KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Kulture

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Kulture

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 15:13

    Restaurohen 111 veshje tė Adem Jasharit qė ndodheshin nė TiranėTIRANE- Puna pėr restaurimin e veshjeve tė Adem Jasharit dhe familjes sė tij ėshtė drejt pėrfundimit. Njėqind e njėmbėdhjetė veshje janė restauruar deri mė tani nė nė Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisė nė Tiranė. Janė gjithsej 123 objekte tekstili qė i pėrkasin familjes sė heroit tė Kosovės. Objektet janė gjetur nė familjen Jashari nė Prekaz pas luftės. Nė fund tė prillit tė vitit tė shkuar ato u sollėn nė laborator pėr t'u pastruar e restauruar. Atėherė i ngjanin njė grumbulli rreckash tė dėmtuara, ku dalloheshin ende shenjat e djegjeve, tė pėrlyerjes me baltė, por edhe tė luftės. "Momentalisht po pėrfundojmė 5 veshje tė tjera; pantallona, xhaketė etj, ndėrkohė qė kanė mbetur edhe 7 rroba, tė cilat mendohet tė pėrfundojnė restaurimin nė muajin shtator", shprehet Frederik Stamati, shef i laboratorit tė Konservimit. Triko grash, mėngė rrobash, kėmisha burrash, triko e kėmishė fėmijėsh, ēorape burrash e grash, por edhe pjesė tė djegura perdesh apo jorganėsh qė janė pėrdorur nga familja Jashari gjendeshin mes tekstileve qė mbėrritėn nė Tiranė. Pėr mė shumė se njė vit ėshtė punuar pėr pastrimin dhe restaurimin e tyre, disa prej tė cilave kanė qenė mjaft tė dėmtuara. "Nė Kosovė janė mbledhur rreth 240 objekte tekstili, prej tė cilave gjysma nė fund tė prillit u sollėn nė Tiranė pėr t'u restauruar. Tekstilet ishin tė kalbura pasi pėr njėfarė kohe ngelėn nė baltė e shi, disa tė djegura, e tė tjera si kėpucė e ēizme prej lėkure ishin tė deformuara", tregon Stamati. Kėto objekte kanė mbėrritur nė Tiranė nė bazė tė njė marrėveshje me drejtorin e fondacionit "Adem Jashari", Shaban Hoxha. Nė Kosovė nuk ka njė laborator tė specializuar pėr tė bėrė ndėrhyrje tė tilla. Ndėrsa njė pakicė objektesh, rreth 50, qė nuk janė tė dėmtuara kanė mbetur pėr t'u trajtuar atje. Shumica e veshjeve ende nuk janė identifikuar se cilit nga prej pjesėtarėve tė familjes i ka pėrkitur. Megjithatė nė pėrfundim tė procesit tė restaurimit, koleksioni i veshjeve do tė dėrgohet nė Prishtinė, nė fondacionin "Adem Jasharin", pėr t'u ekspozuar nė shtėpinė muze tė Prekazit.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Festivali i Venecias nderon stilistin Valentino

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 15:14

    • Festivali i filmit ne Venecia ka nderuar stilisin e madh Italian Valentino ne pallatin e Operas “La Fenice”, duke shfaqur nje film dokumentar per jeten e legjendarit te modes. Filmi dokumentar ndjek hap pas hapi Valentinon nga qershori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2007. 

    VENECIA-Festivali i filmit ne Venecia ka nderuar stilisin e madh Italian Valentino ne pallatin e Operas “La Fenice”, duke shfaqur nje film dokumentar per jeten e legjendarit te modes. Mes te ftuarve ne premiere ishin super modele si Eva Hercigova apo aktorja Elisabeth Hurley. “Valentino, perandori i fundit”, hedh nje veshtrim ne shtepine e modes qe ai themeloi ne fillim te viteve ’60, duke u shnderruar ne nje nga emrat me te spikatur ne bote per stilin e tij. 

    Filmi dokumentar ndjek hap pas hapi Valentinon nga qershori i vitit 2005 deri ne korrik te vitit 2007. 
    Ai shprehet se nje nga momentet me emocionale per te ishte kur diva e hollivudit Xhulia Roberts, veshi fustanin tij ne mbremjen e ndarjes se cmimeve Oskar pasi fitoi statujen e arte per filmin Erin Brokovic. 
    Valentino lindi ne vitin 1932, ne veri te Italise dhe u be i njohur ne mbare boten, fale stilit te tij teper klasik dhe te pakopjueshem duke veshur emra te tille si Audri Hepbern dhe Elisabeth Tejlor.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Michael Jackson muzikė Pop me poezitė e Robert Bur

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 15:15

    Ylli i muzikes Pop, i cili kete muaj mbush 50 vjeē, Michael Jackson, po realizon nje album te muzikes Pop me poezite me te mira te Robert Burns. Lajmi u be i ditur nga bashkepunetori i Jackson, David Gest, sipas te cilit albumi po realizohet ne studion e mbretit te muzikes Pop ne Kaliforni, nderkohe qe ne kete permbledhje jane ftuar edhe yje te tjere te muzikes per te shoqeruar Jackson. “Ata po i japin jete lirikave te nje prej emrave me te medhenj te poezise ne bote, Robert Burns”, tha Gest. Sipas David Gest, Michael Jackson eshte i dashuruar me poezite e Burns dhe se nuk ka kursyer asgje per te realizuar nje kryeveper. 
    Robert Burns vdiq ne vitin 1796 por poezite e tij vazhdojne te konsiderohen si me te ndjerat. Nje prej poezive qe tashme eshte kthyer ne kenge eshte edhe e famshmja, “Red Red Rose”. Pritet qe albumi te nxirret ne tregun boteror sapo te perfundoje plotesisht.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Pango harron Nėnė Terezėn dhe Migjenin

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 15:16

    Asnjė ceremoni pėrkujtimore nuk ėshtė organizuar nė Tiranė pėr 98- vjetorin e lindjes sė bamirėses shqiptare Nėnė Tereza. Nė 70-vjetorin e vdekjes, Migjeni nuk kujtohet as nė qytetin e lindjes, nė Shkodėr. 


    TIRANE- Me gjak jam shqiptare... por i pėrkas gjithė botės", ka shkruar Nėnė Tereza. Kjo i pėrkėdhel krenarinė ēdo shqiptari. Po ashtu edhe tė deleguarve tė institucioneve tona shtetėrore nėpėr botė. Njė misionare e paqes, e cila nderohet nga tė gjithė popujt. Por duket se kjo ndodh sapo kalojnė kufijtė e u duhet njė figurė pėr pėrfaqėsim. Brenda vendit, i kap harresa. Dje ėshtė shėnuar 98-vjetori i saj i lindjes. Tirana ka qenė plotėsisht nė heshtje. Dikush edhe e ka thėnė njė lutje pėr shpirtin e saj, ndėrsa institucionalisht asgjė. Nga Ministria e Kulturės nuk pati asnjė lajmėrim pėr ndonjė aktivitet. Madje nuk ka as ndonjė njoftim modest pėr kėtė pėrvjetor. Sigurisht qė me shpirtin e madh, Nėnė Tereza do tė na e kishte falur kėtė harresė. Do tė kishte bėrė njė lutje edhe pėr Shqipėrinė dhe "mėkatarėt" e saj. Ndėrsa pėrmes internetit, vijnė lajmet nga India. Nė Kalkuta, aty ku bamirėsja konsideronte shtėpinė e saj, janė mbajtur qė nė mėngjes ceremoni nė kujtim tė murgeshės. Kanė qenė motrat e Misionit Humanitar, qė janė mbledhur rreth varrit tė Nėnė Terezės pėr 98-vjetorin e saj tė lindjes. Me lule, ato kanė shkruar "Happy Birthday Mother" mbi varrin e saj. Njėkohėsisht nė mėngjes, nga murgeshat e Urdhrit qė ndėrtoi Nėnė Tereza dhe besimtarė tė tjerė, ėshtė mbajtur njė seancė speciale lutjesh. "Ne u lutėm pėr paqen e Nėnė Terezės dhe falėnderuam Zotin qė na dėrgoi atė si shpėtimtare", - ka thėnė Motėr Nirmala, drejtuesja e Misionit Humanitar. E lindur mė 26 gusht tė vitit 1910 nė Shkup, Nėnė Tereza do tė njihej nė tė gjithė botėn pėr ndihmėn qė i dha tė varfėrve. Nė qytetin e saj tė lindjes janė organizuar disa aktivitete pėrkujtimore, duke nisur qė nga vizita nė memorialin e saj, pėrurimi i librit "Nėna ime, Nėna Terezė" dhe ndarja e ēmimeve shtetėrore, "Nėnė Tereza". Pėr shqiptarėt, figura e saj ėshtė bėrė vonė e pranishme. Regjimi nuk e ka lejuar. Pas viteve '90-tė filloi tė flitej shumė pėr tė, aq mė tepėr pas vizitės nė Shqipėri. Por siē duket, tek ne ėshtė e theksuar sindroma e harresės kur kėto personazhe nuk janė fizikisht. Ndoshta ministria mund tė justifikohej me faktin se nuk ėshtė njė pėrvjetor i rėndėsishėm, ose me faktin qė tani ėshtė periudhė pushimesh. Ndoshta edhe pse vjet, kjo ministri e kujtoi nė 10- vjetorin e vdekjes me disa ceremoni, tė cilat sigurisht qė u njoftuan shumė mė vonė aktiviteteve qė vinin nga vende tė ndryshme tė botės. Por Nėnė Tereza nuk ėshtė rasti i vetėm. Nėse do tė ngulmonim te pėrvjetorė tė plotė, atėherė do tė ndalonim te Migjeni. Po dje, ėshtė shėnuar 70-vjetori i vdekjes sė "poetit tė mjerimit". 
    Migjeni 
    Millosh Gjergj Nikolla vdiq i vetėm mė 26 gusht tė vitit 1938, nė sanatoriumin e Torre Peliēes nė Itali. Shkroi me fjalė dėshpėrimin e heshtur. Pas 70 vitesh qė nga dita e vdekjes, emri i tij vazhdon tė mbėshtillet me kėtė tis. Nė kėto ditė, pėrmes shkrimeve tė ndryshme, Migjeni ėshtė afruar paksa mes atyre qė "zhyten" nė realitetin e poetit "revolucionar". Si pėr ironi tė fatit, guximi i djaloshit qė u shua nė moshėn 27-vjeēare, do ta linte nė harresė pėr vite me radhė. As pėr tė nuk ka pasur ndonjė aktivitet pėrkujtimor. Jo vetėm nga Ministria e Kulturės, por heshtje ka qenė edhe nė qytetin e tij tė lindjes, nė Shkodėr. Aty ku i gjendet vetėm njė bust i gjymtuar dhe varri qė shumė nga shkodranėt as qė e dinė ku ėshtė. Asnjė aktivitet nuk ėshtė planifikuar nga Bashkia e kėtij qyteti, ku mund tė mendohet se ndjenja e pranisė sė tij ėshtė mė e madhe. Sot personazhet migjeniane do tė kishin njė skamje mė tė madhe, por shpirtėrisht. Ndonėse Ministria e Kulturės nuk e kujtoi nė kėtė pėrvjetor, ministri Pango e ka njė meritė. Emri i Migjenit i ėshtė dhėnė njė prej ēmimeve letrare tė konkursit, qė mė parė ėshtė quajtur "Penda e Artė dhe e Argjendtė". "Pėr tė inkurajuar autorėt e rinj nė fushėn e prozės dhe poezisė, krijohet ēmimi "Migjeni". Ky ēmim do t'u jepet atyre autorėve tė rinj, tė cilėt me krijimtarinė e tyre tė botuar pėrgjatė njė viti, kanė mundur tė pėrcjellin tek lexuesi shqiptar modele dhe njė nivel tė lartė letrar", ishte motivi se pse lindi ky ēmim. 
    Eqerem Ēabej 
    Mė 6 gusht u shėnua 100-vjetori i lindjes sė gjuhėtarit tė njohur Eqerem Ēabej. Edhe kjo ditė u kalua nė heshtje. Nė fakt nga Ministria e Kulturės ky vit, nė nder tė tij ufol pėr njė sėrė aktivitetesh qė do tė organizoheshin me kėtė rast. Nė konferencėn pėr shtyp nuk u dha njė kalendar i programuar, por u premtua se gjatė kohės do tė kishte sesione shkencore dhe tė tjera veprimtari qė do t'i kushtoheshin gjuhėtarit. Nė fakt, pjesa mė e madhe e vitit ka kaluar dhe aktivitete tė rėndėsishme qė u thanė nuk janė parė.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Gjendet i vdekur djali i hip-hopistit, Dr.Dre

    Mesazh nga Leriona 31st August 2008, 15:24

    KALIFORNIA-Djali i producentit tė Hip-Hop-it, DR Dre ka vdekur kėtė fundjavė. Lajmin e konfirmon revsita PEOPLE, sipas tė cilės Andre Young, 20 vjec pa jetė tė shtunėn nga mamaja e tij nė shtėpinė e tyre ne Ėoodland Hills, Kalifornia. 
    ”Dr. Dre po vuan shumė humbjen e tė birit. Respektoni tė paktėn kėsaj radhe privatcinė”, u tha gazetarėve repisti, Lori Earl. 
    Mamaja e tė riut bėri tė ditur pėr policinė se ajo kisthte shkuar tė zgjonte tė birin nė orėn 10:24 minuta, por nuk mundi ndaj thiri menjėherė mjekėt. Ata i konfirmuan se djali kishte vdekur. 
    Mėsohet se Andre Young kishte qėnė jashtė pėr gjatė gjithė natės me miqtė e tij dhe se ėshtė kthyer nė shtėpi nė orėn 5:30 a.m. Tani vetėm njė autopsi do tė vertėtojė shkaqet e vėrteta tė vdekjes sė tij. 

    Dr. Dre, e ka quajtur Andre Young, tė birin duke i vėnė emrin e njė prej hip-hopistėve mė tė njohur nė kėtė profil muzike. 

    Young ishte njė prej 5 fėmijevė tė Dr. Dre. Muzikanti tani ka katėr fėmijė, 3 djemtė Curtis, 26, Marcel, 17, and Truth, 11, si dhe vajzėn Truly, vetėm 7 vjece. 
    (d.b/Balkanweb)
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty “Grekėt shohin vetveten tek emigrantėt shqiptarė”

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 01:08

    • Njė film grek me histori shqiptare, i shfaqur mbrėmjen e sė dielės nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės, garon pėr “Gladiatorin e Artė”. 

    OERD ULQINI

    Njė nacionalist grek pasi del nga burgu endet nėpėr Athinė si njė Uliks i kohėve moderne. Pas ecejakeve tė dėshpėruara dhe pambarim ai gjen ngrohtėsinė falė dashurisė sė njė shqiptareje, e cila ėshtė emigrante nė Greqi. Kjo ėshtė fabula e filmit “Correction”, me tė cilin Greqia paraqitet nė konkurrimin e festivalit ndėrkombėtar veror nė Shqipėri. Nė Greqi premiera e kėtij filmi me protagonistė njė burgaxhi vendas dhe njė refugjate shqiptare ka qenė e zbehtė. “Ata pak njerėz qė e kanė parė e kanė pėlqyer”, thotė regjisori, i njohur grek Thanos Anastopoulos, i cili kėrkon revanshin nė Festivalin e Durrėsit. Ai ka bėrė njė film global me tė cilin prek tema tė mprehta ballkanike. “Ka njė problem me emigrantėt nė Greqi. Vendasve nuk u pėlqen pėrzierja dhe nė ato lagje tė Athinės ku banojnė emigrantėt, grekėt po largohen”, tha Anastopoulos paraditen e djeshme gjatė konferencės pėr shtyp. Sipas tij, nė njė film nuk ka asnjė rėndėsi buxheti. “Unė personalisht nuk besoj tek buxheti i madh apo i vogėl. Pėr mua nuk ka rėndėsi nėse filmi bėhet me kamera dixhitale apo me regjistrime celulari. Ėshtė komunikimi me sytė e publikut ai qė vendos dhe jo paratė apo kamerat”, komentoi regjisori grek, sipas tė cilit filmat janė njė formė komunikimi. “Ato kanė mundėsi tė promovohen. Njė film ėshtė si njė mesazh. Ai i ngjan njė shisheje nė det tė hapur. Ja pse shumica e festivaleve ndodhen pranė detit apo lumit. Filmi udhėton”, shton regjisori, duke treguar mė tej njė tjetėr tė vėrtetė pėr popullin helen. “E vėrteta ėshtė qė grekėt shohin vetveten tek emigrantėt shqiptarė. Kjo i ngjet si njė pasqyrė pėr ta, por grekėt kanė vėshtirėsi tė madhe nė pranimin e kėtij imazhi. Filmi flet pėr idenė e identitetit. Ai ka tė bėjė me faktin qė tė pranojmė disa gjėra qė mė parė nuk i pranonim”, u shpreh Anastopoulos. Ndėrkohė regjisori kėrkon publikimin e filmit tė tij nė Shqipėri. “Dua qė filmi im tė shihet kėtu”, tha ai, duke shtuar se pret telefonatėn e ndonjė rrjeti kinemash apo televizioni pėr tė marrė tė drejtėn e transmetimit. 
    * * *
    Por Festivali i Durrėsit zbulon pėrmes konferencave tė shtypit vlerėsimet e kritikėve tė njohur botėrorė nė fushėn e kinemasė. Marian Tutui nga Rumania shpreh vlerėsimin pėr garėn spektakolare tė filmave qė po zhvillohet. Ai njėkohėsisht deklaron se “filmi shqiptar po konkurron denjėsisht dhe si i barabartė me prodhimet e huaja kinematografike”. “Jam i interesuar nė filmin ballkanik. Eshtė hera e dytė qė vij nė Shqipėri. Kam ardhur mė parė nė vitin 1999. Shpresoj qė mes 16 filmave tė pėrzgjedhim mė tė mirėt. Nuk ėshtė e thjeshtė tė organizosh njė festival filmi”, tha nė konferencėn pėr shtyp Tutui. Sipas tij, filmi ka emocion nė sallė kinemaje dhe jo nė DVD, apo videoregjistratorė. “Presioni ideologjik pati ndikim negativ nė kinematografinė tuaj. Pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria ka pasur tė njėjtin problem si Rumania, mungesėn e parave tė eksperiencės etj. Disa filma tė mirė shqiptarė janė “Tirana viti zero” dhe “Slogans”, e cila ėshtė njė komedi. Tė qeshėsh ėshtė mėnyra e tė thėnit “lamtumirė” diēkaje tė keqe qė ke lėnė prapa, ndaj dhe “Slogans” ėshtė i arrirė”, ėshtė shprehur ndėrkaq kritiku rumun. 
    * * *
    Durrėsi ėshtė shndėrruar kėto ditė nė kryeqendrėn mesdhetare tė kinemasė. Nė ditėt nė vijim priten konkurrimet e filmave nga Turqia, Italia, Iraku, Shqipėria dhe Norvegjia. E dje nė mbrėmje nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” ėshtė shfaqur filmi italo-francez “Life Sentence” me regji tė Davide Barletit. Filmi flet pėr pėrpjekjet e njė grupi mafioz tė ri, tė cilėt pėrpiqen tė vendosen nė njė zonė tė varfėr dhe tė fshehtė tė Italisė, mund tė mos zgjasin pėr shumė vite, por kėto kohė tė tmerrshme gjakderdhjeje, vrasjesh, kaosi shkaktojnė shumė tė vdekur dhe dhimbje. Ky grup kriminelėsh nė Salerno tė viteve 1980 do tė bashkohet edhe me njė njeri tė shtresės mesatare tė shoqėrisė, ku do tė fundosen nė ferrin e heroinės, bixhozit dhe krimit tė organizuar. E krahas tij ėshtė shfaqur edhe filmi shqiptar me regji tė Besnik Bishės “Mao ce Dun”. Festivali do tė mbyllet mė 31 gusht. Deri atėherė askush nuk e di se cilit shtet do t’i shkojė statuja e “Gladiatorit tė artė”, pasi gara mes filmave dhuron emocione tė mėdha. Nė tė tilla raste parashikimi pėr fituesin mbetet njė bast i vėshtirė. 

    “Koha e kometės”

    Kritikėt shikojnė si njė ndėr pretendentėt pėr ēmimin e madh tė Festivalit Ndėrkombėtar Veror tė Filmit, bashkėprodhimin shqiptaro-gjerman “Koha e kometės”, njė variacion mbi novelėn e Ismail Kadaresė “Viti i mbrapsht”. Nė njė nga rolet kryesore ishte Blerim Destani, i cili ndihet i gėzuar qė premiera e filmit pati njė sukses tė jashtėzakonshėm nė ditėn e parė tė festivalit, ashtu si 8 muaj mė parė nė premierėn e Berlinit, kur u prit shumė ngrohtė nga kritika e huaj. Ai ka besim se “Koha e kometės” do tė jetė mė i vlerėsuari nė kėtė event artistik, duke u shprehur se ėshtė filmi mė i kompletuar i kėsaj gare. Ne do ta fitojmė ēmimin e madh”, thotė Blerim Destani. Ngjarjet e filmit zhvillohen nė vitin 1914, kur Shqipėria drejtohej nga Princ Vidi. Njė histori lufte, por edhe bashkėjetese fetare.


    “Mirush” 
    Njė nga filmat qė pritet tė shfaqet sot nė teatrin “Aleksandėr Moisiu” nė Durrės ėshtė edhe filmi norvegjez, me titull “Mirush”. Ėshtė njė film mė histori shqiptare, dhe flet pėr Mirushin, njė djalė nga Kosova, i cili largohet drejt Norvegjisė, me shpresėn pėr tė gjetur tė atin, qė braktisi familjen e tij shumė i ri. I ati, menaxhon njė restorant nė Oslo, por gjithashtu i ka njė borxh tė madh mafies shqiptare. Mirushi fillon tė punojė nė restorantin e babait tė tij, por pa i treguar qė ėshtė djali i tij. Gjatė kohės ata njihen me njėri-tjetrin, por Mirushi nuk e pėrballon dot atė ēka zbulon pėr tė atin. Ai ėshtė i detyruar tė bėjė njė zgjedhje me pasoja pėr tė dy. Filmi ėshtė realizuar nė 35 mm nga regjisori Marius Holst dhe zgjat 100 minuta.
    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Kulture Empty Kanuni i Yamamotos, ngrihen debate mbi studimin

    Mesazh nga Leriona 2nd September 2008, 01:10

    • Plot njė vit mė parė, albanologu i njohur japonez Kazuhiko Yamamoto ndodhej nė Shqipėri, pėr tė promovuar veprėn e tij mė tė fundit, botuar nė anglisht dhe shqip "Struktura etike e Kanunit Shqiptar". 

    Dje, nė njė nga sallat e konferencave tė Hotel Tirana International, studiues tė ndryshėm, albanologė, gjuhėtarė e njohės tė mirė tė artit dhe historisė, u mblodhėn pėr tė diskutuar pėr veprėn dhe krijimtarinė e Yamamotos. Pėr studimin e tij, pėr tė cilin albanologu japonez ėshtė bazuar nė mbi 50 referenca. Nė tė ka pėrfshirė katėr ese, nė tė cilat trajton tiparet thelbėsore tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, tė sė drejtės zakonore, tė konceptit tė nderit, tė konceptit tė mikut, tė hakmarrjes, etj. Por gjithmonė duke i argumentuar kėto dhe duke i polemizuar me teorinė e Hobsit, Rusoit, Niēes.... kur e pyet se kush ėshtė Kanuni i Lekė Dukagjinit pėr tė, Yamamoto shton: Eshtė njė ligj qė aplikohet nė vende ku mungon fuqia e shtetit. "Gjatė periudhės sė Perandorisė Otomane, edhe pse ishte vend i pushtuar disa zona kishin autonomi. Pra, nė kėto vende ku njerėzit nuk janė direkt nė pushtetin e centralizuar qendror, mund tė thuhet se shoqėria ėshtė deri diku e organizuar nė bazė tė shoqėrisė fisnore", shprehet Yamamoto. Nė takimin e djeshėm u fol se vlerat e librit janė tė shumta, struktura etike e Kanunit dhe nėnkuptimet e saj kulturore kanė pėrmbajtje, parathėnie, parafjalė. Madje, nė parathėnie tė veprės autori shkruan se ideja pėr t'u marrė me kanunin shqiptar i lindi nga romani i Ismail Kadaresė, "Prilli i thyer" qė bleu rastėsisht te njė librashitės nė Nju Jork nė vitin 1990. Kanuni sipas atyre qė e kanė lexuar veprėn plotėson njė zbrazėti pėr njohjen e tij, madje edhe e krahasojnė me konceptet etike tė shkrimtarit japonez Jukio Mishima. "Vepra e Kazuhikos pėr ngjashmėritė e strukturės etike homerike me atė tė kanunit shqiptar, bart vlera tė mėdha, sepse paraqitet kultura e popullit shqiptar si njė kulturė "primues inter pares" (i pari ndėr tė barabartė). ", shprehet Prof. Dr. Mehmet Elezi. E ndėrkaq, njė tjetėr argument, pėr studimin e Yamamotos, vjen nga Nebi Bardhoshi, studiues pranė Institutit tė Antropologjisė Kulturore dhe Studimit tė Arteve nė Tiranė. Sipas Bardhoshit, pavarėsisht studimit, autori japonez nuk na jep njė tezė se, pse pikėrisht te shqiptarėt qenka ruajtur kjo strukturė, duke e nėnkuptuar kėtė strukturė tė pandryshueshme qė nga zanafilla. Ndėrkohė, qė ne kemi tė dhėna historike pėr ndryshime tė vrullshme nė demografinė e Ballkanit dhe territorit tonė, tė sistemeve politike edhe nė malėsitė mė tė izoluara, etj". "Te puna e Yamamotos bie nė sy njė lidhje qė bėn mes religjionit dhe etikės dhe menjėherė lind pyetje: Kush lindi mė parė? Po nėse ishte nevoja dhe pėrvoja pse duhet qė mė parė kjo tė krijojė perėndi dhe mė vonė kjo tė pėrdoret si bazė legjitimuese. Kjo ēėshtje mendoj se kėrkon njė trajtesė mė tė gjerė", shprehet Bardhoshi, sipas tė cilit po aq autori i kushton njė vėmendje tė veēantė rendit social vėmė re se barazia dhe shkaku a shkaqet e saj dhe pasojat qė vinė prej saj nė gjithė strukturėn e vlerave, strukturės etike, morale, religjioze dhe juridike janė cekur shumė pak.

     

    Sponsored content


    Kulture Empty Re: Kulture

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 26th April 2024, 20:19