KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Eddie, programi qe deshiron te mendoje si nje femije.

    Bonney
    Bonney
    Admin
    Admin


    Male
    Numri i postimeve : 336
    Age : 35
    Vendbanimi : Repuplic of Kosova
    Profesioni : Student
    Points : 3858
    Registration date : 25/02/2008

    Cuditshem Eddie, programi qe deshiron te mendoje si nje femije.

    Mesazh nga Bonney 25th September 2008, 23:48

    Edi (Eddie) eshte nje program i cili, sipas autoreve, eshte ne gjendje te “mendoje” ne menyre njerezore. “Qellimi yne eshte te ndertojme agjente arificiale te cilet do te jene me interesante se sistemet qe ekzistojne sot, pasi do te jene ne gjendje te mendojne duke marre parasysh gjendjet mendore te personazhave te te cileve duan te kopjojne” - shpjegon Selmer Bringsjord, i institutit politeknik te Renselaer (SHBA).

    Edhe pse ideja per ta bere te mendoje nje program si nje qenie njerezore mund te duket e veshtire, gati e pamundur, kerkuesit e ketij instituti jane duke punuar mbi projektin Rascals (Rensselaer Advanced Synthetic Character Architecture for « Living » Systems) dhe mendojne se kane arritur nje etape te rendesishme. Per ta vertetuar kete, keta kerkues kane instaluer krijesen e tyre virtuale te quajtur Edi (Eddie), ne Second Life i kane dhene formen e nje roboti, dhe kane arritur te provojne se si programi eshte ne gjendje te kaloje proven e idese se gabuar, qe arrin te genjeje nje femije 3-4 vjec (shiko videon e eksperimentit).
    Prova
    Ne kete prove nje femije ndodhet ne nje dhome me 2 persona, le te themi zoti A dhe zonja B. Zoti A fsheh nje pellush ose dicka tjeter ne dollap dhe me pas del nga dhoma. Nderkohe qe ai eshte jashte Zonja B nderron vendin e pellushit duke e futur ne nje sirtar. Pasi zoti A kthehet ne dhome, pyesim femijen ku mendon se zoti A do ta kerkoje pellushin. Femija ne kete rast tregon sirtarin. Faktikisht per te fakti qe e di ku ndodhet pellushi do te thote se te gjithe e dine, edhe zoti A qe e kish vendosur pellushin ne dollap. E thene ndryshe ai nuk eshte ne gjendje te imagjinoje se si nje person tjeter mund te mendoje ndryshe nga ai. Keshtu per shembull nje femije 3 vjec nuk do te tentoje te ngushelloje nje persone te trishtuar ne qofte se vete femija nuk eshte i trishtuar. Vetem ne moshen 4-5 vjet ai do te filloje te kuptoje se te tjeret nuk mendojne si ai, dhe ne kete rast ai do te tregoje sirtarin ne eksperimentin e mesiperm.


    Ne videon qe shfaqet ne sitin e laboratorit, Edi arrin te kaloje nje test te ngjashem, pra ai ka nje arsyetim te perafert me ate te nje femije 4-5 vjec. Normalisht ekzistojne mjaft gjera te tjera qe nje femije mund te beje dhe Edi (Eddie) akoma jo, megjithate rezultati duket premtues. Per kerkuesit, perdorimet e ketyre arritjeve do te jene te gjera, duke filluar nga sektori i lojerave elektronike deri te fusha ushtarake. Me sa duket edhe organizma te tjere besojne ne ky projekt duke qene se financohet nga IBM-ja, forcat ajrore amerikane (US Air Force), dhe e famshmja Darpa (nje organizem qe financon kerkimeti drejtuar nga ministria e mbrojtjes se SHBA).

      Ora ėshtė 27th April 2024, 05:32