė djalosh i bukur mendjelehtė, "mashtrues grash", siē e quan i vėllai, Hektori. Ai ėshtė qitės i shquar me shigjetė, herė i guximshėm e herė frikacak. 
    Njė vend tė veēantė zėnė nė poemė figurat e grave, e sidomos Helena. Nė vizatimin e saj, Homeri ėshtė treguar artist i madh dhe njohės i thellė i shpirtit njerėzor.
    Helena ėshtė nė poemė simbol i bukurisė sė pėrsosur hyjnore. Dikur e rrėmbyer nga pasioni i dashurisė, tani e ndien veten fajtore ndaj dhe pėrjeton njė dramė tė rėndė nė ndėrgjegjjen e saj. Nė njė bisedė me tė vjehrrin, plakun Priam, ajo i shpreh me dhembje pendimin qė e bren.
    Pėrveē kėsaj , ajo e ndien se Paridi, pėr tė cilin sakrifikoi cdo gjė dhe i pėrgjigjej idealit tė saj, tregohet frikacak pėrballė Menelaut dhe Helena nis ta neveritė, por e plotfuqishmja Afėrditė, hyjneshė e dashurisė, e hedh pėrsėri nė krahėt e tij.
    Homeri nuk na e pėrshkruan drejtėpėrsėrdrejti bukurinė e Helenės, por na e jep vetėm efektin qė shkakton ajo nė shpirtin e atij qė e sheh. Pleqtė trojanė, qė rrinė dhe kundrojnė nga bedenat e kalasė sė Trojės, kur panė Helenėn qė po vinte s'larku/ sa shpejt nėn zė mes tyre zun' tė thoshin:/ Nuk duhen sharė, pėr besė trojanė e akej,/ qė pėr kėtė grua hoqėn aq mundime/ vite me radhė; me tė vėrtetė pėrqaset/ pėr bukuri me zonjat perėndesha.
    Ndryshe nga Helena, Andromaka, gruaja e Hektorit, ėshtė mishėrim i besnikėrisė bashkėshortore. Nga faqet mė tė bukura e mė prekėse tė "Iliadės", ku tregohen virtytet e saj tė larta morale si grua, nėnė, bijė, janė skenat e ndarjes nga i shoqi, Hektori, dhe vajtimi plot dhembje e gjėmė mbi trupin e tij tė vrarė.
    Nė galerinė e figurave tė personazheve ka edhe shumė tė tjerė qė kanė rolin e tyre e tė gjithė sė bashku plotėsojnė tablonė e gjerė tė dramės sė madhe qė luhet rreth mureve tė Trojės.
    Njė vend mė vete zėnė figurat e hyjnive, tė cilat janė ndarė edhe ata nė dy kampe. Ata lėvizin nga qielli nė tokė dhe kryejnė veprime ēudibėrėse. Por forcė lėvizėse e ngjarjeve janė luftėtarėt, tė cilėt me heroizimin e sakrificat e tyre pėrcaktojnė fatin e luftės. Mbi tė gjithė hyjnitė e Olimpit qėndron Zeusi i plotfuqishėm. Ashtu si njerėzit edhe ata kanė sėrėn e tyre, disa qėndrojnė mė lart, disa me ulėt, Zeusin e nderojnė edhe e kanė frikė edhe njerėz edhe hyjni. Poeti, fuqinė e Zeusit e ka dhėnė me vargje shumė tė bukura.
    Ai… vėrenjti tė zezat vetulla, e nė kokė tė pavdekshme leshrat hyjnore si dallgė iu lėkundėn, tė madhit mbret; sa u drodh i tėrė Olimipi.
    Homeri nė poezinė e tij ka mundur tė gėrshetojė botėn fantastike tė hyjnive me botėn reale njerzore, tė mbinatyrėshmen me tė natyrshmen. Cdo gjė nė poemat homerike tingėllon e besueshme. Dhe kjo i bėn ato vepra tė njė bukurie tė rrallė dhe tė njė arti tė fuqishėm realist. 
    Tė njohura, sidomos nė "Iliadė", janė similituadat dhe krahahsimet, tė cilat pėr nga bukuria dhe forca e tyre, ėshtė bėrė zakon tė quhen "krahasime homerike". Stili epik i "Iliadės" pėrmes tė cilit heronjtė, madje dhe sendet duhet tė bėhen sa mė tė afėrta e nė tė njėjtėn kohė sa mė monumentale, kėrkon pėrdorimin e epiteteve tė shumtė. Kėshtu Akili cilėsohet hyjnori, kėmbėshpejti, Atena sykaltra, Odise mendtaku, Menela zemėradhi, Hektor lavdimadhi, i ndritėshmi, Paridi mashtrues grash, Helenė krahėbardha. Herė mendjezeza, Prijam gojėmbli, Ares gjakatari; Eos (Agimi) gishtatrėndafili etj.
    Pėr Zeusin, qė ka nė duart e tij pushtetin mbi njerezit e perėndisė ka shumė epitete si shungullues, rrufehedhės, stuhishpėrthyes; mizor, etj.


      Ora ėshtė 27th April 2024, 01:05