KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !


Join the forum, it's quick and easy

KOPRIVA FORUM

Mos e huq Rastin !

Gjeje kėnaqėsinė e vėrtetė.

Regjistruhu tani !

KOPRIVA FORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Pėrdore Mozilla Firefox-in pėr njė shfletim mė kualitative

    Ibra-Mourinho, “celesi” i suksesit zikalter

    Leriona
    Leriona
    V.I.P.
    V.I.P.


    Female
    Numri i postimeve : 474
    Age : 35
    Vendbanimi : Prizren
    Profesioni : Studente
    Points : 14
    Registration date : 21/08/2008

    Ibra-Mourinho, “celesi” i suksesit zikalter Empty Ibra-Mourinho, “celesi” i suksesit zikalter

    Mesazh nga Leriona 18th September 2008, 00:52

    Shtatelarti suedez thekson se ndihet mire me trajnerin Mourinho, ndersa portugezi shton se ai eshte nje djale fantastik. 


    Gjuetia e Interit ne ndjekje te trofeut te Champions League duket se ka nisur me kembe te mbare per skuadren e Mourinho-s pas fitores ne fushen e Panathinaikos 2-0. “Gjeniu”, Ibrahimovic, i cili dha asistet e te dy golave, beson se ky eshte viti i revolucionit ziklater, fale edhe ndihmes se dhene nga tekniku luzitan. 

    “Ky eshte momenti i duhur per te ndryshuar historine”, pohon shtatelarti suedez, i cili u pa krejtesisht i transformuar, pasi loja e tij ishte vene ne sherbim te skuadres. Nje merite te madhe per altruizmin e treguar, padyshim qe ka tekniku Mourinho. 

    “Jam mire dhe ne fushe mund te bej gjithcka. Gjuri nuk me dhemb me dhe arrij te bej cfare te dua”, thekson sulmuesi, duke shtuar se gjuha e teknikut eshte mese e kuptueshme per te. 


    Nga ana tjeter, shefi karizmatik i stolit zikalter kundershton zerat, duke thene se Ibra nuk eshte nje lojtar me ego te veshtire. “Gjeta nje djale fantastik qe punon per skuadren dhe eshte i disponueshem per te bere nje pune te mrekullueshme. Nese vazhdon keshtu, nuk ka nevoje te shenoje per te qene nje lojtar i madh”, thekson luzitani. 

      Ora ėshtė 26th April 2024, 14:38